Të dhëna për biznesin

VENKONAIR SHPK
Na ndiqni

Përshkrimi

Kompania Venkonair është themeluar në vitin 2011 ku aktiviteti kryesor i saj konsiston në prodhimin, import – eksport dhe tregtimin e sistemeve të ventilimit, aspirimit, kondicionimit dhe ngrohjes.
E afirmuar në tregun vendas dhe më gjërë si një ndër kompanitë më të suksesshme në fushën e ventilimit, aspirimit dhe të kondicionimit, dhe kjo falë cilësisë së produkteve të ofruara, organizimit dhe kualifikimit të stafit, si dhe udhëheqjes nga një lidership vizionar.
Me një eksperiencë prej 14 vitesh në industrinë e saj, falë një strukture administrative të mirëorganizuar, me një teknologji të avancuar dhe me një sasi inventari gjithmonë gjendje e magazinuar në një hapësirë prej 2500 m², ka arritur të përmbushë të gjitha nevojat e tregut vendas dhe më gjërë nëpërmjet cilësisë së produktit dhe shërbimit të ofruar.
Venkonair ofron një gamë të gjërë produktesh si një paketë totale e orientuar drejt parimit të zgjidhjes së problemeve të ventilimit dhe aspirimit të gjitha në një vend.
Karakteristikat kryesore të cilat kanë bërë që kompania të pozicionohet si kompani lider në treg janë: cilësia e produkteve, garancia e ofruar e produkteve, asistencë e vazhdueshme inxhinierike që nga projektimi deri tek zbatimi i projekteve, stafi i kualifikuar dhe struktura administrative e mirëorganizuar, asistencë e vazhdueshme edhe pas shitjes etj.
Gjithashtu kompania sjell në treg ekskluzivitetin e markave ndërkombëtare më të njohura në fushën e ventilimit dhe aspirimit, duke rritur kështu standardet e konkurrueshmërisë në cilësinë e produktit dhe të mbulimit me garanci.
Venkonair është përzgjedhur si kompania fituese e shumë proçeseve tenderuese nga kompanitë e tjera bashkëpunuese për realizimin e projekteve të tyre me vlera të konsiderueshme investimi, ku ndër projektet e realizuara mund të përmendim:
-Lake View
-Toptani Shopping Center
-Downtown One
-Vertical Forest
-Tirana Business Park
-Tirana East Gate (TEG)
-Spitali Hygeia etj
Objektivi i kompanisë është zgjerimi i vazhdueshëm i aktiviteteve duke ruajtur gjithmonë standardet dhe cilësinë e produkteve dhe duke përmirësuar shërbimin ndaj klientit.
Venkonair shërben në 3 vendodhje të ndryshme, nëpërmjet pikave të saj të shitjes në:
Adresa kryesore : Autostrada Lezhë-Tiranë, Km 8 ( njësi prodhimi dhe tregtimi, qëndra kryesore e aktiviteteve)
Adresat dytësore : Rruga dytësore Egnatia, përballë me qendren tregtare ‘’City Park’’ dhe Rruga ‘’Muhamet Gjollesha’’, Kryqëzimi i 21 Dhjetorit, Tiranë.
Në të gjitha njesitë e shërbimit, Venkonair ka të njejtin nivel organizimi, cilësie produkti dhe shërbimi, duke unifikuar kështu prezencen e saj e treg.
Venkonair është çertifikuar gjithashtu, për cilësinë e produktit dhe shërbimit nga disa ente dhe institucione të rëndësishme vendase dhe ndërkombëtare, ku ndër të tjera përmendim:
a) Çertifikata e Konformitetit të Prodhimit të Produkteve sipas Bashkimit Europian CE
b) Çertifikimet e Sistemit të Menaxhimti të Cilësisë ISO 9001
c) Çertifikimet e Sistemit të Menaxhimti të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë ISO 45001
d) Çertifikimet e HSE për ‘’Formimin dhe Trajnimin e Punonjësve mbi Shëndetin dhe Sigurinë në Punë’’
e) Çertifikimet e SOLVENT RATING për ‘’Përsosmërinë në Biznes’’