Përshkrimi

BRILLIANT HOTEL & SPA
Komoditet dhe kujtime të paharrueshme!!
BRILLIANT HOTEL & SPA: I ndodhur në plazhin e Qerretit, midis Durrësit dhe qytetit të Kavajës, paraqet në treg një nga atraksionet turistike më interesante dhe mbreslënëse, gjithashtu.
BRILLIANT HOTEL & SPA: Hapja e këtij impianti turistik ka sjell një frymë të re në të gjithë zonën e Qerretit e më gjerë. Shumë turistë vendas dhe të huaj po kërkojnë gjithnjë e më shumë të kalojnë pushimet, pikërisht këtu, në këtë vend.
BRILLIANT HOTEL & SPA: Një ndërtesë e Re dhe moderne me një strukturë interesante, me disa dhoma moderne dhe atmosferë të këndshme, e pajisur me të gjitha orenditë luksoze, dekorimin modern të dhomave, restorantet dhe baret e dizajnuara me risitë më të fundit të arkitekturës. I përshtatshëm për biznes, familje dhe evente festash.
BRILLIANT HOTEL & SPA: Staf profesionist që punon pa u lodhur për t’ju ofruar shërbimin maksimal duke garantuar që përvoja juaj të jetë 100% pozitive dhe ‘Mikpritjeja’ shqiptare të shkëlqejë, gjithashtu.
BRILLIANT HOTEL & SPA: 174 dhoma, duke përfshirë 22 suita, 6 suita luksoze dhe 146 dhoma standarde. Të gjitha sipas standartit europian të cilësisë dhe shërbimit. Transport në aeroport, ngrënie 24h në dhomë, koktej bar, dog friendly (kafshët shtëpiake qëndrojnë falas), shërbimi i makinave me shërbetor, pishinë, Wi-Fi falas dhe plot avantazhe të tjera.
BRILLIANT HOTEL & SPA: Edhe salla moderne dhe dhoma sindikale me dekorim të bukur dhe të gjitha pajisjet e nevojshme teknike, të përshtatshme për evente biznesi, por edhe për dasma, darka gala apo festime familjare.
BRILLIANT HOTEL & SPA: 3 restorante dhe piceri, 2 Beach-Bar, 1 Roof Top Bar i vendosur në katin e 8-të, 3 pishina (dy për të rritur dhe një për fëmijë), kënd lojërash dhe klub për fëmijë, sallë gjigante konferencash dhe SPA. Qendër me kushte moderne dhe pishinë të brendshme.
BRILLIANT HOTEL & SPA: Një tjetër zonë mjaft tërheqëse, është plazhi privat me shezlong dhe çadra komode. Pishina tjetër ndodhet në zonën e plazhit, e cila ndodhet vetëm pak metra nga hoteli. Është e ndërtuar plotësisht me pamje nga deti ku mund të shijoni si pishinën ashtu edhe detin.
BRILLIANT HOTEL & SPA, BAR-RESTORANT: Hoteli përbëhet nga dy godina me recepsionin në mes të vendosur si një urë që lidh dy pjesët e hotelit. Nga njëra anë ndodhet restoranti ‘A la Carte’, ku kuzhina e freskët mesdhetare dhe italiane shërbehet me një shumëllojshmëri verërash vendase dhe të huaja. Ushqimi i gatuar është peshku i freskët, i cili gatuhet në mënyra të ndryshme duke iu përshtatur kuzhinës mesdhetare. Ushqimi i detit është gjithashtu shumë i preferuar mbi makaronat ose rizoto. Nuk mund të mungojë mishi i freskët i viçit i gatuar në mënyrë tradicionale. Në anën tjetër ndodhet restoranti me vetëshërbim, i cili shërben bufe të hapur me ushqime tradicionale shqiptare. Të dy restorantet kanë bare që shërbejnë pije sipas dëshirës së klientit. Në ambientin e jashtëm ndodhen dy bar plazhi, ku njëri prej tyre u shërben ekskluzivisht klientëve të paketave All inclusive, ndërsa tjetri të gjithë klientëve dhe ku mund të shijoni edhe të tjera pike alkoolike, joalkoolike etj.
BRILLIANT HOTEL & SPA: Pamje të mrekullueshme të lindjes dhe perëndimit të diellit, muzikë live nga këngëtarë të njohur shqiptar, ambjente komode familjare, shërbim impresionues, çmime konkurruese dhe një lidership vizionar. Ju mirëpresim!