Përshkrimi

ELEKTROHETA
Ne garantojmë kualitet!!
ELEKTROHETA: Është padyshim një nga ndërmarrjet më të suksesshme në Kosovë e më gjerë. Me fokus industrinë elektrike dhe zhvillimin e vrullshëm të saj.
ELEKTROHETA: Qëndrueshmëria, përkushtimi dhe standarti i ofruar në tregun mbarë shqiptar e më gjerë janë në themel të punës sonë të përditshme dhe një pikë e fortë referimi për klientelën.
ELEKTROHETA: E themeluar në vitin 2002-2003 me fokus tregtimin e shtyllave të drurit / betonit të tensionit të ulët / mesëm, sot shkëlqen në tregun shqiptar ( Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi etj ) me plot reputacion, eksperiencë profesionale dhe çmim konkurrues, gjithashtu.
ELEKTROHETA: E licensuar nga Ministria e Tregëtis dhe Industrisë për Ndërtim / Zbatim / Projektim ka startuar rrugën e saj të suksesit me instalimin e stacioneve, kabinat e transformatorëve të ndryshëm ( 25kvA deri 4000 kvA ) dhe ndërtimin e linjave të tensionit të lartë, të mesëm dhe të ulët. Ky sukses fillestar i kompanisë e nxiti lidershipin e saj të mendojë për të prodhuar shtylla betoni, duke u afishuar kështu në treg si një operator i rëndësishëm ekonomik.
ELEKTROHETA: Në vitin 2010 kemi importuar teknologjinë e nevojshme për prodhimin e shtyllave të betonit dhe në Prill të vitit 2011 kemi nisur prodhimin e tyre. Standarti i prodhimit dhe besueshmëria e lartë në treg kanë bërë të mundur që në vitin 2013 të pajisemi me çertifikatën e cilësisë ISO 9001:2008.
ELEKTROHETA: Sot, klientët / partnerët tanë janë kompani e biznese nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi e mbarë trojet shqiptare në Ballkan të cilët gjejnë tek kompania jonë një shtysë reale dhe domethënëse në projektet e tyre zhvillimore dhe industriale.
ELEKTROHETA: Ofron gjithnjë produkte dhe shërbime cilësore, kompetencë profesionale, përmbushje në afat të çdo kontrate e bashkëpunimi dhe çmimet më të volitshme në treg.
ELEKTROHETA: Një lider i padiskutueshëm në treg dhe një kompani e stilit tërësisht perëndimor. Ju mirëpresim!

Video