Përshkrimi

MAXI SHPK
Mermere-Granite, Standard Europian!!
MAXI SHPK MERMERE-GRANITE: E lançuar në tregun shqiptar prej 3 (tre) dekadash, sot shkëlqen në fushën e Mermer-Graniteve me reputacion dhe kompetencë profesionale duke u shfaqur para klientit si një pikë e fortë referimi për cilësinë/standartin e ofruar dhe çmimin konkurrues, gjithashtu.
MAXI SHPK MERMERE-GRANITE: Posedon guroren e saj të liçensuar duke prodhuar në sasi e cilësi 4 (katër) tipologji të ndryshme mermeresh.
MAXI SHPK MERMERE-GRANITE: E specializuar në prodhimin e mobiljeve Indoor me bazë Mermer-Granitin e derivate të tyre si Banakë, Tavolina, Lavamanë, Oxhaqe dhe Arredime të shumëllojshme. Design i veçantë dhe në sintoni me kërkesat/pritshmëritë më të larta të klientit.
MAXI SHPK MERMERE-GRANITE: Prodhim, Përpunim dhe Shitje. Një aktivitet ky i ushtruar në truallin dhe godinat në pronësi 100% të saj ku janë vendosur Produktet e shumëllojshme, Teknologjia e duhur, Ambjentet e punës, Showroom-i orientues, Zyrat e asistencës ndaj klientit, Zyrat e administratorëve etj.
MAXI SHPK MERMERE-GRANITE: Përpunim i Mermere dhe Tavertina në formë blloku të sjella nga tre kontinente-Azia, Afrika dhe Europa. Jemi në treg për të bërë diferencën në përpunimin e produktit, për të ofruar cilësinë më të lartë të mundshme dhe për t’i ofruar tregut standartin europian dhe specifik, gjithashtu.
MAXI SHPK MERMERE-GRANITE: Mermer, Granit, Onyc, Travertinë, Gurë të çmuar etj. Ndërtesa publike/private, Punime artistike, Artikuj kulti etj. Partnerët tanë janë kompani private dhe firma të ndryshme ndërtimi shqiptare e ndërkombëtare, aktiviteti i të cilave lidhet në mënyrë eksplicite me godina civile dhe industriale, zyra, rezidenca, shtëpi e vila, shkolla e universitete, bar-restorante, hotele, resorte, salla të eventeve etj.
MAXI SHPK MERMERE-GRANITE: Produktet/shërbimet tona janë tashmë unike dhe mjaft të dallueshme në tregun vendas. Ato po shfaqen vit pas viti edhe në tregun botëror të mermer-granitit duke qenë kështu kontributor real dhe vlerë e shtuar e kompanisë dhe emrit të saj.
MAXI SHPK MERMERE-GRANITE: Instalim i Energjisë së Pastër në funksion të prodhimit dhe në harmoni me kërkesat më të larta teknologjike në këtë drejtim. Përdorimi i ‘Cleaner Energy’, është një tjetër avantazh i kompanisë për të respektuar me rigorozitet afatet e kontratave dhe standartin e ekzekutimit cilësor të tyre.
MAXI SHPK MERMERE-GRANITE: Skuadra novatore, Korrektesë, Profesionalizëm dhe Lidership vizionar. Ju mirëpresim!