Vendosni synime dhe objektiva të qarta! Shkruani dhe listoni ato sipas rëndësisë që kanë!
Sukses do të thotë të jesh i lumtur! I lumtur përkthehet: Të vështroni botën, pa patur synime dhe objektiva të tjera, përveç atyre që keni ekzekutuar tashmë. Arritjet janë vetëm një derivat i botës së suksesit. Motivimi të nxit drejt arritjeve dhe suksesit. Si rregull, mendja e njeriut programon objektivat e çastit dhe ato të perspektivës. E gjithë aftësia natyrale, eksperienca dhe intuita njerëzore vrapojnë drejt ekzekutimit të objektivave. Ajo që duam të veçojmë është: Sa të aftë jemi ne, për të punuar me objektiva të matshëm, për të lëvizur bindshëm drejt tyre, pra, për të prekur suksesin.
Të gjithë jemi duke punuar: Tek biznesi ynë; Tek një organizatë ose kompani; Tek një institucion publik apo një organizatë joqeveritare. Kudo që të jemi, duhet të zotërojmë një ndjenjë të lartë vetëkontrolli. Kjo ndjenjë vetëkontrolli duhet të na udhëheq në punën dhe eksperiencat tona. Në fakt, ndjenja e vetëkontrollit është hapi i parë drejt suksesit. Aftësia për të patur nën kontroll veten tuaj, është përcaktuese në mbarëvajtjen e objektivave, jo vetëm në punë, por edhe në familje, shoqëri e kudo.
Shumë njerëz, ‘e ndjejnë thellë në shpirt’, se bosi apo biznesi ku ata gjenden, ka një rol vendimtar tek jeta e tyre. Po kështu, kushtet e tyre ekonomike apo shëndeti, ndikojnë në mënyrë eksplicite tek përditshmëria e tyre. Kështu, këta njerëz mund të ikin nga synimet dhe objektivat e tyre! Ky është vërtet një problem shumë shqetësues. Këta njerëz, të cilët i kanë të theksuara ndikime të tilla, thuhet që kanë një vend të jashtëm kontrolli në subkoshiencën e tyre. Ata hasin vështirësi serioze në rrugën drejt suksesit!
Shumë të tjerë kanë në qenien e tyre një vend të brendshëm kontrolli. Ata gjithnjë i vënë vetes synime dhe objektiva. Vënia e synimeve, iu jep atyre shumë fuqi, i nxit dhe i vetëmotivon, i orienton ata qartazi drejt suksesit. Këta persona kanë një ndjenjë të lartë vetëkontrolli dhe janë të prirur drejt suksesit. Njerëzit që kryesisht punojnë të udhëhequr nga fati ose duke i lënë gjërat në dorë të rastësisë nuk kanë asnjë shans për të prekur suksesin! Ky është një parim filozofik esencial dhe që nuk duhet harruar. Kur të tillë njerëz dështojnë vazhdimisht, atëherë me nxitim fillojnë e fajësojnë të tjerët. Për çfarë? Për dështimet e tyre. Më në fund, këta individë, i nënshtrohen muzikës dhe televizionit, alkolit dhe drogës, shoqërisë dhe miqësive të padobishme. Ja, pse vënia e synimit/objektivave, ndjenja e lartë e vetëkontrollit dhe ‘puna me objektiva të matshme’, mbeten piketa prioritare për t’i orientuar njerëzit drejt suksesit.
Udhëhiquni nga ndjenja e vetëkontrollit! Vendosni synime dhe objektiva të qarta! Shkruani dhe listoni ato sipas rëndësisë që kanë! Çdonjëri duhet të jetë i përgjegjshëm për zgjedhjet e tij, vendimet, rezultatet që synon të arrijë etj. Të jesh i përgjegjshëm është një tjetër parim, i cili ndihmon lëvizjen drejt suksesit. Sot jetojmë në një botë shumëpolare, ku secili prej nesh ka vendin e tij. Por në fund, asnjëri prej nesh, nuk ka pse të ankohet për pozicionin ku gjendet, sjelljen dhe rrugën e ndjekur drejt suksesit. Gjërat kanë prirjen për t’u ndryshuar, veçse sërish, përgjegjës jeni ju. Vetëm ju, mund t’i përmirësoni gjërat, duke ndryshuar veten tuaj dhe jo duke kërkuar me ngut të ndryshojnë të tjerët! Filloni ta zbatoni këtë parim të rëndësishëm! Filloni të jeni të përgjegjshëm për gjithçka bëni! Përgjegjësia për çdo rezultat është e juaja dhe vetëm e juaja! Për çdo të mirë, ju jeni autorët dhe për çdo dështim, sërish jeni ju! Nuk mund të vijë askush për t’ju shpëtuar! Na ka ndodhur të kemi paqartësi në rrugën tonë, të kemi mbetur në udhëkryqe ose të kemi devijuar sadopak nga rruga jonë. Megjithë vendosmërinë për të ecur, nuk kemi mundur. Situata të pakëndshme na kanë përshkruar. Ankthi, frustrimet dhe stresi janë bërë pjesë e jona.Të gjitha këto na kanë larguar nga rruga e nisur dhe na kanë mbushur me pasiguri. A ka zgjidhje? Zgjidhja gjendet tek aftësia jonë, për të ndërtuar synime dhe objektiva të qarta, të pakta dhe të përqendruara. Vijmë tek ai, i cili quhet sensi i qartë i drejtimit. Sa më i përqendruar të jeni, aq më të lehtë do ta keni për të marrë vendime të mira në lidhje me prioritetet dhe për të prekur suksesin!
Ndani prioritetet në tri klasa, fjala vjen, A,B,C! Vendosni për kohën e realizimit të tyre, pesë vjet, fjala vjen! Përfshini në këto prioritete: Punën dhe familjen; Miqtë dhe llojin e jetesës; Makinën dhe shëndetin; Gjithçka të rëndësishme, e cila lidhet me përditshmërinë tuaj. Grupi A i prioriteteve, përfshin ato që quhen prioritete themelore, të cilat mund t’i nënvizoni sipas rendit: A1, A2, A3. Grupi B i prioriteteve, përfshin ato që do donit t’i kishit, por që nuk janë edhe aq të rëndësishmë për ju. Nënvizoni edhe këto sipas rendit: B1, B2, B3 etj. Grupi C i prioriteteve, përfshin ato që kanë mbetur, të cilat mund t’i listoni sipas rendit: C1, C2, C3 etj.
Prioriteti A1, është synimi juaj kryesor, i cili do mund të ndryshojë përfundimisht jetën tuaj. Ky prioritet do ju bashkojë me grupin e burrave dhe grave më të suksesshëm të planetit. Prioriteti A1, do të jetë një ndihmë e madhe në ekzekutimin të gjitha prioriteteve të tjera. Pas caktimit të prioriteteve, radha është e listës së veprimtarive. Filloni ta zbatoni këtë listë me pasion, vendosmëri dhe përqendrim të lartë! Për çdo hap që jeni duke hedhur, referojuni gjithmonë prioritetit A1! Është vërtet një eksperiencë e thjeshtë, por një eksperiencë e saktë dhe plot rezultate. Drejtoni punën tuaj, drejtoni jetën tuaj, prekni suksesin!
Çdo iniciativë, paraprihet nga vendosmëria e madhe dhe angazhimi i qartë për të vepruar! Ky është parim i rëndësishëm në rrugën e vështirë drejt arritjeve. Duke qenë të vendosur, vetëm atëherë, ju mund të merrni në dorë drejtimin e një situate, e një situate ose rrethane, e cila pret zgjidhje. Duke qenë të angazhuar, ju po e ndihmoni vendosmërinë tuaj, që të ecni përpara në mënyrë eksponenciale. Në këtë mënyrë, ju po rrisni kredencialet tuaja, pra, jeni duke bërë karrierë.
Konsulencemarketing ka si prioritet themelor A1: Shpërndarjen e matshme të reklamës së kompanive shqiptare, duke iu referuar specifikave të botës së miksmarketingut. Skuadra jonë startoi në treg me botimin Tregu-Marketingu-Suksesi, një botim i cili nuk ishte tek grupi A i prioriteteve tona. Çfarë ndodhi? Gjatë takimeve me biznese të ndryshme në Shqipëri dhe Kosovë, kuptuam që interesi për tekstin ishte mjaft i madh. Ndërkohë, marrëveshjet rreth botimit në fjalë po prodhonin edhe mjaft rezultate të tjera, sa i takon shpërndarjes në treg të reklamës së kompanive shqiptare, të tilla si: Një rrjet i madh ueb për biznesin mbarëshqiptar; Një rrjet social i fuqishëm në ndihmë të biznesit; Katalogje, fletëpalosje, kartëvizita, krijim të logo-slogan, design etj. Këto takime po i shërbenin prioritetit A. Kështu, nevoja për të vrapuar drejt këtij teksti unik marketingu u rrit me të shpejtë. Vitet në vazhdim do e shndërronin tekstin në markën e njohur ‘albanian marketing’, duke e lëvizur përfundimisht botimin nga grupi B i prioriteteve tek grupi A i tyre. Konsulencemarketing, me këto botime cilësore marketingu dhe suksesi, po i shërbente, në fakt, jo vetëm performancës, por dhe prioritetit A. Fjala është, që prioritetet mund të lëvizin nga njëri grup tek tjetri. Ai që mbetet garant i suksesit është vetëm prioriteti A1 dhe vetëm A1! Hapat e mëdhenj vijnë nga vendimet e qarta dhe angazhimet për t’i përmbushur ato! Ju keni ecur me ulje-ngritje dhe ju keni qenë mjaft të çoroditur në rrugën tuaj. Njerëzit e vendosur dinë gjithmonë të ringrihen në këmbë, edhe atëherë kur fati nuk sillet mirë, edhe atëherë kur rruga drejt suksesit ndryshon sens etj. Këta njerëz ngrihen në këmbë, sepse ata janë të vendosur dhe mjaft të fokusuar.
Aftësia për të gjeneruar ide unike dhe revolucionare, është juaja dhe vetëm juaja! Ky është një tjetër parim i rëndësishëm i botës së miksmarketingut, biznesit dhe sipërmarrjes. Kjo është një tjetër ligjësi, e cila mund t’i jap përparim punës, biznesit dhe jetës suaj. Çdo ide e prodhuar nga mendja, ka propabilitetin e lartë për t’u jetësuar! Pyetja në këtë rast do të ishte: Sa shumë dëshirojmë ne, që këtë ide, ta kthejmë në një realitet. Prodhoni ide unike apo revolucionare! Listoni idetë tuaja sipas rëndësisë së momentit! Listoni rrugët dhe mënyrat që mundësojnë realizimin e tyre në praktikë! Shënoni dy, tre mënyra të cilat ndihmojnë aplikimin e ideve tuaja! Filloni me ngulm të jetësoni dhe ekzekutoni idetë tuaja! Niseni me të paktën njërën prej tyre! E gjitha kjo teknologji, është sa e thjeshtë aq dhe e sofistikuar, është një rrugë e qartë dhe e sigurtë drejt suksesit.
Duhet të jesh fleksibël! Është një tjetër parim i rëndësishëm, në rrugën tuaj të gjatë drejt rezultateve dhe suksesit. Procesi për të jetësuar ide, kërkon vullnet dhe këmbëngulje. Ky proces duhet të shoqërohet me një përgatitje të madhe dhe nga vendime të rëndësishme, në të kundërt, ç’vlerë do të kishte? Duhet fleksibilitet! Përballja me realitete penguese, është diçka që e kemi kaluar të gjithë. Çdonjëri prej nesh, është treguar sadopak egoist ose i gabuar gjatë gjithë kësaj rruge. Mund të kemi një krizë ose ngërç në punët tona, në rrugën drejt synimit dhe suksesit. Atëherë? Ndaluni pak! Përpiquni të kuptoni se çfarë është duke ndodhur! Ndryshoni taktika, pa prishur rrjedhën e procesit! Vlerësoni në detaje realitetin e krijuar! Mos u hallakatni! Mos bëni supozime të nxituara! Supozimet e nxituara kanë falimentuar biznese pa fund. Kështu që duhet fleksibilitet, shumë fleksibilitet. Fleksibiliteti është një cilësi e dorës parë. Në fakt, fleksibiliteti është tregues i mendjes superiore!