Përshkrimi

HIDRI DOOR
Standard dhe teknologji inovative në ndërtim !!
HIDRI DOOR: Është padyshim një nga kompanitë më interesante në tregun shqiptar dhe një sipërmarrje dinjitoze në prodhimin e dyerve të blinduara, të cilat ofrojnë siguri absolute… Si dhe janë plot design, klas dhe stil.
HIDRI DOOR: E vendosur në Gjormë-Mamurras, kompania sot shkëlqen me një performancë gjithnjë e në ngjitje dhe mjaft mbreslënëse, gjithashtu.
HIDRI DOOR: E filloi aktivitetin e saj para disa vitesh duke u nisur nga eksperienca 12 vjeçare e krijuar në Greqi. Ne flasim me gjuhën e sigurisë dhe siguria është e tillë kur ajo është e garantuar 100% në çdo pjesë përbërëse të produktit që ne ofrojmë.
HIDRI DOOR: Në rend të parë vijnë prodhimet që përmbajnë lloje të ndryshme të sipërfaqeve me dekor të punuara me ngjyra moderne dhe përpunim të drurit deri në detaje. Çertifikimi për blindimin është garanci e jona. Përfshirja e xhamit të blinduar është jo vetëm një aksesor estetik për ne. Përdorimi i cilindrit evropian rrit performancën e sigurisë. Sigurimi me tre çelësa ju bën të mundur të largoni çdo dyshim mbi sigurinë e pronës dhe të maksimizoni ndjenjën e mbrojtjes dhe qetësisë në jetën tuaj të përditshme. Të gjitha këto janë disa cilësi substanciale të produkteve që HIDRI DOOR i realizon për Ju!
HIDRI DOOR: Renditet në toplistën e kompanive më të mira në treg për sigurinë e dyerve të blinduara të jashtme duke ofruar cilësi maksimale, standard dhe besueshmëri tek klientët e shumtë të kompanisë.
HIDRI DOOR: Prodhojmë dhe ofrojmë dyer për pronat tuaja; Montojnë dyer të jashtme të blinduara; Dyer dhe dritare alumini dhe plastike; Dyer me punim nga brenda me dorë ose në mënyrë artizanale sipas porosisë.
HIDRI DOOR: Kampion në përpunimin e dekorit të brendshëm me makineri të teknologjisë së fundit; Lyerje dyersh alumini me elektrostatikë dhe atyre të drurit me pistolet robot ose makineri.
HIDRI DOOR: Ofrojmë dyer të jashtme për shtëpi, vila, rezidenca, objekte civile, industriale dhe komerciale. Për kompani private dhe publike. Dyer me veshje alumini, druri, xhami etj. Dyert tona bëjnë diferencën në treg duke e edukuar atë me pritshmëri maksimale dhe duke zhvilluar kështu një revolucion në hapësirën e sigurisë, design-it dhe çmimit konkurrues, gjithashtu. Ju mirëpresim!