Përshkrimi

NPT KASHTANJEVA
Prodhim/Montim i Kubëzave të betonit, Depo e Materialit ndërtimor!!
NPT KASHTANJEVA: Është padyshim një nga ndërmarrjet më të rëndësishme në fushën e ndërtimit në Ferizaj e më gjerë. I vendosur në aksin rrugor Ferizaj-Shkup shërben si një pikë e rëndësishme referimi për klientelën.
NPT KASHTANJEVA: Me Qendrën e Re të prodhimit kompania vazhdon të kujdeset për plotësimin me standard dhe cilësi të lartë të pritshmërive më të larta të klientelës. Kjo adresë e Re e kompanisë tregon vizionin largpamës të biznesit të udhëhequr me profesionalizëm e përkushtim nga z. Rafiz Sherifi, një menaxher i cili ka njohur gjithmonë rezultate të larta në punën e tij.
NPT KASHTANJEVA: Material ndërtimor, Kubëza dhe Elemente betoni!! Prodhim me kapacitete të plota dhe teknologji e përparuar në prodhim, gjithashtu.
NPT KASHTANJEVA: Ndërmarrja, është një kompani prodhuese dhe tregtare, e themeluar nga Isuf Sherifi më 1 mars të vitit 2000. Emri vjen nga fshati i lindjes Kashtanjevë. Kashtanjeva posedon depot e materialit ndërtimor dhe fabrikën për prodhimin e kubëzave dhe elementeve të betonit të cilat janë unike, kualitative me dimensione dhe ngjyra të ndryshme. Kashtanjeva bën rregullimin e trotuareve, rrugëve, oborreve, parqeve me kubëza.
NPT KASHTANJEVA: Puna dhe shërbimet kualitative, korrektësia ndaj klientit dhe modernizimi i teknologjisë, ndihmuan që ndërmarrja jonë të rritet me kalimin e kohës.
NPT KASHTANJEVA: Kualiteti, afati dhe përgjegjshmëria, janë tri parime kryesore të punës.
NPT KASHTANJEVA: Mirë se vini në web-faqen tonë që të njiheni më për së afërmi me ne dhe prodhimet tona!
NPT KASHTANJEVA: Me ne, ju lehtë e realizoni vizionin tuaj! Ju mirëpresim!