Të dhëna për biznesin
KONSULENCE MARKETING
Na ndiqni
Përshkrimi
E ideuar si një sipërmarrje në shërbim të biznesit mbarëshqiptar, KonsulenceMarketing operon në treg me produkte unike që prodhojnë rezultate. Vizioni ynë, është të jemi gjithnjë në avangard të plotësimit të kërkesave më të larta të biznesit në Shqipëri e Kosovë, për një marketing dinamik e revolucionar, madje, duke kapërcyer pritshmëritë e tyre. Operojmë me produkte dhe shërbime mbreslënëse, pikërisht me ato të cilat do të mbeten gjatë në mendjen e konsumatorit shqiptar. ‘Albanian Marketing’, është një botim cilësor, në të cilin lançohen jo vetëm logot e kompanive shqiptare, por dhe mjaft shkrime me fokus botën e biznesit, marketingut dhe suksesit. ‘Albanian Marketing’, është ndoshta i vetmi tekst brilant marketingu në trojet shqiptare që bashkon bizneset në të dy anët e kufirit, duke prodhuar informacion, mundësi bashkëpunimi dhe kreativitet. Është kartëvizita më e mirë e jona në treg dhe një produkt mjaft kredibël, gjithashtu. Rrjetet tona sociale, janë një tjetër aset plot vlerë dhe një mbështetje reale për biznesin. Ato prodhojnë informacion të kualifikuar për klientelën propabile dhe janë një mbështetje në kohë reale për produktet, shërbimet dhe projektet e miqve tanë. Asnjë postim në këto rrjete nuk mund të ndodhi, nëse nuk sigurohet standarti më i lartë i tyre. Ndjekësit në këto rrjete janë jo vetëm njerëz të zakonshëm, por edhe qindra e mijëra menaxherë, administrator, shitës dhe udhëheqës të bizneseve. Ne duam më të mirën për miqtë tanë ! Kjo është një deklaratë stacionare dhe një pikë e fortë referimi në përditshmërinë tonë. Ajo është pjesë e misionit të KonsulenceMarketing për të iniciuar produkte dhe shërbime, thjesht, të papërsëritshme. Lidhja me klientin, veprimi dhe ndërveprimi, kohezioni dhe ndershmëria, janë të tjera detaje të skuadrës sonë dhe për të cilat nuk mund të bëjmë asnjëherë kompromis. Logot e bizneseve, historiku, të dhëna mbi kompanitë dhe afishimi me cilësi i tyre, edhe në këtë faqe, janë një tjetër prioritet i KonsulenceMarketing. Ofrojmë gjithashtu, përgaditjen dhe printimin plot design të kartëvizitës tuaj, fletëpalosjes promocionale, katalogut apo kalendarit të përvitshëm që ju dëshironi ta keni në duart e klientelës. Ne punojmë me sloganin: Objektiva të pakta, të matshme dhe të kontrollueshme ! Vetëm kështu, besimi i ndërsjellë mes palëve do mund të njoh ritme të reja e të emetojë flukse partneriteti të qëndrueshme. Vetëm në këtë rrugë mund të prekim së bashku suksesin.