Përshkrimi

ECO ENERGIA SHPK
Energji e Rinovueshme Fotovoltaike!!
ECO ENERGIA SHPK: Është padyshim një nga kompanitë më interesante e produktive në tregun shqiptar. Një lider i vërtetë në menaxhim dhe ekzekutim projektesh cilësore dhe me standard europian, gjithashtu.
ECO ENERGIA SHPK: Operon në fushën e energjisë së rinovueshme, e përqëndruar në sektorin e paneleve fotovoltaike. Kompania ka arritur të lërë gjurmë të konsiderueshme në këtë sektor për shkak të strategjisë së fokusuar në krijimin e avantazheve konkurruese; fokusit në rritjen e marrëdhënieve të partneritetit brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe padyshim fal profesionalizmit dhe cilësisë së lartë që ofron.
ECO ENERGIA SHPK: Ka instaluar degë në të gjithë Shqipërinë dhe Greqi me staf të trajnuar, për tu përgjigjur për çdo informacion, për të krijuar besueshmërinë ndaj klientëve dhe investitorëve të mundshëm.
ECO ENERGIA SHPK: Ofron për klientin një paketë të plotë shërbimesh duke filluar nga konsulenca e për të vazhduar më pas me instalim, konfigurim dhe përmbajtje periodike.
ECO ENERGIA SHPK-KONSULENCË TEKNIKE: Ofron një shërbim konsulencë FALAS për çdo individ apo biznes i cili është i interesuar të instalojë një impiant fotovoltaik. Për këtë shërbim Eco Energia ka vendosur në dispozicionin tuaj një inxhinier ekspert për të llogaritur impiantin më të përshtatshëm për ju apo biznesin tuaj.
ECO ENERGIA SHPK-KONSULENCË FINANCIARE: Një impiant fotovoltaik duhet të ketë një kthim investimi sa më të shpejtë. Eco Energia ju ofron një analizë të detajuar financiare të investimit tuaj dhe ju ndihmon të bëni investimin e duhur.
ECO ENERGIA SHPK-INSTALIM: Një grup pune profesional i përbërë nga elektriçistë dhe instalatorë me përvojë të cilët janë trajnuar në montimin e strukturave metalike dhe instalimin e paneleve fotovoltaike, janë dhe gjenden gjithmonë në shërbim të klientit dhe projekteve ambicioze të kompanisë.
ECO ENERGIA SHPK-KONFIGURIM: Një pjesë e rëndësishme e projektit është edhe konfigurimi i sistemit sipas parametrave të duhur. Inxhinierët e Eco Energia janë të çertifikuar për këtë shërbim nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të inverterave.
ECO ENERGIA SHPK-PASTRIM PROFESIONAL: Eco Energia kryen pastrime profesionale të paneleve fotovoltaike me pajisje të specializuara për këtë funksion, të cilat nuk e dëmtojnë xhamin e paneleve diellore.
ECO ENERGIA SHPK-KONTROLL TEKNIK: Eco Energia kryen kontrolle teknike të impianteve fotovoltaike të cilat përfshijnë kontrollin e lidhjes së kabujve, kontroll të paneleve diellore me dron me kamera termike për probleme të mundshme dhe inspektim të inverterit për probleme të mundshme teknike etj.
ECO ENERGIA SHPK: Besueshmëri, Fleksibilitet, Projekte sipas standartit europian, Asistencë dhe Konsulencë për klientin, Zgjidhje avantazhuese, Çmim konkurrues dhe Lidership vizionar dhe koherent me vizionin largpamës të kompanisë. Ju mirëpresim!

Video