Përshkrimi

PLIS BUJTINA: Për të gjithë ata që mbledhin momente të bukura!!
PLIS BUJTINA: Një vendstrehim privat dhe ekskluziv për familjet, grupet ose ata që kërkojnë te largohen nga rutina e perditshme dhe rraskapitese.
PLIS BUJTINA: Lindi nga pasioni për mikpritjen tradicionale shqiptare dhe dëshira për të ofruar një eksperiencë autentike për të gjithë ata që kërkojnë të zbulojnë bukuritë e Shqipërisë. Me rrënjë të thella në kulturën dhe traditat e kombit tonë, Plis Bujtina është vendosur si një vend ku vizitorët mund të ndihen si në shtëpinë e tyre, duke përjetuar ngrohtësinë e mikpritjes dhe shijen e zakoneve të lashta.
PLIS BUJTINA: Eksploroni dhomat tona të rinovuara bukur, secila e krijuar për rehati dhe relaksim. Ofron 6 dhoma të sapo rinovuara me pajisje moderne, duke përfshirë banjo private, Wi-Fi falas dhe ajër të kondicionuar.
PLIS BUJTINA: Gatime tradicionale shqiptare Plis Bujtina ofron shërbim restoranti për ju që qëndroni në bujtinë. Duke shijuar gatimet tradicionale të zonës.
PLIS BUJTINA: Ofron hapësira të përshtatura, brenda dhe jashtë, ideale për organizimin e eventeve të ndryshme si festa familjare, festa korporative dhe ditëlindje.
PLIS BUJTINA: Eksperience në natyrë. Një fireplace në natyrë për mbrëmje komode. Projektor dhe ekran në natyrë për netët e filmave nën yje. Tërheqja juaj perfekte private.
PLIS BUJTINA: Stafi ynë do t’ju orientojë ne çdo moment te qendrimit tuaj ne bujtine për çdo paqartësi, jemi këtu për t’ju shërbyer në çdo kohë me gjithçka që ju nevojitet!
PLIS BUJTINA: Bujtina jonë ka pësuar rinovime të shumta, duke siguruar që çdo aspekt i pronës të plotësojë standardet më të larta të cilësisë dhe sigurisë. Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar për një pushim relaksues ose një vend për ngjarjen tuaj të veçantë, Plis Bujtina është zgjedhja ideale!! Standard dhe kujtime te paharrueshme. Ju mirëpresim!!