Përshkrimi
RADIO EUROSTAR: E themeluar në vitin 1996 me një eksperiencë 23 vjeçare në tregun shqiptar.
RADIO EUROSTAR transmeton në frequencën 94.4 mhz në qytetet më të mëdha në vend si:
Tiranë, Durrës, Kavajë, Lushnjë, Vlorë, Krujë, Fushëkrujë, Rrogozhinë, Fier, Berat, Laç, Skrapar, Elbasan, Librazhd, Orikum dhe mbulon 80% të popullsisë dhe bizneseve duke u bërë një ndër radiot me mbulimin më të gjerë në Shqipëri.
RADIO EUROSTAR: Synon një target grup të mesëm dhe të lartë, të pavarur financiarisht, ka stil krejt të veçantë të rrymës muzikore prej 23 vitesh.
RADIO EUROSTAR ka disa prioritete në pozicionin e saj në tregun radiofonik. Më të rëndësishmet janë: Programe argëtuese; Muzikë të përzgjedhur etj. Grupmosha të apasionuara pas rrymave të ndryshme muzikore si: Muzikë e huaj-Muzika e viteve 60’s -70’s-80’s-90’s; Dance/ cinema dj/ disco/ disco joke / gold/ soul/ rock / country/ latino; Hite 2010-2016 / italian/ greke; Muzika shqiptare 100 këngët e shekullit / maratona popullore/ top fest; Hite shqip / muzika te ndryshme shqip; Folk jugu / folk mesme/ folk veriu/ folk kosove/ folk polifonik/ serenata etj.