Përshkrimi

SHIJAKU GROUP: Ofron tregun shqiptar një koncept të ri evropian, duke realizuar më të mirën dhe kujdesin ndaj klientëve, korrektësine, shërbimin sipas rregullave dhe standardeve EU. Inovacionet e fundit në projektim dhe teknologjia e lartë në zbatim garantojnë rezultate të cilësisë së lartë për sot dhe të ardhmen.
SHIJAKU GROUP: 100% cilësi; Shërbim professional; Korektesi të përpiktë; Kujdes ndaj klientit; Bashkëpunim serioz; Staf profesionistësh të kualifkuar.
SHIJAKU GROUP: Lindi si nje biznes i vogel familjar ne fillimin e vitin 1993 me aktivitet tregtimin e materialeve te ndertimit dhe ato ushqimore. Sot shkelqen me nje fluks sherbimesh duke u afishuar ne treg si nje lider dhe nje shembull pozitiv ne ekonomine nacionale.
SHIJAKU GROUP: Aktiviteti kryesor i kompanise ka qene tregetimi i materialeve te ndertimit dhe mallrave industriale e ushqimore. Orientimi i aktivitetit ne tregetine e dy lloje artikujsh, per te cilet kerkesa e tregut ka qene dhe mbetet gjithmone e madhe, sidomos per vendet ne zhvillim si Shqiperia, ky ka qene celesi i suksesit te kompanise tone.
SHIJAKU GROUP: Qe ne fillimin e aktivitetit, drejtuesit e kompanise paten nje vizion te qarte per ekonomine e tregut dhe duke shfrytezuar potencialin e tregut, persa i perket kerkeses per keto dy grupe artikujsh, arritem qe te pozicionojme kompanine nder me te suksesshmet ne zonen e veriut te Shqiperise. Ky sukses ne fillimet e saja i dha mundesine kompanise qe ne vitin 1996 te nise tregtine me vendet e rajonit, kryesisht ato fqinje, ne formen e importit te mallrave nga keto vende, si ngarkesave te mallrave me ane te transportit detar nga Italia dhe me transportit tokesor nga Greqia.
SHIJAKU GROUP: Ne vitet 1998 deri ne 2002, kompania ka ushtruar aktivitetin tregetar duke qarkulluar sasi te konsiderueshme mallrash si: miell ,grure ,miser, tjegulla etj. me vendet e Bashkimit Evropian si Itali, France dhe Greqi.
SHIJAKU GROUP: Pas vitit 2002, duke pare qe aktiviteti tregetar kishte aritur nivele te larta dhe ritmet e ritjes se kompanise ishin te kenaqeshme, duke u bazuar tek ideja e kompletit te zinxhirit te tregetimit te produktit u pa e arsyeshme qe te ndermerrej nje investim, qe ishte prodhimi ne vend i miellit me nje investim total prej 7.000.000 euro, ku kompania Shijaku sh.p.k. ishte aksionere me 12.5 % te kuotave.
SHIJAKU GROUP – ZGJERIMI: Ne kuader te zhvillimit dhe zgjerimit te aktivitetit ne fushen e materialeve te ndertimit pasi kishte aritur nje potencial Klientele dhe xhiro te konsiderueshem, kompania arriti ne konkluzionin dhe mori vendim per Investim per ndertimin e nje fabrike prodhimi te tullave ne Fushe Kruje. Ne perputhje me kete qellim, se bashku me ortakun e saj, themeluan kompanine Milis Brick sh.a. ne vitin 2004, se bashku kane ndertuar fabriken e pare te tullave private ne Shqiperi, investim i cili perfundoi ne tetor te vitit 2007. Tendenca per investime te reja, meqe kompania gjeneronte te ardhura na shtyu te mendonim per fusha te reja.
SHIJAKU GROUP – PRODHI I INERTEVE: Nje investim me teknika bashkëkohore në ndërtimin e një nyje betoni, e cila pozicionohet në afërsi të rrugës nacionale Fushë Krujë-Vorë në KM1, çka e bën atë pikë strategjike për të arritur kantiere në një zonë me kërkesa. Ky është nje investim i markës Italiane Simem me kapacitet prodhues 120m3/orë, duke përballuar flukset e prodhimit nga më të mëdhatë. Aty prodhohen të gjitha klasat e betonit sipas standartit shqiptar, atij evropian si dhe mund të prodhohen betone të specifikave të ndryshme sipas kërkesës së projektit të klientit. Kompania ka zgjeruar veprimtarinë e saj edhe në prodhimin e inerteve, për mineralin gurin gelqeror, dhe materialeve nga shfrytëzimi i karrierës. Duke e zgjeruar veprimtarinë e saj në këto fusha, kompania “Shijaku” sh.p.k arrin të plotesojë të gjitha nevojat e tregut duke furnizuar klientët me të gjithë artikujt e ndërtimit duke përfshirë: inerte, beton, hekur, tulla, tjegulla, cimento, kolle, dyer të brendshme dhe materiale të tjera të ndërtimin e objekteve.
SHIJAKU GROUP – PERPUNIM SKRAPI: Grumbullojme sasine me te madhe te mbeturinave te metaleve (skrap) ne tregun shqiptar duke arritur shifrat prej 40% te sasise totale te skrapit te grumbulluar ne Shqiperi.
SHIJAKU GROUP – MATERIALE NDERTIMI: Një ndër fushat e veprimit të kompanise ështe ndertimi, prodhimi dhe shitja e materialeve të ndertimit. Kompania operon me furnitoret me serioze ne tregun shqiptar si në prodhim edhe tregëtim. Me “Fabriken e Çimentos” ne Fushe Kruje dhe Fabriken “Antea Cement” sha e cila shet 25% te totalit te prodhimit me thase dhe nje pjese te vogel dhe per perdorim te cimentos refugio per nevojat e veta per prodhim betoni. Me Kompanine “Kurum International” sha., me te cilet kemi patur marredhenie si kliente dhe furnitore te kesaj kompanie. Per gjate gjithe viteve te fundit ne kemi patur marredhenie te shkelqyera dhe kemi realizuar shitjet rreth 41 % te prodhimit vjetor te kesaj kompanie ne tregun shqiptar. Pergjate viteve te fundit “Shijaku” sh.p.k ka patur marredhenie tregtare edhe me kompanine “Sideral” sh.a pjese e grupit Sidenor duke realizuar shitje ne nje trend rrites per cdo vit duke filluar nga viti 2017 me 15% te tregut, 2018 me 25% dhe vitin 2019 me 45% te tregut te shitjes se hekurit Sidenor ne Shqiperi. Kompania perveç çimentos dhe hekurit, tregton dhe nga 45 – 50 % te prodhimit te fabrikave te tullave ne Shqiperi si “Milis” sh.p.k., “Milis Brick” sh.a. si dhe nje perqindje me te vogel ne kompanite tjera te prodhimit te tullave e tjegullave 5-15 % te prodhimit te fabrikave te tjera ne Shqiperi si: EdilCentro, Kid-Alb, Qeramika Apolon. Njekohesisht tek fabrika e tullave “Milis Brick” sh.a, Shijaku Group eshte edhe aksionere e saj me 45 % te aksioneve. Edhe “Colacem Albania” sh.p.k te cileve u blejme rreth 20%-30% te prodhimit te tyre vjetor me thase.
SHIJAKU GROUP – PRODHIM I DYERVE: ALBAPORTE pjese e Shijaku Group eshte firma me e re italo – shqiptare ne fushen e prodhimit te dyerve. Megjithese nje emer i ri ne tregun shqiptar mbart nje eksperienc shumevjecare duke qene se te gjitha linjat e prodhimit dhe stafi drejtues jane zhvendosur ne Shqiperi vetem kohet e fundit duke ju permbajtur te njejtin standart , atij europian. AlbaPorte eshte nje nder prodhuesit me kryesore ne vend te dyerve te brendshme ne dru dhe nenprodukteve te tij ( mesatarisht 320 panele dyersh ne dite ), nje produkt i cili eshte plotesisht industrial dhe i perbere teresisht nga komponente te certifikuara si dhe gjithashtu eksportuesi me i madh ne kete sektor me nje shtrirje ne te gjitha vendet e Ballkanit si dhe Itali, Tunizi, Izrael, Gjermani, Rusi, SHBA etj. Ne saje te bashkepunimit dhe perfaqesise te disa firmave prestigjoze italiane AlbaPorte ofron gjithashtu dyer te blinduara, zjarrduruese (30, 60,120 min) ne dru dhe ne hekur per hotele dhe kantina te pajisura me certifikatat e nevojshme per rezistencen ndaj zjarrit dhe zhurmes, si edhe dyer rreshqitese te permasave shume te medha per garazhe dhe stadiume. Fale cilesise se produktit dhe cmimeve te duhura AlbaPorte ka furnizuar vepra madhore nder te cilat mund te permendim: “Air Albania Stadium”; “Teatrin Kombetar te Operas dhe Baletit” dhe Qendren Spitalore “Nene Tereza”.
SHIJAKU GROUP – NDERTIM / RIKONSTRUKSION: Duke pare qe tregu i materialeve te ndertimit ka pesuar nje renie te madhe Shijaku shpk ka aktivizuar dhe licencen e saj ne fushen e ndertimit dhe te rikonstruksioneve dhe po behet pjese e tenderimeve ne Republiken e Shqiperise. Aktualisht po kryen ndertimin e Hec-it Stavec pjese e investimit te grupit Shijaku. Dhe disa kontrata te vogla me kompani private si: Autostar Albania dhe nenkontraktime te tjera ose bashkepunime ne ndertime te ndryshme civile dhe industriale.
SHIJAKU GROUP – ENERGJITIKE: Gjate ketyre viteve, si ne te gjitha vendet e tjera ashtu edhe ne Shqiperi fusha e energjitikes ka qene prioritet shume i rendesishem persa i perket investimeve. Duke u nisur nga vendimet e qeverise ne dhenien e mundesise se investimit ne formen e konçensioneve ne fushen e energjetikes e konkretisht ne ate te hidrocentraleve si dhe duke pasur si qellim diversifikimin e biznesit, ne vitin 2007, ne morem pjese ne disa tendera me objekt dhenien me konçesion nga ana e qeverise te ndertimit te hidrocentraleve te vogla ne lumenj te ndryshem te Shqiperise. Nga kjo pjesemarje jemi shpallur fitues ne dy nga keto tendera dhe kemi lidhur dy kontrata konçensioni me Qeverine Shqipetare per ndertimin e dy heceve.
SHIJAKU GROUP – HOTELERI – TURIZEM: BEST WESTERN PREMIER Ark Hotel ne Tirane, Shqiperi ndodhet prane Aeroportit Nderkombetar “Nene Tereza”, dhe 25 minuta larg nga “Sheshi Skenderbej”, ne qender te Tiranes. Ark Hotel ka nje distance kembesore prej vetem 2 minutash nga ternimali kryesor i Aeroportit Nderkombetar “Nene Tereza’’. Me tej, Hoteli ben te mundur lidhjen me qendren e Tiranes, Sheshin Skenderbej, i cili ndodhet vetem 14 km larg, dhe me pjese te tjera te qytetit. Per me teper, eshte edhe transporti publik, i cili ndodhet prane hyrjes kryesore te Aeroportit Nderkombetar. Nga ana tjeter, destinacionet me te mira te bregdetit ne Shqiperi ndodhen 20 minuta larg nga BEST WESTERN PREMIER Ark Hotel. BEST WESTERN PREMIER Ark Hotel eshte zgjedhja ideale per personat te cilet udhetojne per biznes, ose per qellime turistike,duke qene se hoteli ofron nje stil unik te sherbimit dhe pozicion strategjik ne Tirane. Per te gjithe klientet qendrimi ne hotelin tone dhe cilesia qe ofrojme do te mbeten gjate ne mendje. Ark Hotel ne Tirane ofron sherbime te standarteve te larta, dhe eshte hoteli i pare modern dhe luksoz i cili menaxhohet nga rrjeti i gjere i firmes se hoteleve Nderkombetare Best Western. BEST WESTERN PREMIER Ark Hotel,ne Tirane perpiqet ne menyre te vazhdueshme jo vetem per te permbushur kerkesat e klienteve por edhe per ti tejkaluar ato. BEST WESTERN PREMIER Ark Hotel ne Tirane ofron cilesi shume te larte ne akomodim. Te gjithe llojet e dhomave ne Ark Hotel jane dizenjuar ne menyre te tille qe te sigurojne komoditetin maksimal per klientet, gjate qendrimit te tyre ne hotel. Te gjitha dhomat e hotelit jane mobiluar ne menyre te tille qe ti pergjgjen sa me shume nevojave te klienteve. Ark Hotel me nje game te gjere sherbimesh ofron bankete te llojeve te ndyshme me nje zgjedhje ideale, si per takime biznesi ashtu dhe sociale.Lehtesirat e biznesit dhe argetimit ne hotelin me 4 yje BEST WESTERN PREMIER Ark Hotel jane te nje cilesie dhe origjinaliteti unik.Perfekt per pune dhe per kenaqesi, ofron cdo gje per te cilen mund te keni nevoje per ta bere biznesin tuaj te lehte, takimet te paharrueshme dhe eventet e vecanta spektakolare dhe te paharrueshme. Origjinale ne paraqitjen tone dhe inovative ne dizajn ne dime se si te krijojme mjedisin e duhur per ti dhene energjine e duhur nje takimi ose per ti kthyer ngjarjet e vecanta ne nje sukses te jashtezakonshem. Restorantet me te mira ne biznesin dhe luksin e Tiranes Ark Hotel. Ju rekomandojme te vizitoni nje nga restorantet e hotelit tone dhe te provoni nje shije te vecante gatimi. BEST WESTERN PREMIER Ark Hotel, Shqiperi ofron Restorantin-Piceri “SHIJA” ne pjesen e hollit, po ashtu edhe Bar-Restorantin ne “Ark Gourmet”, ne tarrace. Te dy restorantet mund te perballojne nje shumellojshmeri eventesh sociale si bankete, festa, darka gala, ose dasma dhe te dy jane nder restorantet me te mira ne qytetin e Tiranes. Planifikoni dhe realizoni takime te suksesshme ne sallen e konferencave te Ark Hotel. Planifikoni dhe realizoni takime te suksesshme ne sallen e konferencave te Ark Hotel BEST WESTERN PREMIER Ark Hotel ne Tirane ofron nje salle konferencash bashkekohore dhe te gjere, te vendosur ne katin e poshtem, te pajisur me te gjitha pajisjet standarte audiovizive. Plotesisht fleksibel, dhoma jone e takimeve mund te akomodoje deri ne 70 persona me nje shumellojshmeri organizimesh. Salla e konferencave moderne e Ark Hotel eshte e pershtatshme per takime biznesi, seminare trajnimi, intervista, ekspozita, dhe me teper. Koordinatoret me experience dhe stafi i perkushtuar garantojne nje event te suksesshem nga fillimi ne fund.
SHIJAKU GROUP – PROJEKTE HOTELERI – TURIZEM:
Shijaku Group ka zgjeruar aktivitetin e saj dhe ne fushen e ndertimeve ne bregdet dhe ka ne pronesi dhe ne projekt zhvillimin nje leje per ndertimin nga qeveria shqiptare per ndertimin e nje kompleksi vilash me sip. ndertimi 35 000 m3 ne Gjirin e Lalezit krahu veriore te qytetit te Durresit.
SHIJAKU GROUP – INDUSTRI USHQIMORE: Jemi pjese e zinxhirit te rrjetit te fast food-eve Goodys (Food Investment Partners) marre me franchaise nga Greqia per te gjithe zonen e Ballkanit ne Shqiperi, Maqedoni, Kosove e Mal i Zi. Nje investim i konkretizuar qe ne vitet 2012 me dy investime ne Qytetin e Tiranes. Investim tjeter është nje fabrike prodhimi buke “Granit Alb” dhe eshte ne proces investimi te nje linje frigoriferike dhe konservimi ne provincat e Tiranes.
SHIJAKU GROUP: Mbi 20% rritje ekonomike vjetore; Mbi 2000 kliente besnik; Rreth 3 dekada eksperience profesionale; Mbi 2000 ton’ transport i menjehershem.
SHIJAKU GROUP: Prodhuke dhe sherbime qe udheheqin tregun mbareshqiptar!!