Përshkrimi

HOTEL MONOPOL PESHKOPI
Bar, Restorant, Hotel, Standard europian !!
HOTEL MONOPOL PESHKOPI: Është padyshim një nga investimet mbreslënëse në Qarkun e Dibrës dhe një margaritar i shërbimit unik dhe turizmit, gjithashtu. Gjendet në toplistën e hoteleve më të mira shqiptare.
HOTEL MONOPOL PESHKOPI: I vendosur në qytetin e bukur të Peshkopisë, pikërisht pranë llixhave ose siç njihet ndryshe ‘Lugina e Shërimit’ vjen ky super investim privat në sektorin e turizmit në Dibër!
HOTEL MONOPOL PESHKOPI: Aty ku lluksi, shërbimi dhe cilësia nuk janë më ëndrra por standarte!
HOTEL MONOPOL PESHKOPI: Me një Bar-Kafe ku mund të kaloni momente të paharruara me familjen dhe shoqërinë, me miq e të njohur, aty ku do gjeni ambjente të kuruara dhe plot design. Një shërbim që dallohet për komunikim edhe korrektësi, gjithashtu! Pijet janë nga më të ndryshmet si të ftohta edhe të ngrohta, dhe me një pastiçeri ku shumëllojshmëria e ëmbëlsirave vjen çdo ditë e duke u përzgjedhur nga klientët që aktualisht kemi!
HOTEL MONOPOL PESHKOPI: Me një kuzhinë italiane dhe tradicionale, ofrohet ushqim i freskët dhe i shijshëm. Tek ne do jeni gjithmonë të mirëpritur për të dhënë mendimet tuaj për t’u përmirësuar!
HOTEL MONOPOL PESHKOPI: Tashmë njihet jo vetëm në Dibër por edhe nga turistët këndej e matanë kufinjve për cilësinë dhe standartin e ri që ka ofruar në tregun hotelier!
HOTEL MONOPOL PESHKOPI: Një hotel me 45 dhoma, prej 140 shtretër, ku siç e shikoni edhe në foto është një luks i vërtetë për akomoduesit dhe klientët e shumtë. Dhomat janë nga më të ndryshmet, dhoma për dy,tre,katër dhe pesë persona. Ato janë të skalitura me një interior kreativ dhe mjaft interesant duke emetuar relaks dhe kënaqësi. Kemi gjithashtu dhoma extra që dallohen nga një tjetër standard, si ato me xhakuzi. Me tualete shumë cilësore të integruara brenda dhomave dhe me ashensorë!
HOTEL MONOPOL PESHKOPI: Ju ofrojmë gjithçka që Ju si klientë, të gjeni rehatinë dhe kushtet e duhura për aq kohë sa qëndroni tek ne! Dallohemi qartazi në treg dhe nga pushuesit e llixhave sepse ofrojmë paketa të dedikuara enkas për ta ku përfshihen: Akomodimi, vaktet, shërbimi me makinë për tek llixhat dhe bileta hyrëse.
HOTEL MONOPOL PESHKOPI: Edhe sallë konferencash, shërbim fizioterapi dhe parking i garantuar mbi 50 makina.
HOTEL MONOPOL PESHKOPI: Ne duam më të mirën për klientët tanë, ata duhet të ndihen si në shtëpi. Ky është një lajtmotiv i përditshmërisë sonë. Vizioni ynë, është të plotësojmë kërkesat e klientelës dhe t’i tejkalojmë ato.
HOTEL MONOPOL PESHKOPI: Standard europian, korrektesë, profesionalizën, lidership vizionar, staf miqësor dhe çmime konkurruese. Ju mirëpresim!