Bukuria e ‘të bërit asgjë’ është se ajo të mëson të kthjellosh mendjen dhe të relaksohesh.
Për shumë nga ne jeta është e mbushur me stimuj, për të mos përmendur përgjegjësitë, ku është pothuajse e pamundur për të qëndruar ulur dhe për të mos bërë asgjë, të paktën për pak minuta. Një miku im më ka thënë, ‘Njerëzit nuk janë vetëm qenie njerëzore. Ne duhet të quhemi edhe qenie pune’. Ideja për të mos bërë asgjë, jo përditë por ndonjëherë rrallë sa për t’u qetësuar, është një ide mbresëlënëse. Në fillim mund të ndjehesh pak në ankth, por ditë pas dite do ta kesh më të lehtë. Shpërblimi është i jashtëzakonshëm. Pjesa më e madhe e ankthit tonë dhe përpjekja e brendshme vjen nga mendjet tona të ngarkuara, të cilave gjithmonë u nevojitet diçka për t’i argëtuar, diçka për t’u përqendruar, edhe pse gjithmonë pyet veten ‘Çfarë ka tjetër për të bërë?’ Ndërsa jemi duke ngrënë darkë mendojmë se çfarë do të kemi për ëmbëlsirë. Ndërsa, kur po hamë ëmbëlsirën, bluajmë në mendje se si do e kalojmë mbasditen. Mbas asaj mbasditeje lind pyetja ‘Çfarë do të bëjmë këtë fundjavë?’ Pasi vimë në shtëpi dhe menjëherë ndezim televizorin, presim telefonatën, hapim librin ose fillojmë të pastrojmë. Kjo është si të thuash gjithmonë të kesh frikë nëse nuk ke diçka për të bërë, qoftë edhe për një minutë.
Bukuria e të bërit asgjë është se ajo të mëson të kthjellosh mendjen dhe të relaksohesh. I jep mendjes lirinë ‘për të mos ditur’, për një kohë të shkurtër. Ashtu si trupi, mendja jote ka ndonjëherë nevojë për pak pushim nga rutina e përditshme. Kur e lejon mendjen për të pushuar, ajo rikthehet më e fortë, më e mprehtë, më shumë e përqendruar dhe krijuese. Kur e lejon veten për të mos bërë gjë, të hiqet një presion i madh, për të kryer dhe bërë diçka çdo sekondë, çdo ditë. Tani, kur secili nga fëmijët e mi më thotë: Babi s’kam asgjë për të bërë, unë përgjigjem duke thënë, -Fantastilke, rri ashtu për pak kohë. Të bën mirë. Sapo them këtë, ato gjithmonë heqin dorë nga ideja që unë do t’ua zgjidh problemin e tyre. Ndoshta kurrë nuk e ke menduar që dikush aktualisht do tu sugjeronte që ta lini veten për të mos bërë asgjë. Mendoj se çdo gjë ka një herë të parë.
Duket sikur në shoqërinë tonë qëndrimi ndaj stresit është dinamik. Ne e kemi tendencën që të shikojmë me admirim njerëzit që ndodhen nën një stres të madh, të cilët mund ta përballojnë këtë stres si dhe ata të cilët ndodhen nën një presion të madh. Kur dikush thotë, ‘Kam punuar me të vërtetë shumë’ ose ‘Unë jam shumë i stresuar’, ne na kanë mësuar që t’i admirojmë këta njerëz si dhe sjelljen e tyre. Në punën time si konsulent stresi, pothuajse çdo ditë, dëgjoj persona të thonë me krenari, ‘Unë kam një tolerancë të lartë stresi’. Ndoshta nuk do t’u vijë si çudi se, kur këta njerëz të sresuar, sapo vijnë në zyrën time, në shumicën e rasteve, çfarë ata shpresojnë janë metoda të tjera për ta ngritur më lart tolerancën e stresit, kështu mund të përballojnë akoma më shumë stress. Fatmirësisht, ekziston një ligj i pacënueshëm në ambjentin tonë emocional, i tillë: Niveli i tanishëm i stresit tonë do të jetë ekzaktësisht i njëjtë me tolerancën e stresit tonë. Do të vësh re se njerëzit që thonë, ‘Unë përballoj shumë stres, do të jenë gjithmonë nën një ngarkesë të jashtëzakonshme stresi. Kështu, nëqoftëse i këshillon njerëzit të lartësojnë tolerancën e tyre të stresit, kjo është saktësisht çfarë do të ndodhë. Ata do të pranojnë edhe më me shumë çrregullim dhe përgjegjshmëri derisa niveli esterior i stresit të përputhet përsëri me atë të tolerancës së tyre. Zakonisht duhet një lloj krize që të zgjojë një person të stresuar nga çmenduria e tij, si për shembull: bashkëshorti të braktis; dalja e një problem shëndetësor; një vartësi serioze e cila po dominon jetën tuaj etj. Kur ndodh diçka ata tronditen dhe janë në kërkim të një lloj metode të re. Mund të duket e habitshme por, nëse do të regjistroheshit në një kurs të zakonshëm për menaxhimin e stresit, ajo çfarë do të mund të mësoje është të rrisësh tolerancën ndaj stresit. Mesa duket edhe konsulentët e stresit janë vetë të stresuar.
Ajo çfarë duhet të bësh është t’i kushtosh vëmendje stresit përpara se t’iu dalë jashtë kontrollit. Kur ndjen se mendja jote po xhiron shpejt, kjo është koha të tërhiqesh dhe të rifitosh aftësitë mbajtëse. Kur programi yt është i pa përballueshëm, kjo të jep sinjalin se është koha të ulësh ritmin dhe rivlerësosh çfarë është më e rëndësishme në vend që të bësh gjithçka në listë. Kur ndjehesh jashtë kontrollit dhe i mërzitur ngaqë duhet t’i bësh të gjitha, në vend që të përveshësh mëngët dhe ‘t’i futesh punës’, një metodë më e mirë është relaksi, merr frymë thellë disa herë, dhe del për një shëtitje të shkurtër. Do të shikosh se kur e gjen veten të stresuar shumë-menjëherë, përpara se t’iu dalë jashtë kontrollit-stresi yt do të jetë si ai topi i borës që rrokulliset në pjerrësinë e kodrës. Kur është i vogël, është i menaxhueshëm dhe kontrollohet me lehtësi, ndërsa sapo merr vrull, bëhet i vështirë dhe mund të jetë e pamundur ta ndalosh. Nuk është e nevojshme të mërzitesh se nuk mund t’i kryesh të gjitha. Kur mendja është e kthjellët dhe e qetë, dhe niveli i stresit tënd është i reduktuar, ti do të jesh më shumë efektiv dhe do të zbavitesh më shumë. Ndërsa e ul tolerancën ndaj stresit, do të kesh më pak stres, do ta kesh më të lehtë për ta përballuar. Mund të të ndihmojnë idetë krijuese për të manovruar stresin që ka mbetur.
Imagjinoje veten në funeralin tënd! Kjo metodë është pak e frikshme për disa persona, por universalisht efektive për të na kujtuar se çfarë është më e rëndësishme në jetën tonë. Kur e kthejmë kokën mbrapa për të parë jetën tonë, sa nga ne do të jenë të kënaqur për këtë ankth që kanë kaluar. Pothuajse gjithmonë, kur njerëzit kujtojnë të kaluarën e tyre ndërsa janë në shtratin e vdekjes, urojnë që jeta e tyre të kishte qenë ndryshe. Me disa përjashtime, njerëzit urojnë të mos e kishin ‘vrarë shumë mendjen për gjëra të vogla’. Ata do të donin të kishin kaluar më shumë kohë me njerëzit dhe aktivitetet që donin më shumë dhe më pak kohë duke u shqetësuar rreth aspekteve të jetës, të cilat po t’i shohësh thellë nuk ia vlenin edhe aq shumë. Të imagjinosh veten në funeralin tënd të lejon të shikosh të kaluarën ndërsa ke akoma shanse për të bërë disa ndryshime të rëndësishme madje rrënjësore në jetën tënde. Ndërsa mund të jetë pak e frikshme ose e dhimbshme, kjo është një ide e mirë për të marrë parasysh vdekjen tënde. Gjatë këtij procesi duhet të mendosh mirë rreth ekzistencës dhe qëllimit tënd në jetë. Gjithashtu, kjo metodë të kujton se çfarë lloj personi dëshiron të jesh dhe përparësi që duhet tu japësh më rëndësi në jetën tënde. Nëqoftëse e mendoni si unë, do të gjallëroheni, sepse kjo metodë mund të jetë një burim i shkëlqyer për ndryshim.
Jeta nuk është një urgjencë! Në një farë mënyre, kjo metodë mëshiron një mesazh shumë të rëndësishëm. Edhe pse shumica prej nesh e mendon ndryshe, e vërteta është se, jeta nuk është një urgjencë. Përgjatë viteve, kam patur qindra klientë, të cilët kishin gjithçka, por që kishin neglizhuar familjet e tyre dhe ëndrrat e tyre, nga prirja e natyrshme e të menduarit se jeta është urgjencë. Ata justifikojnë sjelljen e tyre neurotike duke besuar se nëqoftëse nuk punojnë tetëdhjetë orë në javë, nuk do t’i mbarojnë të gjitha punët. Ndonjëherë, u kujtoj se kur të vdesin ‘lista e punëve për t’u kryer’ nuk do të ketë përfunduar akoma!
Back burner-i juaj është një mjet i shkëlqyer për të mbajtur mend një fakt ose për të të sjellë në mendje një mendim. Është një mënyrë e cila nuk kërkon shumë përpjekje, por është e efektshme për ta përdorur mendjen ndryshe nga zakonisht, kur fillon të ndjehesh i stresuar. Të përdorësh metodën e back burner-it do të thotë të lejosh mendjen tënde të zgjidhë një problem, në të njëjtën kohë ndërsa je i zënë duke bërë diçka tjetër. Back burner-i mendjes tënde punon në të njëjtën mënyrë si plitka e fundme e sobës. Ndërsa është në temperaturë të ulët, procesi i gatimit vazhdon, ne e trazojmë, e përziejmë, dhe ajo valon derisa bëhet një gjellë e shijshme. Mënyra se si e përgadit këtë gjellë është e thjeshtë: hedh ingredient të ndryshëm në një tenxhere, i përzien dhe i lë të ziejnë. Sa më pak të ndërhyjmë, aq më i mirë do të jetë rezultati. Në shumicën e rasteve duhet vepruar në këtë mënyrë, mund të zgjidhim shumë probleme të ndryshme (serioze dhe më pak serioze) të jetës. Nëqoftëse e ushqejmë back burner-in e trurit tonë me listën e problemeve, fakteve, paqëndrueshmërive dhe mundësive të zgjidhjeve atëherë ka shumë mundësi t’i zgjidhim ato. Është njësoj siç bëjmë një supë ose një salcë, mendimet dhe idetë që ushqejnë back burner-in në mendjen tonë duhen lënë mënjanë që të mendohen më me kujdes. Nëse po përpiqesh për të zgjidhur një problem ose nuk mund ta mbash mend emrin e një personi back burner-i tuaj është gjithmonë i gatshëm për të të ndihmuar. Ai vendos qetësi, butësi e disa herë vë të punojë për ne edhe burimin inteligjent të të menduarit, në raste kur na dalin problem të cilave nuk u japim dot një përgjigje të menjëhershme. Back burner-i nuk është një recetë për vetëmohim apo zvarritje. Me fjalë të tjera, kur dëshiron ta vendosësh problemin në back burner-in tuaj, nuk do të thotë që ti do e harrosh fare si çështje, thjesht preferon ta mbash lehtësisht në mendjen tënde, por pa e aktivizuar analizimin e tij. Kjo teknikë e thjeshtë do të ndihmojë për të zgjidhur shumë probleme dhe për të zvogëluar stresin dhe përpjekjet e mundueshme në jetën tënde.