Përshkrimi

easyPos është aplikacion i liçensuar nga AKSHI dhe DPT-ja, që i përgjigjet në mënyrë optimale proçesit te fiskalizimit.
Është padyshim risia më impresionuese në tregun kombëtar të fiskalizimit. Një partner i shkëlqyer për biznesin, i thjeshtë në përdorim dhe 100% i sigurt.
U lançua në treg në vitin 2021 nga ESDP-ja, një kompani që lindi nga pasioni për të krijuar, për të qenë të pavarur, për t’u gjetur zgjidhje problemeve të vështira.
Pak nga pak ESDP u shndërrua në një shoqëri me ambicie të mëdha, e aftë jo vetëm për të prodhuar zgjidhje për fiskalizimin por për të krijuar dhe tregtuar aplikacione financiare dhe menaxheriale që i përgjigjen në mënyrën më të mirë cdo nevoje të bizneseve shqiptare.
Jemi të lumtur që përfaqësojmë një pikë të fortë referimi për bizneset/iniciativat sipërmarrëse të konsoliduara dhe të atyre që e nisin rishtazi veprimtarinë e tyre ekonomike.
Një skuadër e përkushtuar është gjithmonë pranë jush duke asistuar dhe duke prodhuar sukses.