Përshkrimi

J-COILS SHPK
Doni të bëni art mbi metal ? Zgjidhja jemi ne !!
J-COILS SHPK: Është padyshim një nga kompanitë më interesante e produktive në tregun shqiptar. Sa i takon standartit të lartë që ofron dhe zgjidhjeve në dobi të kërkesave dhe pritshmërive të klientelës.
J-COILS SHPK: Zgjidhje profesionale në prerjen dhe përpunimin e llamarinës. Precizion, Cilësi, Garanci !
Shërbimet tona: Projektim, Prerje me lazer, Përkulje, Frezim, Tornim, Kalandrim, Lyerje, Saldim.
J-COILS SHPK: E krijuar për të ofruar eksperiencën e saj në fushën e prerjes, përpunimit të llamarinës, hekurit dhe çelikut. Me një eksperiencë shumëvjeçare, kompania prezanton shërbimet e saj në projektimin dhe zbatimin e konstruksioneve metalike të rënda dhe të lehta përmes një stafi të specializuar.
J-COILS ofron zgjidhje të plotë teknike dhe të shërbimeve në fushën e prerjes dhe të përpunimit të llamarinës, kontrollin e procesit dhe shërbimin për industri të ndryshme. Për sa i përket kërkesës në treg J-Coils ka krijuar hapësira të konsiderueshme dhe është një ndër kompanitë më prestigjoze në Shqipëri në llojin e saj. Aktualisht J-Coils kooperon me makineritë e standardeve Europiane dhe me një staf të nivelit të lartë profesional, duke e bërë më të besueshëm dhe më tërheqës në treg. Kompania J-COILS shpk e regjistruar pranë QKR, me NIPT: L51608037P dhe vë në funksion aktivitetin ‘Përpunim Mekanik i Llamarinës’ me vendodhje në rrugën e Aeroportit , Qaf Kashar-Rinas, Km 3, Fshatin Bërxullë, Njësia Administrative Bërxullë, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë.
J-COILS SHPK: Objektivi ynë kryesor, është shërbimi me cilësi, precizion dhe garanci për klientët tanë… Si edhe realizimi i projekteve me rigorozitet sipas kërkesave të tyre.
J-COILS SHPK, ofron shërbimet e saj si më poshtë:
1. Linja e prerjes së llamarinës: Është një linjë e cila përdoret për prerjen e llamarinave me gjerësi të ndryshme duke qenë se do prodhohen profile të ndryshme. Lënda e parë (llamarina) e cila është element i riciklueshëm nuk është prodhim i subjektit tonë.
2. Linja e profilimit: Është një linjë e cila prodhon profile të gjerësive, trashësive dhe formave të ndryshme.
3. Saldatriçet: Shërbejnë për bashkimin e dy elementeve të ndarë.
4. Sharra Shirit: Shërben për prerjen e elementeve metalikë sipas gjatësisë së kërkuar nga klienti duke qenë se profilet bëhen me gjatësi standarde.
5. Sharra Disk: Shërben për prerjen e paneleve të cilët nuk janë prodhim i subjektit ‘J-Coils’.
6. Tripanet: Shërbejnë për hapjen e vrimave në elementë të ndryshëm me një diametër D.
7. Puntatriçet: Shërbejnë për bashkimin e dy llamarinave me nxehtësi.
8. Prerje me Laser deri në spesor 15 mm të të gjitha llojeve të materialeve. Inox, Alumin, Llamarinë të galvanizuar dhe Llamarinë çeliku.
9. Prerje me Plazma deri ne spesor 50 milimetër me një cilësi të mirë dhe me precision
10. Kalander : Kalandra është me gjatësi 3000 milimetër dhe në këtë gjatësi kalandron deri në spesor 15 mm. Për gjatësi më të vogël kalndrimi bëhet deri në spesor 25 mm. Kalander për kalandrimin e të gjithë llojeve të tubloarëve dhe profileve të hekurit.
11. Frezim.
12. Llamrinë kthyeze (Pigatriçe): Është një makineri që shërben për kthimin e llamarinës për të gjithë llojet e spesorëve.
13. Lyerje elektrostatike: Lyerja elektrostatike është një bojë pluhur e cila ka shumë jetëgjatësi dhe nuk gërvishtet. Përmasat e furrës janë 6300 x 2000 x 2200.
14. Lyerje me psitoletë me bojë vaj për të cilën është bërë dhe një dhomë që shërben për mos hyrjen e pluhurit.
Pse duhet të zgjidhni J-COILS ?
Për sa i përket kërkesës në treg J-Coils ka krijuar hapësira të konsiderueshme dhe është një ndër kompanitë më prestigjoze në Shqipëri në llojin e saj. Aktualisht J-Coils kooperon me makineritë e standardeve europiane dhe me një staf të nivelit të lartë profesional, duke e bërë më të besueshëm dhe më tërheqës në treg.
J-COILS SHPK: Cilësi, Standard, Inovacion, Lidership me vizion, Skuadër plot reputacion dhe Çmime konkurruese. Ju mirëpresim!