TË JESH KRIJUES

Njerëzit nuk blejnë makina, njerëzit blejnë shpejtësinë, statusin, stilin, ekonominë, performancën dhe fuqinë.

Është e vërtetë që aspektet më të kënaqshme të marketingut janë të lidhura me ato krijuese dhe nëse do që ta bësh biznesin tënd të buzëqeshë, atëherë duhet të kuptosh se krijimtaria aplikohet gjatë të gjithë procesit. Gati çdo person i fushës së marketingut do të të thotë se marketingu do të bëhet krijues vetëm nëse shet ato që ofron. Duhet të jesh i sigurtë se do të kesh marketing krijues vetëm nëse ke një strategji të mirë. Një strategji e tillë është e ngjashme me një plan të mirë por është e limituar në materiale dhe e drejtuar vetëm në përmbajtjen e tij. Pasi të kesh përcaktuar strategjinë, për të cilën ke shpenzuar shumë energji, mund të fillosh një program shtatë gjurmësh për t’i siguruar vetes marketing të suksesshëm. Le t’i shikojmë ato.
Gjej ëndrrën tënde të qenësishme në ofertë. Mbi të gjitha ti po planifikon për të bërë para duke ofruar një produkt. Arsyeja pse njerëzit zgjedhin të blejnë tek ti duhet të të japë një element më tepër besueshmërie. Diçka rreth ofertave të tua duhet të jetë shumë interesante, përndryshe nuk do mund ta shesësh atë.


Përkthe dramën tënde të pandarë si një arritje kuptimplotë. Kujto gjithmonë që njerëzit blejnë dobinë dhe jo karakteristikat. Njerëzit nuk blejnë shampo, njerëzit blejnë pamjen, qartësinë ose mundësinë për flokë të rregullta. Njerëzit nuk blejnë makina, njerëzit blejnë shpejtësinë, statusin, stilin, ekonominë, performancën dhe fuqinë. Nënat e fëmijëve të vegjël nuk blejnë drithërat, ato blejnë të ushqyerit, edhe pse shumë do të blinin çdo gjë që ata fëmijë të ushqeheshin. Gjej përfitimet më të mëdha në ofertat e tua dhe shkruaji ato. Do të dilnin direkt nga karakteristikat e veçanta të produktit. Edhe pse do të kesh katër apo pesë përfitime, qëndro me një ose dy, tre maksimumi.
Konsulencemarketing zotëron një përvojë të gjatë në treg, në fushën e paraqitjes së ofertave dhe të shitje-blerjeve. Hartimi i një oferte është një proces më vete dhe i ndërlikuar, por gjithnjë oferta duhet të përfshijë mundësitë reale që ju keni për t’i shërbyer klientit bashkëbisedues, i cili mund të jetë biznes i vogël, kompani etj. A mjafton një kalkulim plot realitet dhe design në paraqitjen e ofertës tuaj? Ne mendojmë që jo! Klientit asnjëherë nuk do t’i mjaftonte. Ai kërkon të blejë ose të reklamojë nga një emër i besuar në treg, nga një skuadër, e cila ka dhënë prova të qarta të një produkti të veçantë ose të një shërbimi impresionues. Ne iu themi agjentëve tanë në treg, që asnjëherë nuk duhet të shpalosin oferta, të cilat në fund të procesit nuk do të përmbushnin dëshirat dhe pritshmëritë e klientit. Nëse klienti është i përsëritur, situata e besueshmërisë është e thjeshtë dhe prezente gjithashtu. Produkti në ofertë ose shërbimi i paraqitur aty, duhen prezantuar me elegancë, stil, profesionalizëm dhe në kohën e përshtatshme për të dyja palët. Klienti duhet të jetë i kënaqur për çfarë është duke nënshkruar, duhet të jetë mirënjohës që po fiton një mik të ri dhe duhet të jetë koshient se investimi që është duke bërë, është në interes të rritjes së emrit të tij dhe, pikërisht, në këtë treg agresiv të mbushur me konkurrentë të shumtë.


Thekso përfitimet e tua në një mënyrë sa më të veçantë. Ka një botë ndryshimesh midis ndershmërisë dhe besueshmërisë. Mund të jesh 100 % i ndershëm (ashtu siç duhet) dhe njerëzit, ndoshta nuk do të besojnë. Duhet të thyesh barrierën që reklamimi ka ngritur nëpërmjet tendencës së zmadhimit dhe të theksosh shërbimet e tua në mënyrë që të pranohen pa dyshim.
Tërhiq vëmendjen e njerëzve. Njerëzit nuk i kushtojnë rëndësi reklamave, ata i kushtojnë rëndësi gjërave që iu interesojnë. Disa herë ata i gjejnë ato tek reklamat. Megjithatë, duhet të tërheqësh vëmendjen e konsumatorëve me potencial dhe të përmbushësh interesat e tyre. Sigurohu t’i tërheqësh ata me produktin apo shërbimin, jo vetëm me anë të reklamës. E di se je i familjarizuar me reklamën e një produkti të cilin nuk e mban mend. Shumë reklamues ndihen fajtorë sepse krijojnë reklama që janë më interesante sesa produkti vetë. Mund ta parandalosh këtë gjë. Harroje reklamën. A është interesant ky produkt?
Mendo audiencën tënde që të përfshihet. I thuaj audiencës që të vizitojë dyqanin tënd, bëj një telefonatë, mbush një kupon, shkruaj më tepër informacion, pyet për emrin e produktit, vizito ëeb-in ose hyr për një demonstrim. Mos u ndal. Duhet t’i thuash njerëzve saktësisht çfarë do të doje ti të bënin ata.
Sigurohu se po komunikon qartë. Ti e di se për çfarë bëhet fjalë, po dëgjuesit e tu? Kupto se njerëzit e tu nuk po mendojnë për biznesin tënd dhe ata do t’i kushtojnë vetëm gjysmën e vëmendjes reklamës tënde, edhe kur janë duke vëzhguar. Mos u përfshi kur transmeton mesazhin.
Mat reklamën e përfunduar, letrën, ueb-in dhe broshurën ndaj strategjisë krijuese. Strategjia është veçantia që ke. Nëse marketingu yt dështon të përmbushë strategjinë tënde, reklama është e keqe, pavarësisht sa e do ti atë. Nëse reklama ecën paralelisht me strategjinë, mund të gjykosh ndaj elementëve të tjera.


Çelësi i një marketingu të suksesshëm është një strategji e zgjuar krijuese. Testi për marketingun krijues është përfitimi. Nëse ajo që dëshiron të shesësh nuk gjeneron përfitime për biznesin tënd, nuk po tregohesh krijues. Sfida krijuese nuk po shfaqet si e tillë. Kreativiteti nuk mbaron me krijimin e marketingut.
Kur t’i kesh zgjedhur armët e tua të marketingut , në formën e ueb-it, krijimin e email-it, reklamave, blogjeve, shenjave, broshurave ose dekorit të dyqaneve, duhet patjetër të jesh krijues në mënyrën si i përdor ato.
Ka mënyra të ndryshme për të qenë krijues. Mund t’i dërgosh letrat e tua me anë të transmetimit dorë më dorë, t’i dërgosh me anë të Express Mail, Federal Express ose me mënyra të tjera. Pasqyro kreativitetin duke veshur një veshje unike dhe duke dërguar një dhuratë të vogël. Vendosni shenjat në vende të pazakonta, si në duart e çdo marrësi (kjo është një teknikë e vërtetë marketingu). Në faqet e verdha, ti mund të krijosh me mesazhin tënd, ngjyrat dhe trajtimin grafik. Ji krijues në mënyrën e përdorimit të reklamës së gazetës duke përdorur reklama të vogla, çdo herë dhe jo një të vetme. Ji krijues me email-et dhe me ueb-in. Nëse reklamimi gjeneron përfitime për kompaninë, ti po fillon të kesh sukses duke qenë krijues, nëse jo, ke akoma punë për të bërë.
Siç e sheh ka mënyra të pafundme për të ushtruar krijimtarinë tënde në çdo aspekt të marketingut. Për shembull: Një çift u martua në një butik dhe këtë e bënë pasi informuan gazetat lokale dhe stacionet televizive rreth martesës. Natyrisht çifti përfitoi shumë mbulime falas.
Ti duhet të jesh më krijues sesa konkurrenti yt në çdo aspekt të marketingut. Sigurisht ta krijosh planin tënd të marketingut saktë, në mënyrë inteligjente dhe me qëndrueshmëri. Më pas mund të sigurohesh se po bën marketing të mirë ndaj produktit tënd. Nuk duhet të dish të shkruash apo të vizatosh që të bësh marketing të mirë. Ajo që duhet të bësh është të mbështesësh idenë krijuese. Kjo është bileta jote: Ideja! Mund të punosh disa ditë që të shkruash diçka krijuese për biznesin tënd. Zgjedhja është e jotja dhe ti duhet të argëtohesh me të.
Një dyqan që shet dyshekë me shumicë donte të flakte identitetin e tij kundërkulturor, pra vendosi të shkojë në qendër, në një ambjent shumë elegant, i kërkoi stafit të vishej shumë profesionalisht dhe, punësoi një zotëri me zë bindës dhe serioz që duhej të fliste me reklamat e radios. Rezultatet ishin të shkëlqyeshme.


Një avokat donte të krijonte një lidhje të fortë me klientët, kështu, ai bëri pika të forta të tij: Kalimin nga rruga për në ashensor, marrjen e ashensorit bashkë me ta, nga kati i tridhjetë e tre deri në parkim, dhe më pas vajtja me ta deri në makina ose mjetet e transportit që do t’i çonin në destinacion.
Nëse je një agjent Guerrilla, je i detyruar të njihesh me shumë tema. Agjentët Guerrilla janë përgjithësues dhe jo specialistë. Ata e dinë se për të hequr formën mitike nga procesi krijues, duhet të rimendojnë gjithçka. Fillojnë duke krijuar një imazh në kokë mbi klientin e tyre kur klienti merr vendimin të blejë diçka. Çfarë çoi në këtë vendim? Cili është procesi që ndoqën? Çfarë i bën të vepronin? Cilat ishin mundësitë e klientëve dhe cilat zgjodhën ata? Duke menduar sërish të bën të theksosh nevojat dhe dëshirat që janë shumë të rëndësishme për motivimin.
Ka kuptim edhe të mendosh para!. Mendo këndvështrimin kur klientët të kenë bërë blerjen që ti doje. Bindi ata, për atë që do të ndiejnë pasi të kenë bërë investimin e nevojshëm. Aftësia për të bërë këtë gjë i ndan Guerrillat nga majmunët.
Marketingu i adresohet koshiencës dhe subkoshiencës, ndryshon qëndrimet dhe modifikon sjelljet. I vjen klientit nga të gjitha drejtimet. Tërheq, detyron, tundon, shtrëngon dhe urdhëron klientin të bëjë atë që ti do. Lejon pak shans për të zgjedhur. Edhe pse njerëzit e lidhin krijimtarinë me shpirtin e lirë dhe të pakorruptueshëm, ajo është esenca e planifikimit të saktë.