Përshkrimi

ESSE HOME
Elegancë, Standard, Design !!
ESSE HOME: Është padyshim një nga xhevahirët shqiptar të industrisë së arredimit duke u pozicionuar në treg me cilësi, standard dhe profesionalizëm.
ESSE HOME: Me një eksperiencë për më shumë se 25 vjeçare vjen tashmë me një Showroom e Brand të Ri.
ESSE HOME: Përgjatë këtyre dekadave është marrë me prodhimin dhe tregtimin e divaneve, karrigeve, poltronave, krevateve, dyshekëve, dhomave të gjumit, dhomave të ndenjes si dhe eksportin e tyre në vendet europiane.
ESSE HOME: Tekstile, pëlhura dhe lëkura ekologjike italiane nga më të mirat në tregun europian. Cilësia e lartë e punimit, stili unik, linjat estetikisht të pastra e të qarta, design-et e fundit dhe asistenca e arkitektit, janë të tjera avantazhe të kompanisë. Motoja jonë është plotësimi dhe tejkalimi i pritshmërive të klientelës duke mos bërë asnjë kompromis me cilësinë.
ESSE HOME: Është udhëheqësi i tregut shqiptar për lëkurat origjinale italiane dhe shumëllojshmërinë e tyre duke u shndërruar në problemzgjidhës për klientë dhe arredues anekënd vendit.
ESSE HOME: Përveç modeleve të cilat gjendet në ekspozitën tonë, ne realizojmë edhe modele sipas preferencave të secilit klient duke filluar nga zgjedhja e design-it, e duke vazhduar më tej me përmasat, tekstilin, ngjyrat etj.
ESSE HOME: Arredime për vila dhe rezidenca, hotele, bar-restorante, zyra, ambjente komerciale dhe biznesi etj.
ESSE HOME: Faleminderit që na zgjidhni ! Ju mirëpresim!