Përshkrimi

FRALUS COLOR: E lançuar në tregun metropolitan shqiptar prej disa vitesh, sot përfaqëson një nga kompanitë më të njohura në qarkun e Tiranës dhe më gjerë. Mbi 3.000 artikuj të ndryshëm të markave kombëtare / ndërkombëtare dhe çmim mjaft konkurrues i produkteve.
FRALUS COLOR: Materiale ndërtimi, vegla pune profesionale, bojëra të ndryshme për sipërfaqe të ndryshme dhe përgaditje e tyre, pajisje hidraulike, aksesorë mobilerie, aksesorë elektrikë, materiale për bujqësi, materiale për kopshtari, materiale të industrisë mekanike etj.
FRALUS COLOR: Vizioni ynë konsiston në faktin për t’i sjellë klientëve tanë cilësinë më të lartë në tregun shqiptar. Ne i kuptojmë kërkesat e klientit, ndaj e kemi për detyrë t’u ofrojmë atyre produkt cilësor, shërbim korrekt, asistencë dhe çmim konkurrues. Standardi, vlera dhe cilësia janë tipare stacionare të kompanisë tonë.
FRALUS COLOR: Produkte kualitative, qindra e qindra marka plot reputacion në showroom-in tonë, avantazhe ekonomike dhe një pikë referimi në treg. Për individë që merren me ndërtime. Për firma dhe kompani që ndërtimin e kanë përditshmëri të tyre. Për inxhinierë dhe arkitektë të fushës së ndërtimit dhe mirëmbajtjes. Ju mirëpresim!