Të dhëna për biznesin

Përshkrimi

MILIS BRICK SHA
Fabrika e Tullave Qeramike Fushë-Krujë (Tiranë) !!
MILIS BRICK SHA: FABRIKA E TULLAVE QERAMIKE-FUSHË KRUJË (TIRANË).
Është një nga ndërmarrjet më të rëndësishme në tregun shqiptar, në fushën e ndërtimit, në fakt, është lider i prodhimit të tullave qeramike në Shqipëri.
Fabrika është ndërtuar në vitet 2005–2008 nga dy ortakët shqiptar Zef Shtjefni dhe Shpëtim Shijaku, dy njerëz vizionar kreativ dhe dy personalitete të suksesshme në biznes. Vendndodhja e fabrikës, është në fshatin Derven të F.Krujes (22 km larg nga qendra e Tiranës), sepse, pikërisht këtu ndodhen rezervat argjilore ndër më të mirat që ka vendi.
Sipërfaqja e truallit të fabrikës është 60 000 m2, ku 30 000 m2 është fabrika e 30 000 m2 sheshet. Kapaciteti prodhues i fabrikës është 400-450 ton në 16 orë dhe 550-600 ton në 24 ore. Teknologjia është italiane e viteve 1990-2000, e markës ‘Marcheluzzo’,e cila mirëmbahet e rinovohet çdo vit nga brigada e specialistëve të fabrikës. Kavoja e argjilave është kodrinore dhe ndodhet rreth e qark fabrikës. Argjilë e kuqe 10-20%, argjila gri 70% dhe restoja janë shtufe të pastra. Tregu kryesor është në Tiranë, Durrës dhe Kosovë. Por, shitjet janë në të gjitha pjesët e tjera të vendit dhe pak edhe në Malin e Zi e Maqedoni.
Prodhimet kryesore janë blloku termik 20x25x25 cm për tregun e brendshëm dhe soleta 14x25x38 për tregun e Kosovës. Por, fabrika prodhon 10 lloje të ndryshme blloqesh dhe soletash. MILIS BRICK SHA: FABRIKA E TULLAVE QERAMIKE-FUSHË KRUJË (TIRANË)-Standard europian, klientë besnik anekënd vendit dhe një emër i kthyer në markë kredibile në tregun mbarëshqiptar. Ju mirëpresim !