Përshkrimi
Nill’s Furniture / Albania: Një kompani lider në treg. Mobilje plot klas, finesë e rafinuar, design unik, plotësim i kërkesave më të larta të klientit dhe çmim konkurrues. Ne si skuadër nuk dizenjojmë vetëm produkte, por ne ju kuptojmë, kujdesemi për kërkesat tuaja, vlerësojmë idetë tuaja dhe punojmë me të gjitha forcat tona për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të mirë. Eksperiencë më shumë se 50 vjecare në treg, mijëra produkte të lançuara në tregun turk dhe në tregun botëror të mobiljeve. Një organizim i suksesshëm, rezultate, teknologji prodhimi me standarde të klasit botëror, cilësi superiore, rrjet shpërndarje, plotësim me standard i nevojave të klientit. Shërbimet tona janë origjinale, me ide të reja dhe inovative duke u shpalosur kështu para klientit si një markë e njohur ndërkombëtarisht.
Nill’s Furniture / Albania – AVANTAZHET: Mobilje me standard në cilësi dhe shumllojshmëri në dizanj. Shërbimi pas shitjes është ndër avantazhet kryesorë që na përfaqëson. Gjithshtu marrëdhënia e cilësisë – çmimit e ofruar nga Nill’s krijon një ndjenjë besimi nga përdoruesi. Nill’s Furniture / Albania – FOKUSI: Fokusi kryesor i përditshmërisë sonë është të përparësojë kënaqësinë e klientit, përdorim i materialeve të cilësisë më të lartë në procesin e prodhimit dhe produkte të dizajnuara me kujdes me ekipin e ekspertëve të dizajnit. Gama e gjerë e produkteve ju ndihmon të personalizoni hapësirat tuaja të jetesës.
Nill’s Furniture / Albania – DESIGN: Tek ne do të gjeni çdo stil, nga më modernja e deri tek më klasikja. Duke kombinuar estetikën dhe funksionalitetin në çdo produkt, dizajnet ku çdo detaj merret në konsideratë me kujdes, mobiljet ofrojnë elegancë dhe rehati së bashku në hapësirat tuaja të jetesës, duke siguruar që hapësira t’ju pasqyrojë juve.
Nill’s Furniture / Albania – PROJEKTE: Ekzekutojmë projekte për hoteleri, restorante, projekte lluksi, duke përfshirë çdo detaj mbi mobilimin. Ne ofrojmë dizajne që pasqyrojnë veçantinë e projekteve tuaja dhe karakterin e markës suaj. Opsionet tona të personalizimit përfshijnë materiale, dimensione, përbërës dhe dizanje, duke ofruar zgjidhje të personalizuara për projektet tuaja. Për më tepër, shumë nga dizajnet tona janë të rikonfigurueshme, duke ofruar fleksibilitet për të përmbushur nevojat e hapësirës suaj.
Nill’s Furniture / Albania – KUJDES NDAJ KLIENTIT: Si një partner lokal gjithmonë në anën tuaj për projektet tuaja, ne ofrojmë shërbime dhe produkte që përmbushin standardet e njohura globalisht. Ne ju lidhim me një ekip me shërbime të plota për t’ju mbështetur në çdo fazë të projekteve tuaja. Ne i përcjellim plotësisht vlerat e markës dhe zgjidhjet unike tek klientët dhe partnerët e biznesit të Nill.
Nill’s Furniture / Albania – TRADITE DHE TEKNOLOGJI: Grupi i gjerë i makinerive të Nill’s Furniture kombinon disiplina të ndryshme prodhimi. Ofron procese të integruara që thjeshtojnë monitorimin dhe kontrollin për një sërë projektesh sfiduese. Ky superioritet teknologjik ju lejon të përjetoni shembujt më autentikë të punimeve artizanale, duke u mbështetur në aftësitë e kultivuara me kalimin e kohës. Nill’s Furniture kombinon teknikat tradicionale me teknologjinë moderne për të krijuar mobilje të bukura dhe funksionale, duke përpunuar me kujdes çdo pjesë dhe çdo detaj deri në përsosmëri.
Nill’s Furniture / Albania – CILESIA: Për ne është prioritet cilësia e lëndëve të para të përdorura në prodhimin e mobiljeve, si druri, metali dhe sfungjeri, pasi ajo përcakton produktin përfundimtar. Prandaj, Nill’s Furniture bën investime të konsiderueshme në përzgjedhjen e materialeve më të mira.
Nill’s Furniture / Albania – AKSESORET DHE PAJISJET: Aksesorët si rrëshqitësit e sirtarëve,
menteshat, dorezat dhe këmbët rrisin funksionalitetin dhe lehtësinë e përdorimit të mobiljeve. Zgjedhja e aksesorëve me cilësi të lartë zgjat jetëgjatësinë e produktit dhe përmirëson përvojën e përdoruesit. Nill’s Furniture bashkëpunon me kompaninë gjermane Hettich për këtë çështje.
Nill’s Furniture / Albania – ESTETIKE DHE REZISTENCE: Pamja estetike e mobiljeve përmirësohet ndjeshëm nga trajtimet sipërfaqësore dhe veshjet. Laminimi, llaku dhe lyerja jo vetëm që përmirësojnë pamjen, por rrisin edhe rezistencën e mobiljeve ndaj faktorëve të jashtëm si konsumimi dhe gërvishtjet.
Nill’s Furniture / Albania: Standard i përparuar, Performancë mbreslënëse, Design unik, Cilësi superiore, Lidership vizionar!! Ju mirëpresim!!








































