Përshkrimi
KRONOS AGROTURIZEM: Përfaqëson në tregun shqiptar një projekt ambicioz dhe vizionar. I vendosur në Koxhas – Shijak është i ekspozuar para klientit besnik / propabil si një nga njësitë më të mira të shërbimit unik dhe revolucionar në metropol dhe jo vetëm.
KRONOS AGROTURIZEM: Bar i stilit klasik dhe mjaft i veçantë në llojin e tij. Restorant me gatime tradicionale dhe produkte bio marrë nga ferma ‘’Kronos’’ dhe zona rreth e qark.
KRONOS AGROTURIZEM: Hotel me kushte mjaft të mira sipas parametrave të standardit EU, pishinë, parkim për autovetura, parkim për rulota etj.
KRONOS AGROTURIZEM: Organizime dhe evente të paharrueshme. Për familjarë dhe grupe të ndryshme klientësh, nxënës dhe student etj. Ditëlindje, festa dhe gëzime që do të mbeten gjatë në memorien e pjesëmarrësve.
KRONOS AGROTURIZEM: Është një pikë referimi edhe për turistë vendas dhe të huaj. Për ushqimin bio, ajrin e pastër, klimën fantastike dhe bukuritë mahnitëse në zonë.
KRONOS AGROTURIZEM: Është i vendosur në një zonë me terren të përzier fushor – kodër. Ky variacion i relievit i jep zonës jo vetëm një peizazh idilik por edhe potencial për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme në çdo stinë të vitit.
KRONOS AGROTURIZEM: Koncepti i “Kronos Agrotourism” bazohet në ngritjen dhe zhvillimin e një biznesi që mbështetet në prodhimin vendas, i cili promovon produktet e kuzhinës, bujqësore dhe bukurinë natyrore të vendit. Baza e produkteve sigurohet nga vendasit, dhe një pjesë nga vetë biznesi i cili ofron shërbime dhe guida të ndryshme për itineraret në atraksionet natyrore të zonës.
KRONOS AGROTURIZEM – FERMA: Agrobiznesi mbetet një nga sektorët më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm në Shqipëri. Klima e favorshme dhe infrastruktura e serave tona në Guzaj të Shijakut luan një rol shumë jetik dhe është shtylla kurrizore për zinxhirin e furnizimit të çdo industrie. Aspekti pozitiv i agrobiznesit në serrat tona është se shumica e produkteve të tij janë përgjithësisht pa aditivë artificialë apo pesticide, duke e vendosur vendin në një pozicion për t’u bërë një prodhues dhe eksportues i rëndësishëm i ushqimeve organike cilësore. Jemi të sigurt që ferma jonë do të jetë investitori më Potencial në këtë sektor, jo vetëm që do të ketë mundësinë të plotësojë hendekun midis kërkesës dhe ofertës në tregun vendas por do të ketë të gjitha mundësitë për të konkurruar përtej tregut rajonal.
KRONOS AGROTURIZEM: Çertifikuar për cilësinë e lartë që ofron në treg dhe sipas standardeve të BE-së, staf profesional / mikpritës, shumëllojshmëri shërbimesh, çmim konkurrues dhe lidership vizionar. Ju mirëpresim!!