Përshkrimi

ERZENI SHPK: Prodhim dhe përpunim qumështi!!
ERZENI SHPK: Përmes një eksperience mbi 25 vjeçare, operojmë në treg me mbi 17 lloje të ndryshme produktesh të cilësisë maksimale.
ERZENI SHPK: Falë përkushtimit dhe inovacionit kompania sot mban vendin e parë në Shqipëri për përpunimin dhe prodhimin e qumështit.
ERZENI SHPK: Qëllimi ynë është ruajtja e pozitave aktuale dhe krijimi i një standardi global i cili do të mundësojë realizimin e objektivit tonë të rradhës.
ERZENI SHPK: Objeltivi ynë është eksporti i produkteve “Erzeni” në vendet e rajonit tonë të Ballkanit dhe më gjerë.
ERZENI SHPK: Mbi 20 lloje produktesh të cilësisë maksimale dhe lider në tregun shqiptar.
ERZENI SHPK: Inovacion dhe përkushtim i vazhdueshëm.
ERZENI SHPK: Forca e natyrës çdo ditë pranë jush!
ERZENI SHPK: Grumbullojmë qumësht çdo ditë, në rreth 50 fshatra. Zonat ku grumbullojmë qumësht janë: Berat, Kuçovë, Dumre – Elbasan, Fier, Lushnje, Rrogozhinë, Lezhë, Vlorë (Novoselë, lumi i Vlorës), Mallakastër, Memaliaj, Tepelenë. Risia për vitin 2020, është pika e grumbullimit të qumështit në Gjirokastër, ku grumbullojmë qumësht dele dhe dhie.
ERZENI SHPK: Kemi ngritur në zonat më të largëta pika për grumbullimin e qumështit, ku secila ka në territorin e vet rreth 5 fshatra. Pikat e grumbullimit, janë të pajisura me analizator për kontrollin e qumështit dhe plotësojnë kushtet e nevojshme higjeno-sanitare. Qumështi pasi është kontrolluar, pranohet dhe transportohet i sigurt me autobot termus për përpunim në fabrikë. Makinat e grumbullimit janë të pajisura me mjete të pështatshme për kontrollin paraprak organo-leptik e fiziko-kimik të qumështit.
ERZENI SHPK: Për kontroll më të detajuar, merren mostra dhe kryhen analiza në pikat e grumbullimit të qumështit dhe në laboratorin e fabrikës. Fermat e mëdha, janë të pajisura me makinëri mjelëse dhe tanke ftohës. Qumështi prej tyre tërhiqet një herë në ditë.
Fermat e vogla nuk kanë tanke ftohës, ndaj i kemi pajisur me kontenier inoksi dhe alumini dhe ju tërhiqet qumështi dy herë në ditë.
ERZENI SHPK: Sapo mbërrin në fabrikë, përpara futjes në prodhim, qumështi kontrollohet për prezencën e antibiotikëve, aflatoksinës, qelizave somatike, prezencës së falsifikimeve të ndryshme, treguesve të aciditetit dhe aromave të qumështit, për përcaktimin e cilësisë dhe destinimit të tij.
ERZENI SHPK: Qumësht; Dhallë; Djath i bardhë; Djath kaçkavall; Gjizë; Salcë Erzeni; Gjalpë; Kos me fruta etj etj. Cilësi dhe standard EU, përkushtim dhe çmim konkurrues, Ju mirëpresim✅

Video