Të dhëna për biznesin

Përshkrimi

KAMILA FRUIT: Përfaqëson një impiant lider në distribuimin e fruta – perime në tregun shqiptar e më gjerë. Aktivitet mbreslënës eksport – import dhe një fuqi reale ekonomike. Për produktet cilësore që ofron për klientelën, standardin e lartë dhe çmimin konkurrues. Në fakt, atë që quhet ‘çmim i shumicës’ ose ‘dora e parë’ në treg.
KAMILA FRUIT: Jemi pika më e madhe e grumbullimit për Shqipërinë e veriut. Fokusi ynë janë fermerët vendas dhe partneriteti stacionar me ta, kryesisht për mollët.
KAMILA FRUIT: Kapacitet i lartë grumbullimi mbi 1200 ton mollë.
KAMILA FRUIT: Ambientet tona janë dhoma frigoriferike me atmosferë dinamike. Këto dhoma na mundësojnë ruajtjen e vlerave maksimale të produktit.
KAMILA FRUIT: Zotërojmë gjithashtu ambiente me makineri të fjalës së fundit teknologjike për sistemimin e produkteve. Këto makineri bëjnë larjen, selektimin, kalibrimin dhe paketimin e frutave. Jemi të vetmit në Shqipëri që kemi të instaluar në kompani këto makineri të cilat ofrojnë standard europian cilësie dhe shërbimi.
KAMILA FRUIT: Jeni duke kërkuar një stacion të qëndrueshëm për furnizimin e dyqanit tuaj të fruta – perime, atëherë jemi Ne!! Jeni duke hulumtuar për mollët më cilësore në treg me çmimin më të mirë, atëherë jemi Ne!! Kërkoni cilësi të lartë dhe partneritet të gjatë në marrëdhëniet tregtare, atëherë jemi Ne!!
KAMILA FRUIT: Produkte / shërbime sipas standardit europian, korrektesë, besueshmëri dhe një lidership bashkëpunues dhe vizionar. Ju mirëpresim!!

Video