Përshkrimi

HOTEL VIVAS
Shijoni diellin dhe plazhin e bukur të Durrësit!!
HOTEL VIVAS: E vendosur në vijën e parë me detin, vetëm 5 minuta nga Porti i Durrësit, 30 minuta nga Aeroporti ‘Nënë Tereza’ dhe 40 minuta nga kryeqyteti, është një pikë referimi stacionare për pushuesit dhe turistët nga AL, KS, Ballkani dhe EU. Zona në të cilën ndodhet hoteli ynë ka klimën më perfekte për të kaluar pushimet verore buzë detit.
HOTEL VIVAS: 110 dhoma (gjysma me pamje nga deti); Plazh privat; Restorant; Piceri; Bar; Pishinë e jashtme (për të rritur dhe fëmijë); Shesh lojërash për fëmijë; Dhoma e konferencave; Palester; Internet Wi-Fi falas; Dhomat përfshijnë TV me ekran të sheshtë dhe mini-frigoriferë, përveç ballkoneve me pamje nga qyteti ose deti; Recepsion 24-orësh.
HOTEL VIVAS: Qëllimi ynë është t’i bëjmë mysafirët tanë të lumtur dhe qëndrimin e tyre sa më të rehatshëm. Dhomat tona janë: Dhoma standarte, Dhoma dyshe, Dhoma treshe, Dhoma familjare etj. Të gjitha dhomat plotësojnë parametrat më të mirë për një pushim të këndshëm dhe relax mbreslënës.
HOTEL VIVAS: Për t’i dhënë një shije të veçantë ditës suaj ju ftojmë të shijoni specialitetet e kuzhinës sonë. Në restorantin tonë mund të gjeni gjithçka duke filluar nga kuzhina kombëtare deri tek ajo ndërkombëtare. Zgjedhja do të jetë e vështirë mes peshkut të freskët dhe mishit. E gatuar me dashuri dhe fantazi, çdo kurs është një specialitet i shijshëm. Produktet shtëpiake janë një tjetër specialitet i restorantit tonë si: mish i thatë, turshi, reçel, makarona të freskëta, ëmbëlsira, akullore etj.
HOTEL VIVAS: Bar-i përfaqëson një zgjedhje të mirë për të kaluar kohën. Përballë detit mysafirët mund të shijojnë lëngje të ndryshme, birra të markave kombëtare dhe ndërkombëtare, pije alkoolike dhe jo alkoolike, kokteje të ndryshme, pije të ngrohta dhe të ftohta etj.
HOTEL VIVAS: Piceria, është gjithashtu në dispozicion për të gjithë fëmijët apo të rriturit që duan pica. Çdo ditë nga ora 12:00 deri në orën 23:00.
HOTEL VIVAS, ofron një pishinë të madhe të jashtme për të rritur dhe fëmijë me një pamje të bukur nga deti, duke përmbushur kështu të gjitha kërkesat më të larta të klientit.
HOTEL VIVAS, ofron edhe plazhin e madh privat me një kapacitet prej 200 çadrash dhe 400 shtretër dielli që mund të përballojnë numrin maksimal të mysafirëve tanë.
HOTEL VIVAS: Për një eksperiencë të re në qytetin e Durrësit ju ftojmë të zgjidhni VIVAS Hotel!
HOTEL VIVAS: Shijoni pushimet tuaja në zemër të detit Adriatik! Ju mirëpresim!

Video