Përshkrimi

RENELUAL TAHIRI
Ne ndërtojmë të ardhmen !!
RENELUAL TAHIRI
Prodhim betoni, Ndërtime, Karburant, HEC-e, Petrol, Restaurant, Market !!
RENELUAL TAHIRI: Misioni i kompanisë është të ofrojë produktet dhe shërbimet më të mira në treg. Ne dizajnojmë dhe ofrojmë ndërtime, produkte dhe shëbime të kualitetit më të lart të mundshëm në mënyre që konsumatorë të jenë të sigurt, të kënaqur dhe krenar duke na zgjedhur neve.
RENELUAL TAHIRI: Vizioni i kompanisë, është të jemi kompania më efikase në ndërtim, prodhim dhe në shërbime. Lider i së ardhmes.
Vlerat bazë:
Mikëpritja- Ne ngrohtësisht do ti mikëpresim kilentët në mënyrë që ata të ndihen rehat.
Integriteti- Ne do të tregojmë sinqeritet tek klientët dhe në shoqërinë ku operojmë.
Respekt – Ne do të tregojmë respekt të madh për klientët tanë me kulturat, besimet dhe vlerat e tyre.
Puna grupore- Ne do të punojmë në grupe për të pasur kreativitet më të mirë, dhe pasion për industrinë e llojt tonë.
Siguria- Ne ofrojmë siguri në vendin e punës dhe mundohemi të ofrojmë punë afatgjatë.
Profesionalizmi- Ne do të ofrojmë atmosfer ku puntorët kanë vetbesim, janë të certifikuar dhe do të flasin gjithmonë të vërtetën. Gjithashtu, do të mundohemi që të qëndrojmë të fokusuar në punë.
Risit – Ne do të punojmë me fuqi puntore të ndryshme në mënyre që të gjenerojmë idea të reja dhe qasje të reja krijuese.
Përmirsimet- Ne vazhdimisht do ti permirsojmë detyrat tona. Gjithashtu, në rast gabimi do të bëjmë përmirsim në mënyrë që të shkojmë përpara.
Ja disa nga momentet kryesore të kompanisë:
Ndërtimi dhe futja në operim i Hidrocentral Orqusha me kapacitet 4MW në komunën e Dragashit.
Hapja e pikës së Karburanteve dhe Marketit RT PETROL në Prizren.
Hapja e pikës së Karburanteve, Marketit dhe Restaurantit RT PETROL në Prishtinë.
Zgjerimi dhe Rritja e kapacitetit prodhues i Fabrikës së Kubzave në Arban deri 1000m2/në ditë.
Fabrika për prodhimin e Asfalltit e frimës AMMANN. Ky investim është bërë në Prizren dhe fabrika ka kapacitet prodhimi 220 t/h.
Në vitin 2007 kompania zgjeron aktivitetin e saj edhe në Prishtinë (Çagllavicë) me hapjen e fabrikës për prodhimin e betonit me kapacitet 120 m3/h.
Në vitin 2004 kompania RENELUAL TAHIRI bën blerejen e akcioneve të lavanderisë AK-Company në Prizren. AK-Company fillimisht kryente shërbime si: larja, tharja, hekurosja e rrobave të KFOR-it. Tani kompania i ka zgjeruar edhe aktivitet e saj duke bërë pastrimin e rrobave edhe për sektorin e spitaleve dhe të hoteleve me standart të ROBERT KOCH INSTITUTE.
Fabrika për prodhimin e kubzave dhe elementeve nga betoni.
Fabrika e re e Betonit në Arbanë të Prizrenit me kapacitet 60 m3/h.
Fabrika e prodhimit të bllokave të betonit në Arbanë më kapacitet 8 blloka njëherësh.
Investim në Fabrikën e re të Bllokave me kapacitet prodhimi 6 blloka njëherësh.
Investimi në Fabrikën e Bllokave në Fshatin Shkozë me kapacitet 1 bllok betoni.
Themelimi i kompanisë RENELUAL TAHIRI si dyqan i pavarur zejtar në fashtin Shkozë të komunës së Prizrenit.
Investimi në Gurthes me kapacitet si dhe ndarjen e zhavorit në katër fraksione.
RENELUAL TAHIRI: Produkte të kualitetit të lartë, projekte në të gjithë Kosovën, në Shqipëri e më gjerë, cilësi e lartë, standard europian, besueshmëri e lartë në treg, staf inxhinieriko-teknik mjaft i përgaditur dhe një lidership vizionar.