Përshkrimi

MEGAFIORI
Shitje me shumicë & Prodhim i Luleve natyrale !!
E lançuar në tregun shqiptar në vitin 2006, pas një eksperience në Europë të themeluesve të saj, sot kompania, është kthyer në një pikë të rëndësishme referimi jo vetëm për klientët e metropolit shqiptar, por nga e gjithë Shqipëria, gjithashtu.
MEGAFIORI: Import/eksport të Luleve natyrale, të shkurreve dhe drurëve dekorativ. Prodhim dhe Tregtim me shumicë i të gjitha luleve natyrale, luleve të prera dhe drurëve dekorativë (Bli, Ullinj, Palma, Rrapë, Kumbull e kuqe etj) dhe pemëve frutore. Gjithashtu, pjesë e përditshmërisë sonë, është edhe shërbimi, ku mbretëron profesionalizmi dhe korrektësia.
MEGAFIORI: Partnerët tanë, janë biznese/kompani (marrim produkte ose bashkëpunime) nga Hollanda, Greqi, Itali, Spanjë, Mal i Zi dhe Kosovë.
MEGAFIORI: Kompleks me sipërfaqe mbi 30,000 m2 për prodhimin e luleve natyrale, drurëve dekorativ dhe pemëve frutore. Në këtë sipërfaqe, 7,000 m2 e zënë serat që shërbejnë për prodhimin e luleve natyrale, veçanërisht atyre sezonale dhe mbi 23,000 m2 janë toka bujqësore për rritjen e drurëve dekorativ, pemëve frutore, agrumeve etj. Farërat që përdor MEGAFIORI janë F1 (hibrid) të mara nga kompanitë më prestigjoze në tregun ndërkombëtar, si PAN AMERIKAN dhe SAKATA. Po kështu dhe fidanët e drurëve dekorativ dhe pemëve frutore prodhohen me teknologji të përparuar, brenda standarteve të bashkimit europian.
MEGAFIORI: Përzierja e dheut bëhet me disa element që bëjnë të mundur lidhjen e shpejtë dhe pa probleme të bimëve me tokën.
MEGAFIORI: Të gjitha llojet e luleve natyrale, drurëve dekorativ, pemëve frutore dhe produkte të tjera, që ne prodhojmë janë të përshtatshme për vendin tonë.
MEGAFIORI, prodhon dhe tregton produktet e saj për të gjithë tregëtarët dhe institucionet në Shqipëri. Mbi 500.000 Lule natyrale; Mbi 35.000 Drurë dekorativ; Mbi 100.000 Pemë frutore, Agrume, Ullinj etj; Mbi 500.000 Bimë shkurore dekorative etj.
MEGAFIORI: Falë vizionit dhe lidershipit largpamës të kompanisë, udhëheqim me cilësi, standard europian dhe çmim konkurrues. Ju mirëpresim!

Galeri