Përshkrimi

DANTE SHPK VEKA – E lançuar në treg në vitin 1996 ka pasur gjithnjë si synim të sjellë teknologjinë më të përparuar të serramentave në Shqipëri duke ndjekur çdo inovacion që ndodh në këtë fushë. Në vitin 2001 DANTE SHPK ishte kompania e tretë shqiptare që filloi të prodhojë serramenti në PVC duke përdorur materiale që importoheshin nga Turqia dhe Bullgaria. Për herë të parë në Shqipëri në vitin 2007 DANTE SHPK sjell liderin botëror të PVC VEKA AG duke mundësuar në këtë mënyrë standartin më të lartë të PVC në treg duke qenë partnerët e parë zyrtar. Në vitin 2018 ndërmerret një tjetër hap i rëndësishëm duke bërë çertifikimin evropian të prodhimeve tona duke sjellur cilësinë dhe sigurinë maksimale për produktet që ju ofrohen.
DANTE SHPK VEKA – SISTEMI INOVATIV për KURSIMIN e ENERGJISË dhe ELEGANCA e PËRSOSUR: SOFTLINE 82 është VEKA sitemi inovativ i kualitetit premium, i cili përmbushë të gjitha kërkesat e së ardhmes, falë përbërësve të lartë termoizolues dhe nivelit më të lartë të sigurisë.
DANTE SHPK VEKA – SISTEMI i KONTUREVE të RRUMBULLAKTA: SWINGLINE sistemi përmbush edhe pritjet më të larta të dizajnit dhe funksionalitetit. Ai tërheq me këndet elegante të rrumbullakta, me proporcione të përshtatura dhe optikës dinamike.
DANTE SHPK VEKA – BALANCIM i PËRSOSUR i EFEKTIVITETIT dhe KURSIMIT të ENERGJISË: SOFTLINE 76, është sistemi inovativ i profileve të VEKA-s, përmes të cilit garantohet përmbushja e të gjitha kërkesave dhe dëshirave Tuaja. Dizajni i zhvilluar me kujdes të veqantë, ofron shumë mundësi, e përmes këtij sistemi mund të jeni përfitues me dekada.
DANTE SHPK VEKA – SISTEMI MODERN dhe KLASIK: Dizajni i sistemit SOFTLINE 70 AD me kontura butësisht të rrumbullaksuara është njëkohësisht klasik dhe minimalist, për çfarë është i përshtatshëm për stilet e ndryshme arkitektonike- nëse bëhet fjalë për stilet moderne ose tradicionale, ndërtesave të reja apo renovimeve.
DANTE SHPK VEKA – SISTEMI i DIZAJNIT KLASIK me TRE GOMINA MBYLLËSE: SOFTLINE 70 MD është sistemi VEKA i dizajnit klasik me instalim të thellësisë prej 70 mm dhe gominës së mesme. Dizajni atraktiv dhe elegant arrihet me korniza butësisht të rrumbullaksuara, me sipërfaqe shumë pak të dukshme, pamja neutrale e së cilës është mëse e përshtatshme për të gjitha tipet e arkitekturës.
VEKA është prodhues lider i profileve të PVC-së për dritare dhe dyer në të gjitha kontinentet. Prejardhja dhe kryeqendra e Grupit VEKA është Senderhorsti, Gjermania. Këtu që nga viti 1969 krijohen zgjidhje të cilat ndihmojnë klientët që të jenë të suksesshëm. Posedon përvojë, kompetencë dhe njohuri të kërkesave specifike të çdo vendi. Me më shumë se 50 degë dhe përfaqësi, është prezente në të gjitha tregjet më të njohura botërore. Ky rrjet biznesi i mundëson të kuptojë dhe përmbushë kërkesat dhe pritshmëritë e më tepër se 3,700 partnerëve të saj.
DANTE SHPK – PROFILET: PVC, Softline 70 mm, Softline 82 mm, Veka variant, Veka slide 70 mm, Veka slide 82 mm, Eco Sol, Alumin.
DANTE SHPK – PRODUKTE: Tenda alumini, fasada etj.
DANTE SHPK – SHËRBIME: Prodhim, montim, furnizime per Serramenti (shumicë dhe pakicë).
DANTE SHPK – TË AFTË NË PROJEKTIM: Falë eksperiences 23 vjeçare në tregun shqiptar Dante shpk ofron konsulta për të dhënë zgjidhjen më të mirë për ambientin tuaj në varësi të kushteve që ju keni dhe çfarë doni të realizoni.
DANTE SHPK – SHERBIM PROFESIONAL: Tek Dante shpk ju mund të gjeni të njëjtin shërbim si në vendet më të zhvilluara evropiane falë edhe kurseve të ndërmarra në Gjermani tek partnerët tanë Veka Ag ku janë marrë certifikimet e nevojshme në prodhimin e serramenteve duke sjellur në tregun shqiptar serrameni të cilësisë më të mirë evropiane.
DANTE SHPK – ZGJIDHJE PROFESIONALE: Falë shumëllojshmërisë të produkteve tona jemi të aftë t’ju ofrojme zgjidhje në cdo projekt që keni qoftë për ju parësore cilësia, çmimi apo një raport i mirë midis tyre.
DANTE SHPK – SUPPORT 24/7: Çdo produkt i DANTE SHPK përfshin asistencën për çdo problem teknik (jo të shkaktuar nga keqpërdorimi) që ju mund të keni deri në 10 vjet pasi ju keni marrë ne dorëzim porosinë.
DANTE SHPK VEKA: Mbetet padyshim një kompani kryesore në treg që përmbush kërkesat e tij me produkte cilësore, shërbime dhe çmim konkurrues! Ju mirëpresim!