Përshkrimi

SHAHINI FERRAMENTA
Cilësia dhe Larmia na diferencon !!
Një kompani e profilit perëndimor sa i takon standartit që ofron në treg, markave plot reputacion që distribuon, edukimit të tregut shqiptar me produkte / shërbime të papërsëritshme dhe lidershipit vizionar, gjithashtu.
Jemi distributori zyrtar për Shqipërinë i markave të njohura ndërkombëtare, si: ‘Fimet’, ‘Agb’, ‘Cisa’, ‘Stv – Tagliapietra’, Welka, Securemme’, ‘Mottura, Azzi’, ‘Meuco’, ‘Combi Arialdo’, ‘Dierre’, ‘Telure Rrote’, ‘Aignep’, ‘Mapei’, ‘Apolomea’, ‘Izar’, ‘Penellifice 2000’ etj.
SHAHINI FERRAMENTA: Operon në tregun shqiptar mbi 20 vite, duke u kthyer në një pikë të fortë referimi për klientelën. Është sot distributori më i madh i aksesorëve të dyerve dhe dritareve e jo vetëm. Punon prej shumë vitesh ekskluzivisht me kompanitë më të mëdha ndërkombëtare të fushës së aksesorëve, italiane, spanjolle, gjermane, austriake, greke, sllovene etj. E pikërisht, pjesë e këtij bashkëpunimi janë kompani e marka të tilla si: AGB, STV, Fimet Magnilie, Frosio Bortolo, Hoppe, Dierre, Unior, Ibfm, Otlav, Cisa, Norton, Inoxmare, Combi Arialdo, Brialma, Lellure Rote, Gierre, Ecef, Ecoservice, Izar, Apolo Mea, Proteco, Resina.color etj.
SHAHINI FERRAMENTA: Është kompania që ka instaluar vlera të mëdha në tregun shqiptar, në cilësinë e lartë të produkteve / shërbimit. Kompania jo vetëm shet produkte, por i sjell tregut markat më të njohura ndërkombëtare duke ndihmuar në revolucionarizimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të tij. Që nga viti 1996 kompania ka qenë një ndër pionerët më të rëndësishëm të distribuimit të Ferramentave në Shqipëri. Cilësia e produkteve, teknologjia e përparuar, vëmendja e posaçme ndaj impaktit mjedisor e kanë kthyer ‘SHAHINI FERRAMENTA’ në një kompani që lëviz pranë konsumatorit shqiptar në plotësimin e pritshmërive më të larta të tij. Arritja e emërimeve të rëndësishme dhe çertifikatat e cilësisë e dëshmojnë përkushtimin e madh të kompanisë gjatë gjithë këtyre viteve. Studimet e kryera nga kompanitë kryesore mbi proceset e prodhimit dhe ndikimin e tyre në mjedis, janë krenaria që ‘SHAHINI FERRAMENTA’ e ka sjell në tregun vendas.
SHAHINI FERRAMENTA: Aksesorë për dyer-dritare, Sisteme automatike, Vegla pune, Aksesorë hekuri, Adezivë dhe Bojëra, Sisteme fiksimi, Materiale ndërtimi etj.
SHAHINI FERRAMENTA: Ne jemi në treg për të qenë të parët, me shumëllojshmëri, standard dhe zgjidhje të qëndrueshme. Ju mirëpresim!