Përshkrimi

MON AMOUR PASTIÇERI
Pastiçeria nr1 në Tiranë!!
MON AMOUR PASTIÇERI: I ka fillesat e saj në vitin 2007, me dyqanin e parë në qendër të Tiranës, tek rruga e Barrikadave, ku u shfaq në treg për ëmbëlsirat artizanale të prodhuara nga familja Sila, që krijoi këtë biznes pas një eksperience shumë vjeçare në Greqi.
MON AMOUR PASTIÇERI: Prej disa vitesh ka hapur edhe pastiçerinë e dytë në rrugën e Elbasanit dhe të tretën pastiçeri në rrugën ‘Sulejman Delvina’. Fokusi, është për një rrjet pastiçerish lider në metropol dhe jo vetëm. Teknologji e përparuar në prodhim, shumëllojshmëri produktesh të freskëta për individë dhe biznese shërbimi, cilësi e lartë e lëndës së parë, traditë, përkushtim dhe respekt ndaj klientit.
MON AMOUR PASTIÇERI: Mund ta dallosh një gjë të mirë kur e shijon? Ne sjellim pranë jush cilësinë e Mon Amour, dhe me cilësinë e Mon Amour nënkuptojmë ëmbëlsi që i plotëson të gjitha standartet tuaja më të larta për familjen, eventin, dasmën, ditëlindjen ose biznesin tuaj. Shikoni menunë tonë të gjerë, që shërben shije aq të ndryshme sa dhe vetë ngjyrat e Tiranës.
MON AMOUR PASTIÇERI: Një lider plot reputacion në metropolin shqiptar! Me adresat tona në ‘Rruga e Barrikadave, përballë ish Kinema 17 Nëntori’, ‘Rruga e Elbasanit’, ‘Rruga Sulejman Delvina, pranë stadiumit Dinamo’ dhe të tjera në vazhdim synojmë të jemi gjithnjë e më pranë klientit kryeqytetas. Për të përmbushur me cilësi e në kohë të shpejtë kërkesat dhe pritshmëritë e tij. Shijoni qëndrimin tuaj në Pastiçeri Mon Amour dhe ndani momentet tuaja me ne! Ju mirëpresim!

Video