Përshkrimi

BREZOVICA HOTEL & SPA
HOTEL I MREKULLUESHËM NË ZEMËR TË BREZOVICËS !!
BREZOVICA HOTEL & SPA: Është padyshim një nga xhevahirët e industrisë së turizmit mbarëshqiptar duke u afishuar në treg me një cilësi superiore dhe standard europian.
BREZOVICA HOTEL & SPA: Një sintezë e të bukurës dhe funksionales, klasikes dhe modernes, arkitekturës mbreslënëse dhe shërbimit të papërsëritshëm, gjithashtu.
BREZOVICA HOTEL & SPA: I ndodhur në pjesën më të bukur në zemër të Brezovicës, mirë se vini në Brezovica Hotel & Spa. Larg nga zhurma dhe nxitimi i qytetit, hoteli është i vendosur në një pjesë magjepsëse dhe të qetë të rrethuar nga malet e Sharrit dhe përgjatë Lumit Lepenc. I ndërtuar me një arkitekturë të veçantë dhe magjepsëse, që të bën të ndjesh një qetësi shpirtërore, me një shërbim profesional që ruan standardet, e që në qendër të vëmendjes ka mysafirin, Hoteli posedon 72 dhoma të mobiluara me një stil luksoz modern, ku shumica e tyre ofrojnë pamje spektakolare mbi gjithë perlën e Brezovicës!
GJETHJA RESTAURANT: Dhomë ngrënie me një tarracë dhe një pamje mahnitese të maleve e cila ofron mëngjes të plotë dhe një menu la carte për drekë dhe darkë që përmban kuzhinë lokale dhe ndërkombëtare me zgjedhje të shkëlqyeshme të pijeve.
OPERA BAR KAFE: Në mëngjes është vendi ideal për kafe të sapo gatuar para se të filloni ditën tuaj dhe vendi i përsosur për të pushuar dhe te relaksoheni pas një dite të ngarkuar në Brezovica. Menuja e gjerë ofron kafe të sapo krijuara, çajra të rregullt ose bimor, kokteje alkoolike dhe joalkoolike, birra vendase dhe të importuara, pije alkoolike premium, snacks dhe ëmbëlsira.
MAGNET KLUBI NATËS: Magnet Klub nate një vend ku çdo mysafir i hotelit e gjen vetveten në të. Pas një dite të gjatë një zbavitje dhe rehati në mbrëmje është e mirëseardhur për të gjithë pushuesit. Magnet Night Club posedon tryezën e bilardos, vendi i pikados (shigjetës), përzgjedhje e larmishme e pijeve, koktejeve tërheqëse të shoqëruara me meze të lehta. Pjesa e fitnesit është një vend ideal për të gjithë mysafirët që dëshirojnë të nisin një ditë me sport dhe ushtrimet e duhura dhe cilësi teknologjike, ku pamja e jashtme e natyrës është mbresëlënës sa do të ju bëjë të ndiheni të plotësuar.
Masazh: Për të arritur kulmin tuaj të kënaqësisë në hotelin tonë, besojuni duarve eksperte të profesionistëve të Aquarius SPA Center për një trajtim të plotë bukurie ose një masazh relaksues. Hotel Brezovica ka 2 salla konferencash dhe 1 dhomë ngrënie private. Objektet e takimit përmbajnë ide unike dhe krijuese me një larmi menysh të ushqimit dhe pijeve, rregullimet e tryezës, dekorimet e dhomave, si dhe pajisje kompjuterike dhe interneti.
BREZOVICA HOTEL & SPA: Ne duam më të mirën për klientët tanë nga Kosova, Shqipëria, Europa e më gjerë. Ne jemi këtu për të tejkaluar pritshmëritë më të larta të klientelës besnike dhe asaj propabile.
BREZOVICA HOTEL & SPA: Standarti më i përparuar në treg, Oferta të here pas hershme dhe Lidership vizionar. Ju mirëpresim!

Video