Përshkrimi

SmartKids
Metoda edukative më inovative në Shqipëri, për fëmijët që do të ndërtojnë të ardhmen tonë!!
SmartKids: Paraqet një nga sipërmarrjet më të veçanta në metropolin shqiptar me bazë teknologjinë dhe edukimin e fëmijëve me botën e përparuar teknologjike.
SmartKids: Një investim mbresëlënës dhe një pikë e fortë referimi për të gjithë ata që e kanë me rëndësi edukimin e fëmijës së tyre me teknologjinë në mënyrë etike dhe të kujdesshme.
SmartKids: Me qëllim kryesor mbështetjen dhe edukimin e fëmijëve dhe të rinjve për të sjellë vlera të reja dhe inovacion në shoqëri dhe duke përgatitur brezin e ri për një treg global që bazat i ka mbi teknologjinë dixhitale.
SmartKids-Shërbimet: Ofrojmë një numër të madh shërbimesh për individë, institucione arsimore, kompani / biznese private etj. Gjithçka ofrohet me kompetencë profesionale, me cilësi të lartë dhe çmime mjaft konkurruese.
SmartKids-Kurset: ROBOTIKË, INFORMATIKË, MODELIM 3D, PROGRAMIM, WEB APPS, ELEKTRONIKË. Kurset ofrohen për grupmoshat 4-16 vjeç. Fokusi i këtyre kurseve mjaft interesante është të zgjojnë interesin ndaj fushave STEM nëpërmjet PRAKTIKËS, pikërisht ajo çfarë mund të bëjnë fëmijët e regjistruar, për të asimiluar më të mirën e mundshme. Kurset përmbajnë brenda tyre edhe komponentin argëtues të pjesmarrësve. Ky është vendi i përkryer nëse fëmijët tuaj duan të ndihen jo vetëm të vlerësuar, por edhe të sfiduar!
MAKERSPACE: Është hapësira ku studentët mund të përdorin mjetet dhe metodologjitë e pranishme rreth fushave STEM si Shkenca, Teknologjia, Inxhinieria, IA dhe Matematika.
Kjo hapësirë përmban paisje dhe aparatura të një teknologjie shumë të lartë përdorimi i të cilave na mundëson të marrim rezultate mbresëlënëse.
MENTORËT: Janë aty për të ofruar ndihmë dhe mbështetje për çdo ide, iniciativë, projekt, aktivitet dhe janë të gatshëm t’i bashkoheni ëndrrave tuaja që ju të mund t’i bëni ato realitet.
ABONIMI: Abonimi ju mundëson të vini në qendër kur ju të dëshironi ose kur ju të mundeni sipas një numri të caktuar orësh mujore.
INSTITUCIONET ARSIMORE PRIVATE – BIZNESE ETJ: Ofrojmë shërbime duke e përfshirë edukimin STEAM si aktivitet ekstra kurrikular.
Për kurse të veçanta si ROBOTIKA mund të sjellim paisjet tona pranë qendrave tuaja arsimore ose të punës pa asnjë tarifë shtesë. Kështu, përdorim ambjentet e klasave tuaja, duke u përshtatur plotësisht me ato dhe çdo rrethanë tjetër kontekstuale.
KOHËZGJATJA: Kohëzgjatja e çdo seance fillon nga 30 minuta e varion deri në 1 orë e 30 minuta, në varësi të grupmoshave pjesëmarrëse. Aktivitetet tona janë 3-mujore ose vjetore dhe ofrohen gjithashtu edhe në bazë javore gjatë kampeve verore të fëmijëve.
PERFORMANCA: Ndjekim në dinamikë ecurinë e pjemarrësve duke u përshtatur dhe punuar shumë për përmirësimin e gjithësecilit. Marrim parasysh treguesit psiko-social të fëmijëve / pjesmarrësve dhe përshtasim metodologjinë e mësimdhënies / mësimnxënies.
SmartKids: Performancë, Profesionalizëm, Inovacion, Tekonologji, Skuadër novatore dhe me integritet, Kujdes dhe përkushtim i vazhdueshëm, Lidership vizionar dhe Çmim konkurrues!! Ju mirëpresim!

Video