Të dhëna për biznesin

GUÇE STORE SHPK
Na ndiqni

Përshkrimi

GUÇE STORE SHPK
Hidrosanitare, Elektroshtëpiake, Standard!!
GUÇE STORE SHPK, është një kompani prej rreth 20 vitesh eksperiencë në tregun shqiptar për pajisje elektroshtëpiake, hidrosanitare, aksesorë, etj. Një kompani unike sa i takon produktit/shërbimit, markave që distribuon dhe kujdesit dinamik ndaj klientit.
GUÇE STORE SHPK-QËLLIMI: Shërbimi dhe përkushtimi ndaj klientit në mënyrë profesionale dhe të shpejtë.
GUÇE STORE SHPK-ELEKTROSHTËPIAKE: Aspirator, Furra Inkaso, Lavatriçe, Produkte të ndryshme elektroshtëpiake Inkaso dhe mjaft aksesorë të tjerë plotësues, gjithashtu. Prej vitit 2016, GUÇE Store, është partner dhe distributor i autorizuar për shitjen e pajisjeve elektroshtëpiake AEG. Kompania AEG, është një kompani lider botëror në fushën e inxhinierisë dhe produkteve elektrike/elektronike. Që prej vitit 2015, GUÇE Store, është gjithashtu distributor i autorizuar për shitjen e pajisjeve elektroshtëpiake ELECTROLUX. Kompania ELECTROLUX, është një ndër kompanitë lider botëror, që për më shumë se 100 vite ka sjellur pranë konsumatorëve produkte elektroshtëpiake të një standardi të lartë cilësie dhe dizanji. Kështu, në vitin 2020, ELECTROLUX është renditur si prodhuesi i dytë më i madh në botë, në prodhimin e pajisjeve elektroshtëpiake.
GUÇE STORE SHPK-HIDROSANITARE: Bide, Kapak WC, Kasetë WC, Lavamanë, Vaska, Mishelatorë Banjo, Pasqyra, Set WC, Produkte të ndryshme hidrosanitare etj. Që prej vitit 2005, GUÇE Store, është partner dhe distributor eskluziv për tregtimin e produkteve hidrosanitare BOCCHI për Shqipërinë dhe rajonin. Kompania BOCCHI nuk e ka ndryshuar asnjëherë misionin e saj për të sjellur në tregun botëror kreativitet, inovacion dhe përkujdesje të veçantë në cilësinë e produktit.
GUÇE STORE SHPK-E ARDHMJA: Krahas partnerizimit aktual me markat me të njohura botërore në fushën e hidrosanitareve dhe elektroshtëpiakeve, kemi në fokusin tonë shtrirjen në çdo rajon të Shqipërisë.
GUÇE STORE SHPK: E udhëhequr nga një lidership vizionar dhe në partneritet me marka e kompani lider në tregun botëror, sot, kompania po afishohet me nje reputacion profesional në tregun metropolitan dhe më gjerë. Produkte/shërbime cilësore, standard dhe çmime konkurruese. Ju mirëpresim!