AMBASADORËT E MARKËS

Sot, kompanitë janë duke korrur frytet e fuqisë së komunikimit, duke shndërruar mjaft klientë në ambasadorë ndikues të markës.

Njerëzit kanë dëshirë të flasin rreth gjërave që i bëjnë ata të lumtur, përfshi edhe produktet dhe markat e tyre të parapëlqyera. Ta zëmë se ju realisht pëlqeni JetBlue Airways, ata janë të zot në fluturim dhe ju çojnë juve në destinacion, me një çmim që e përballoni. Ose, ta zëmë, ju e keni qejf kameran SonyGPS, është një mrekulli ta keni vetë një të tillë. Më parë, ju do të kishit biseduar për këtë markë me disa miq dhe pjesëtarë të familjes dhe kaq. Kurse tani, në sajë të teknologjisë moderne, kur jemi të pajisur me një videokamerë, me laptop, me një telefon celular, çdokush mund ta përhapë fjalën te mijëra, madje, te miliona konsumatorë të tjerë, rreth përvojave me produktet dhe markat që blejmë.
Në përputhje me këtë situatë, specialistët e marketingut tani po punojnë për të korrur frytet e fuqisë komunikuese të gjetur rishtas të klientëve të tyre të përditshëm, duke i shndërruar ata në ambasadorë ndikues të markës. Kompani si JetBlue, Sony, Unilever, Microsoft, McDonald’s dhe P&G, midis të tjerash, tani po krijojnë një racë të te re programesh për ambasadorët e markës, që organizojnë dhe u japin fuqi ndërveprimeve konsumator me konsumator për markat e kompanisë. Këto programe i angazhojnë konsumatorët e përditshëm dhe të pasionuar pas produkteve të kompanisë të veprojnë si agjentë të marrëdhënieve me publikun, si përfaqësues të shitjeve ose si mesazherë të markës.


Specialistët e marketingut i zgjedhin ambasadorët e tyre të markës me shumë kujdes, bazuar në përkushtimin e klientëve ndaj nja marke dhe në madhësinë e grupeve të tyre shoqërore. Ata shpesh kërkojnë nëpër blogë-ët dhe rrjetet sociale për të identifikuar individë të cilët , tashmë, funksionojnë si avokatë të markës së kompanisë. Sapo i zgjedhin, ambasadorët trajnohen me njohuri reale për markën dhe që ta rrisin edhe më tej pasionin e tyre për markën. Pastaj këta ambasadorë kontaktojnë me miqtë, me familjen, me grupe me audiencë më të gjerë, përmes bashkëbisedimeve personale, blog-ëve, veprimtarive direkte për markën dhe medias sociale online. Suksesi i tyre matet me tregues të tillë, si komunikimet online për markën në fjalë, numri i postimeve në blog për këtë çështje, komentet e lexuesve për markën dhe përgjigjet me postë elektronike, si dhe me faktin se sa njerëz marrin pjesë në aktivitetet reale që zhvillon kompania për markën.
Për ambasadorët e markave, shpesh kjo është më shumë një punë vullnetare, sesa një punë e paguar. Sigurisht, atyre u jepet edhe ndonjë shpërblim, si kampionë produktesh, dhurata, u bëhen ulje çmimesh kur blejnë vetë, por dhe me pagesa me para, në formë kuponash, për të marrë falas pajisje elektronike me vlerë deri në 700 dollarë, e deri ulje çmimesh në kurset lokale të golfit. Por shumë më e rëndësishme për mjaft nga këta ambasadorë të markave, është se ata konsiderohen si të brendshëm të kompanisë dhe marrin informacionin e duhur prej saj për produktet ose për shërbimet e reja, që janë ende në proces.
Programet e ambasadorëve të markës shumëfishojnë fuqinë e komunikimit me internet. Kështu, konsumatorët mësojnë për produktet dhe eksperiencat e markës jo nga burimet e marketingut tregtar, por nga të tjerë njerëz konsumatorë si ata, nga njerëz tek të cilët besojnë. Sony i ka përdorur ambasadorët e markës për të lançuar përmes kompjuterit kameran e re dixhitale GPS, që është një aparat i teknologjisë së lartë, që përdor teknologjinë e navigimit me satelit për t’ju mundësuar të regjistroni kohën dhe vendodhjen e saktë të çdo fotoje që merrni dhe më pas t’i hidhni ato në hartë online, duke përdorur hartat në Google. Sony ka përzgjedhur si ambasadorë klientët që pëlqejnë të udhëtojnë, të fotografojnë dhe të përdorin blog-un. ‘Ky është një produkt i teknologjisë së fundit dhe ne, realisht, na nevojitet t’i bëjmë konsumatorët të shohin se si e përdorin njerëzit këtë kamera’, thotë drejtori i fotografisë dixhitale i kompanisë Sony.


Nga 2000 a më shumë aplikantë online, Sony përzgjodhi 25 ambasadorë të markës. U dha atyre nga një kamera të tillë falas dhe pajisje të tjera, si edhe u mësoi si t’i përdorin ato. Pastaj ata u inkurajuan t’ua tregonin kameran miqve, kolegëve dhe kujtdo tjetër që pyeste; shpërndanin kupona uljeje çmimi dhe shkruanin në blog çdo javë, në një mikrosajt kushtuar Sony-t, rreth aventurave të udhëtimeve të tyre dhe të fotografimit. Ambasadorja dhe blogerja e Sony-t, Cheryl Gillet, për shembull, përshkroi një udhëtim të kohëve të fundit në Australi, duke shtuar një hartë të udhëtimit të vënë përbri, me fotografi të pamjeve të plazhit dhe të miqve të nxirë nga dielli, me rroba banje.
Kampuset e kolegjeve janë terrene tradicionale rezultative për ambasadorët e markave. Agjencia e marketingut RepNation identifikon dhe menaxhon ambasadorët studentë të kolegjeve për kompanitë e ndryshme, si JetBlue, Microsoft dhe Macy’s. Ajo kërkon përfaqësues potencialë nëpërmjet uebsajtit të vet dhe me anë të kategorizimeve në sajte, si Craigslist. Gjatë disa viteve, ajo ka rekretuar një numër ambasadorësh për Jetblue. Ja si shprehet për përvojat e saj ambasadorja e JetBlue, Rebecca Nelson: Unë po kërkoja për ndonjë vend pune. Por unë lexoj me vëmendje seksionin ‘’gigs’’ të Craigslist dhe pashë aty një reklamë për amatorët e Jetblue. Unë e pëlqej këtë linjë ajrore (sepse ka ushqime pa kufizim, tarifa të ulëta udhëtimi) dhe u intrigova nga ideja e një pune interesante, prej 10-15 orë në javë dhe nga mundësia për t’u trajnuar në zyrat qendrore të JetBlue në Nju Jork. Aplikova. Në dy intervistat e mia telefonike me RepNation, unë shfaqa entuziazmin tim për markën, jetën time në Rochester Institute of Technology, njohuritë e mia rreth vendeve më të mira të veprimtarive dhe profilin tim në Facebook me mbi 300 ‘miq’ të Institutit Teknologjik të Rochesterit. U pranova si CreBlue e programit të ambasadorëve të JetBlue dhe fluturova falas për në Nju Jork për një ditë trajnim me 41 përfaqësues të tjerë nga 21 kampingje. Trajnimi na njohu me historinë e JetBlue, me qëllimin e programit CrewBlue, me përgjegjësitë e të qenit një përfaqësues i kësaj kompanie dhe me shpërblimin (kupona për udhëtimet dhe karta dhuratë).


Të qenit përfaqësues i firmës ka dy anë fizike dhe virtuale. E para përfshin krijimin e ngjarjeve, si garat me video-lojërat JetBlue. Gjithashtu, ne u bëmë partnerë me klubet për të sponsorizuar shfaqjet ( për shembull, një garë vrapimi 5000 metra për bamirësi ), që, zakonisht, do të thoshte një grumbullim më i madh njerëzish. Buxheti për çdo aktivitet është vetëm 50 dollarë, kështu që duhet me qenë krijues ! Pjesa virtuale e punës përfshin menaxhimin e grupit prej 1900 vetash të Institutit Teknologjik të Rochesterit në Facebook, me zhvillimin e diskutimeve të reja dhe ftesa për në aktivitetet dhe dhënien përgjigje pyetjeve të studentëve. Ky menaxhim i grupit bashkë me kontrollin e portalit të RepNation, ku përfaqësuesit e kompanisë shkëmbejnë ide, bëjnë pyetje dhe bëjnë sugjerime, ishte një punë ditore e kënaqshme.
Rebecca dhe ambasadorët e JetBlue në kampuset e tjera ndihmojnë të organizohen aktivitete, si BlueDay e JetBlue, tani në vitin e saj të tretë. E zhvilluar në vjeshtë, në 21 kampuse në Bregun Lindor dhe në Kaliforninë Veriore, shfaqja i nxit studentët të veshin kostume blu (në ndonjë rast lyejnë fytyrën dhe flokët në ngjyrë blu) dhe atyre që kanë veshjet më të mira u jepen dy bileta falas të linjës ajrore. Rebecca e pëlqen BlueDay, ’Sa shpesh ju qëllon t’i jepni dikujt një biletë për udhëtim vajtje-ardhje ngaqë është ngjyrosur me blu nga koka në këmbë ’.
Sipas drejtorit të reklamës dhe të promocionit të JetBlue, ambasadorët CrewBlue janë vendimtarë për suksesin e BlueDay dhe të punës që bëhet në kampuse: ‘Studentët e dinë çfarë lloj aktivitetesh janë të rëndësishme për nxënësit e tjerë, e dinë çfarë duhet t’u themi atyre në marketingun tonë dhe si duhet t’ua themi. Çështje tjetër është se ne nuk duhet të befasohemi kur ata bëjnë diçka që ne nuk do ta kishim bërë, si, për shembull, të vihet një version i logos sonë në një tortë, i bërë nga një ambasador. Ne duhet të heqim dorë nga njëfarë kontrolli i imazhit tonë’. Programi i ambasadorëve të JetBlue është dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar dhe ’ka bërë një ndryshim të madh’ në fuqinë e markës në segmentin e të rinjve.
Praktika e ambasadorëve të markës ka edhe kritikët e vet. Për shembull, disa e shohin këtë praktikë si dinake dhe mashtruese. Megjithatë, për të shmangur akuzat për mashtrim, shumica e firmave i këshillojnë ambasadorët e tyre ta thonë hapur se ata janë përfaqësues të saj. Të tjerë shqetësohen se ambasadorët e markës perceptohen si agjentë reklamash, të cilët i promovojnë produktet, ngaqë ata fitojnë produkte falas ose, më keq, si mesazherë të mërzitshëm, të cilët është mirë të shmangen. ‘Ndryshe sa thuhet, shprehet një drejtues nga RepNation, ambasadorët tanë të markës shihen nga miqtë e tyre të kolegjit si njerëz krijues, sipërmarrës’.
Ne mendojmë se disa nga ambasadorët e markës, shton ai, nuk janë nga të rinjtë superentuziastë në kampuse. ‘Ne jemi mësuar të supozojmë që përfaqësuesit më të mirë janë të rinjtë më entuziastë të çdo grupi të dhënë. Por ne kemi parë që shumica e të rinjve nuk janë entuziastë. Nëse specialistët e marketingut duan që konsumatorët të ndiejnë një lidhje me ambasadorët e tyre dhe të ndiejnë që një ambassador është i aksesueshëm, atyre u duhet të shohin përtej klientëve entuziastë’, të cilët në mënyrë tipike janë menduar si ndikues.