Përshkrimi

DEPO SHPK
Materiale Ndërtimi, Vegla Pune, Aksesorë!!
DEPO SHPK: Është padyshim një nga kompanitë më në avangard në Qarkun e Durrësit e më gjerë. Në themel të funksionimit të saj ka garantimin e produkteve cilësore. Për të mbajtur këtë zotim çdo punonjës dhe drejtues i kompanisë përkushtohet në maksimum për të ofruar shërbime cilësore dhe produkte të standarteve të larta. Që në fillesat e veprimtarisë kompania DEPO SHPK ka përzgjedhur me kujdes firmat më prestigjoze botërore, ku në thelbin e tyre kanë produktet cilësore. Kjo ka vazhduar dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen si një “pakt i panegociueshëm” ndaj klientëve tanë.
DEPO SHPK: Veprimtaria dhe gama e produkteve të ofruara është e gjërë duke filluar nga profilet metalike për kartonxhes të prodhuara vetë, duke vazhduar me profilet Knauf, vegla pune, aksesorë të ndryshëm, materiale ndërtimi, materiale termoizoluese, sisteme alumini etj. Gjithashtu stafi i kompanisë me eksperiencë disavjeçare në vendin fqinj ofron punime gipsi dhe punime të brendshme cilësore. Çdo ditë kemi punuar dhe do të vazhdojmë të punojmë që klientët tanë të kenë besimin e garantuar tek çdo shërbim i ofruar nga ne.
DEPO SHPK: Sjell në tregun shqiptar produkte të markave prestigjoze të një cilësie superiore me çmime konkurruese. Produktet e Kanuf, Ravagno, Deutsch Color, Dast, F.F Group, Morris, Hugo, Benman janë të ofruara me çmime konkurruese dhe me një cilësi superiore.
DEPO SHPK: Materiale ndërtimi, Dyer dhe dritare alumini të modeleve të ndryshme dhe përmasave të ndryshme të një cilësie shumë lartë. Profile kartonxhesi, Fasada alumini të modeleve të ndryshme dhe përmasave të ndryshme të një cilësie shumë të lartë. Punime gipsi, Dopio xham i temperuar sipas kërkesave dhe nevojave të klientëve tanë brenda dhe jashtë vendit. Aksesorë & Bojra, Shërbime zbusimi dhe temperimi falë makinerive të fjalës së fundit të teknologjisë. Materiale termoizoluese, Prodhimin e kangjellave të aluminit dhe gabinave xhami të dushit. Sisteme alumini, Ofrimin e shërbim montim-çmontim të dyer-dritarve ose fasadave të ndryshme. Çdo ditë kemi punuar dhe do të vazhdojmë të punojmë që klientët tanë të kenë besimin e garantuar tek çdo shërbim i ofruar nga ne.
DEPO SHPK: Materiale izoluese të prodhuara nga RavaProof: RavaProof ofron produkte izoluese shumë cilësore, si material i bitumuar hidroizolues i tretshëm në ujë në formë paste barriera avulli, për themelet, muret mbajtëse dhe kundër karbonizimit të betonit.
DEPO SHPK: Aksesorë për lyerje dhe izolues nga Morris. MORRIS ofron një gamë të gjerë mjetesh për lyerje, llak, lëndë gërryese dhe vulosës, të prodhuara në fabrikat më të besueshme në të gjithë botën, që plotësojnë nevojat e konsumatorëve. Produket e Morris ju mund ti gjeni të tregtuara nga Depo Shpk dhe çmime konkurruese, gjithashtu.
DEPO SHPK: Materiale për ndarje të gatshme nga Siniat. Siniat prodhon materiale për ndarje, tavane, rreshtime muri dhe qëllime të jashtme pastrimi. Produktet përdoren nga ndërtuesit e vegjël deri tek disa nga arkitektët dhe ndërmarrjet më të vlerësuara në vend.
DEPO SHPK: Stuko dhe nivelues për dyshemene. DAST nuk është thjesht një prodhues i apasionuar i materialeve cilësore të ndërtimit dhe riparimit, por i gjithçkaje që lidhet me të jetuarit dhe të punuarit në mjedise të rehatshme dhe të shëndetshme.
DEPO SHPK: Bojra. Në Deutsch Color krijimtaria nis me të kuptuarit e nevojave të konsumatorëve tanë dhe këto bojëra janë pjesë e showroom-ve tona.
DEPO SHPK: Trarë dhe panele imitim druri, stili arredimit klasik. Panelet dhe trarët plotësojne gamën e produkteve Dekor Italy. Ideale për të rikonstruktuar ambientet tuaja.
DEPO SHPK: Panelet beton efekt cimento për arredim industrial. Linja e paneleve Beton riprodhon efektin e përforcuar të betonit që përdoret shumë në të gjitha mjediset e stileve bashkëkohore.
DEPO SHPK: Korniza & arkiteture per fasada. Produktet Dekor Italy, prodhohen nga bashkimi i polisterolit me dendësi të lartë me disa shtresa kuarci të përzier me rezina të veçanta që japin forcë dhe rezistencë ndaj ndikimit të faktorëve atmosferikë dhe mbi të gjitha fleksibilitet dhe elasticitet ndaj të dridhjeve që muret mund të marrin.
DEPO SHPK: Panele dekorative guri. Panelet në gurë të rindërtuar, Elegante & Pratike. Panelet dekorative guri të Dekor Italy janë zgjidhja ideale për punë praktike dhe montim të shpejtë.
Panele tulla dekorative: Panelet me tulla te rindertuara, zgjidhje gjeniale. Panelet e tullave te rindërtuara Dekor Italy janë zgjidhje praktike e përshtatshme në tregun e rikonstruksionit.
DEPO SHPK: Shumëllojshmëri produktesh, shërbim i shpejtë i stafit, korrektesë, fleksibilitet dhe çmime mjaft konkurruese. Ju mirëpresim!