Përshkrimi

MERJA BIOPRODUKTE: Është hapur në vitin 2008 me qëllim grumbullimin, prodhimin dhe tregëtimin e produkteve tërësisht bimore, të cilat vijnë në ndihmë të shëndetit të njerëzve.
Produktet si përzierje bimore, vajra esencial, kremra bimore dhe produkte kozmetike janë me bazë bimore dhe rekomandohen për çdo moshë. Produktet tona tashmë janë prezente në çdo qytet të AL, KS, Maqedoni, EU dhe USA.
Pas disa vitesh punë u bë e mundur hapja e një klinikë mjekësore, në të cilën kryhen një sërë shërbimesh, si analiza laboratorike, ekografi dhe fizioterapi. Recetat janë të personalizuara për çdo person dhe me produkte tërësisht bimore.
Vizioni ynë është të ofrojmë një shërbim maksimal për klientët tanë duke plotësuar pritshmëritë më të larta të tyre!
MERJA BIOPRODUKTE: Aktiviteti i hershëm daton në vitin 1997 në qytetin e Tiranës me objektiv kryesor grumbullim/përpunim i bimëve medicinale shqiptare të egra dhe prodhim i vajrave bimore dhe esenciale, përfshirë edhe erëzat e kuzhinës.
MERJA BIOPRODUKTE: Në vitet 2000, filluam të prodhonim një gamë më të gjerë produktesh duke përfshirë produkte kozmetike tërësisht natyrale me synim trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Përbërësit që përdoreshin ishin tërësisht natyrale me përqëndrim në përdorimin e nënprodukteve të bletës.
MERJA BIOPRODUKTE: Në vitet 2008-2013, ne filluam të shpërndanim produktet tona në shume qytete të Shqipërisë e në Kosovë. Produktet tona gjendeshin në dyqane dhe markete në të gjitha qytetet kryesore. Gjatë kësaj periudhe ne kemi marrë pjesë në panairet kryesore të organizuara në qytete si Tiranë, Shkodër, Gjirokastër, Elbasan, dhe Prishtinë. Kënaqesia jonë ishte kur merrnim shume buzeqeshje dhe vlerësim nga vizitorët për cilësinë e produkteve tona dhe shërbimin maksimal, gjë që na stimuloi për të vazhduar më tej punën tonë. Deri në këtë periudhë të gjitha produktet tona prodhoheshin me produkte të egra të gjendura në natyrë, me ndihmën e madhe të të gjitha familjeve të fermerëve që ne bashkepunonim.
MERJA BIOPRODUKTE: Në vitin 2014, ne krijuam fermën e parë në Lushnjë. Qëllimi i kësaj ferme ishte kultivimi i bimëve të cilat nuk gjendjen lehtësisht në Shqipëri apo janë të rralla në natyrë, dhe kultivimi I bimëve të vecanta të huaja. Tashmë ne kultivojmë shumë bimë të vecanta, pa pesticide, tërësisht natyrale. Personeli jonë është i trajnuar dhe i kualifikuar për t’u kujdesur për bimët e shumëllojshme me përkujdesjen e duhur.
MERJA BIOPRODUKTE: Tashmë, produktet tona janë prezente në cdo qytet të vendit tonë, në Kosovë, në Shkup të Maqedonisë, edhe në NeW York, SHBA. Gjithashtu, ne ofrojme shërbimin postar ekpres në cdo vend të botës, direkt nga qendra jonë e prodhimit!
MERJA BIOPRODUKTE: Është ndër prodhuesit më të mëdhenj në Shqipëri për produkte natyrale me bime nga bioflora shqiptare. Jemi krenarë të prezantojmë një gamë të gjerë produktesh tërësisht natyrale të prodhuara me produkte Shqiptare në Shqipëri!
MERJA BIOPRODUKTE: Bimë Medicinale; Kombinime Bimore; Kremra Natyral Bimore; Produkte Kozmetike Bimore; Ekstrakte Bimore; Vajra të shtrydhura; Vajra Esenciale; Fara, Fruta & Superushqime; Erëza Mesdhetare; Shampo për Flokët, Trupin dhe për Fëmijë; Sapun 100% Natyral etj.
MERJA BIOPRODUKTE: Misioni ynë, është të ofrojmë një shërbim Unik në Shqipëri, në Krijimin e Trajtimeve Natyrale të Personalizuara për cdo Individ.
MERJA BIOPRODUKTE: Vizioni ynë, është të ofrojmë një shërbim maksimal për klientët tanë duke plotësuar pritshmëritë më të larta të tyre.
MERJA BIOPRODUKTE: Stafi jonë përbëhet prej Mjekë të licensuar, Laborantë të licensuar, Fizioterapistë të licensuar, Konsultentë të kualifikuar
MERJA BIOPRODUKTE: Edhe trajtime për fytyrën tuaj, puçrat, aknet, rrudhat, djegiet në lëkure, etj. Trajtime për sëmundje të brendshme si: tensioni i lartë apo i ulët, aritmia në zemër, gurët dhe infeksione në veshka, gurë dhe infeksion në tëmth, shqetësime të tiroides, ulje e ngarkesës së hepatitit B, shqetësimet e menopauzës, sëmundjet e kockave, probleme me fertilitetin tek femrat dhe meshkujt etj.
MERJA BIOPRODUKTE: Ofrojmë produkte 100% Natyrale të prodhuara me krenari në Shqipëri. Ne kemi standartizuar metodat e prodhimit të produkteve tona, duke ndjekur metodika standarte Europiane, duke përdorur sistemin HACCP dhe gjithashtu duke testuar produktet tona në vazhdimësi. Bazohemi në Punime Shkencore Ndërkombëtare për të mësuar më shumë rreth vetive të bimëve e efekteve të tyre në organizmin e njeriut. Nga viti 2018 ne jemi duke testuar cdo vit Përzierjet tona Bimore, Vajrat Bimore & Vajrat Esenciale me GC-MS për të kontrolluar cilësinë e pastërtine e tyre. Produktet tona kanë kaluar me sukses çertifikime ndërkombëtare si: CODEX në Itali dhe Alb INSPECT në Tiranë.
MERJA BIOPRODUKTE: Një vizion perëndimor i kompanisë dhe një pikë e fortë referimi në treg. Kujdes i vazhdueshëm ndaj klientit dhe mirëqenies së tij, korrektesë, profesionalizëm dhe çmim konkurrues. Ju mirëpresim!