Përshkrimi

GLORIA PALACE
Luks & Komfort !!
E vendosur në fshatin turistik Qerret, në një nga zonat më të bukura me plazhe me rërë dhe me ujëra të pastër kristal. Hoteli ju mirëpret me ambiente unike e me stil, vendi ideal për t’u larguar nga përditshmëria. Hoteli ofron një gamë mbresëlënëse shërbimesh dhe një standard të pakrahasueshëm të shërbimit personal dhe të komfortit. Zona elegante e pritjes ne recepsion ofron një atmosferë mikpritëse e relaksuese. Bari ynë i madh në holl dhe pranë pishinës ofron për vizitorët mundësi të shkëlqyera për kafe, çaj pasdite ose koktejle në mbrëmje.
GLORIA PALACE: 100 Dhoma me pamje anësore / ballore nga deti. Dhomat janë të llojeve të ndryshme: Superiore me pamje nga deti ose pamje anësore nga deti; Superiore treshe me pamje anësore nga deti; Junior suite room; Suite; Dhoma Delux; Dhomë Fitness etj. Dhomat janë të standartit EU dhe klientët i zgjedhin sipas buxhetit të tyre. Ato ofrojnë pamje mahnitëse të detit dhe lehtësira që e bëjnë qëndrimin tuaj të rehatshëm. Zbukuruar me orendi të mrekullueshme e ngjyra madhështore dhomat ofrojnë një ndjesi unike me shikim të parë.
Dhomat komode kanë për qëllim të kënaqin çdo klient që viziton hotelin tonë. Për shkak të vendndodhjes afër Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Gloria Palace fton vizitorët për të pushuar po ashtu edhe udhëtarët e biznesit. 89 dhomat ofrojnë një pamje mahnitëse të detit. Ballkonet e tyre tërheqëse janë të përshtatshme për mëngjeset private dhe për koktejlet e mbrëmjes shoqëruar me pamjen e mrekullueshme të perëndimit të diellit.
GLORIA PALACE: Kur nata bie, ju mund të relaksoheni me programin tonë argëtues, të krijuar në mënyrë selektive për të ofruar buzëqeshje në fytyrën tuaj dhe ngrohje të zemrave në pushimet tuaja. Çdo natë mund të shijoni shfaqje folklorike shqiptare, shfaqje profesionale vallëzimi ose muzikë live. Pista e vallëzimit dhe muzika ju ftojnë të vallëzoni me ritmin e tingujve.
Në mëngjes mund të filloni një ditë të freskët me Zumba përpara plazhit ose në pishinë me trajnerin tonë. Dita e mirë fillon me ajër të pastër, muzikë dhe lëvizje.
GLORIA PALACE: Restorant kryesor; Ala Carte; Spa dhe Qendër trajtimi; Qendra e bukurisë; Zona e masazhit; Sauna etj.
GLORIA PALACE: Wellness & SPA. Spa-ja jonë premton t’ju ofrojë një përvojë unike të mirëqenies dhe mundësinë për të gjallëruar dhe çlodhur mendjen, trupin, shpirtin dhe emocionet, përmes një game trajtimesh rinovuese dhe freskuese. Masazhi, Terapitë, Qendra e Bukurive, Dhoma e Pushimit dhe Sauna do ju ndihmojnë të bëni një udhëtim çlodhës në ambientet e SPA-së duke ju hequr stresin e përditshëm.
GLORIA PALACE: Pishina e brendshme është streha e përsosur për mysafirët që kërkojnë relaksin. Pishina e jashtme ofron pamje piktoreske midis palmave duke imponuar një parajsë të vërtetë. Pishina për fëmijë pozicionohet në mënyrë të përkryer në cep të pishinës së hapur.
GLORIA PALACE: Plazhi para hotelit fton të ftuarit të provojnë ndjesinë e notit në bregdetin e Adriatikut. Pamja e saj panoramike do t’ju tërheqë përtej ëndrrave tuaja më ekzotike.
GLORIA PALACE: Klubi për Fëmijë. Vizitorët tanë të vegjël janë gjithmonë përparësi. Klubi i fëmijëve ofron argëtim të sigurt për ëngjëjt tuaj. Është një personel i mirë trajnuar dhe profesional. Fëmijët mund të mësojnë pikturim, të bëjnë piktura në fytyrë, shohin filma dhe marrin pjesë në shumë aktivitete të tjera. Fëmijët e duan plazhin dhe pishinën aq sa të rriturit, kjo është arsyeja pse çdo fundjavë, ne organizojmë aktivitete sportive dhe shumë rekreative në pishinë dhe plazh gjatë sezonit të verës.
GLORIA PALACE. Palestra. Qëndroni në formë e punoni në qendrën tonë të palestrës dhe gëzojuni pajisjeve moderne e lehtësirave që ofrohen. Palestra është e hapur 24 orë në ditë për vizitorët e hotelit dhe anëtarët e fitnesit.
GLORIA PALACE: Edhe peshqira falas për në pishinë / plazh; WIFI dhe Parkim falas; Çadër dhe Shezllon të përfshirë në çmim; Shërbime lavanterie; Transport nga aeroporti; Autobuz në qytet etj. Moto e jonë është: Për një eksperiencë unike akomodimi në Adriatik !!
GLORIA PALACE: Organizojmë evente, ditëlindje, dasma në pjesën e jashtme deri në 100 persona dhe kryesisht jashtë sezonit.
Përse duhet të zgjedhim GLORIA PALACE? Përgjigjia është e thjeshtë. Sepse GLORIA PALACE plotëson kërkesat më të larta të klientelës duke ofruar cilësi të lartë shërbimi, komfort, luks, profesionalizëm dhe çmime konkurruese. Ju mirëpresim!