Përshkrimi

VERNILAC-Albania
Color Creations !!
Bojëra profesionale për mobileri.
Bojëra akrilike për fasada të jashtme.
Bojëra plastike dhe hidromat për ambjente të brendshme.
Bojëra për dru, metal, xham, pishina, beton.
VERNILAC-Albania: Është një nga bizneset më të rëndësishme në tregun shqiptar, Shqipëri e Kosovë, sa i takon cilësisë dhe markave që distribuon, duke u shfaqur para klientëve me produkte mjaft kredibile dhe me çmime shumë të mira, gjithashtu.
VERNILAC-Albania: Me fokus edhe në tregun Maqedonas, Malit të Zi e atë ballkanik.
VERNILAC-Albania: Ekskluzivitet i Shoqërisë ‘Dulac Sh.p.k’, me seli qendrore në autostradën Tiranë-Durrës e cila ushtron aktivitetin e saj të tregtimit të bojërave të murit dhe llaqeve të mobilerive, të importuara nga Greqia, që prej vitit 2011. Një fabrikë moderne dhe e sofistikuar e prodhimit, instalimet e sipërme dhe mbështetja e gjerë teknike janë disa nga pjesët që i përkasin mjedisit të pasuruar VERNILAC. Ndërtesat që mbulojnë një sipërfaqe prej 35,000 metra katror përdoren për të akomoduar prodhimin, kërkimin dhe zhvillimin, shërbimet teknike dhe mbështetjen, si dhe magazinimin dhe shpërndarjen e lëndëve të para të produkteve të gatshme.
VERNILAC ka zhvilluar një rrjet të gjërë shitjesh dhe një staf shumë të trajnuar teknikisht në mbarë botën. Gjatë 50 viteve të fundit të veprimtarisë së saj, kompania ka treguar një rritje të shpejtë për shkak të stafit teknik me përvojë që punon shumë dhe intensivisht për të kënaqur konsumatorin. Shtylla e kompanisë – departamenti i R & D, ka qasje në instrumente të avancuara për të lehtësuar prodhimin. Mendimi kreativ, stafi i përkushtuar dhe burimet e shëndetshme janë pikat e forta të rritjes së ardhshme të VERNILAC.
Dulac sh.p.k përmes ‘VERNILAC-Albania’ mendoi zgjidhjen më të mirë për ju dhe familjen tuaj duke sjell magjinë e Vernilac S.A sa më pranë jush pasi ne operojmë në të gjithë territorin e Shqipërisë, Kosovës e më gjerë me një staf kryengritës pune, të cilët janë pranë jush për t’ju ofruar mbështjetje teknike për një zgjidhje të menjëhershme dhe për të plotësuar nevojat e klientëve, kudo që ndodhen. Ne jemi pranë jush me zgjidhjen dhe zgjedhjen më të mirë !
VERNILAC-Albania: Ne ofrojmë një gamë të gjerë produktesh sepse jemi distributori kryesor i Vernilac S.A, e cila është themeluar që në vitin 1960 dhe për më shumë se 50 vjet është dedikuar për prodhimin e bojërave me cilësi të lartë dhe ka krijuar reputacion për një gamë të gjerë produktesh të dizajnuara për të përmbushur kërkesat e larta të industrive, arkitektëve dhe profesionistëve të ndërtimit.
Adresa Qendrore
Tiranë-Durrës, km7-të, Kashar-Albania.
Adresa–Dyqani Tiranë
Rruga ‘Zihni Sako’, pranë Oxhakut, Tirana-Albania.
Adresa Dyqani-Prishtinë
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë, te Remujas, Kosova.
VERNILAC-Albania: Color creations! Ju mirëpresim!