Përshkrimi

MILIS SH.P.K
Cilësi & Çmim konkurrues !!
MILIS SHPK-FABRIKA E TULLAVE QERAMIKE-LEZHË: Është, një nga impiantet industriale më të rëndësishme në Shqipërinë e Veriut. Në fakt, është një pikë referimi për klientelën që vepron në fushën e ndërtimit.
Fabrika, është ndërtuar në vitet 1982 nga shteti dhe, është privatizuar në vitin 1994. Është rinovuar tërësisht me teknologji italiane në vitet 2002-2005, duke u performuar mjaft mirë në tregun shqiptar.
Vendndodhja e fabrikës, është në Lagjen industriale të Lezhës në anën verilindore të qytetit, 2 km larg qendrës. Sipërfaqja e truallit të fabrikës është 60 000 m2, ku 30 000 m2 është fabrika, e 30 000 m2 zënë sheshet e depozitimit të argjilës dhe tullave. Teknologjia, është italiane e markës ‘Putin’ dhe ‘Morando’, e cila mirëmbahet e rinovohet çdo vit.
Tregu kryesor është ai i veriut, sidomos në Lezhë e Shkodër. Por shitet në të gjithë pjesët e tjera të vendit dhe pak edhe në Kosovë e Malin e Zi.
Kavoja e argjilave, është në G.Zezë, afër Fabrikës dhe në F.Krujë te fabrika tjetër bijë ‘Milis Brick’. Prodhimet kryesore janë blloku termik 20x25x25 cm, tullat e ndryshme ndarëse për muret e brendeshme, tullat dopiouni klasike për shtëpitë private, kanalica dhe 17 lloje të tjera të ndryshme. MILIS SHPK-FABRIKA E TULLAVE QERAMIKE-LEZHE: Prodhime sipas standartit europian & çmime konkurruese. Ju mirëpresim!