Të dhëna për biznesin

BRAKA CONSTRUCTION
Na ndiqni

Përshkrimi

BRAKA CONSTRUCTION
Standard dhe teknologji inovative në ndërtim !!
Prej 2013-ës militon në tregun shqiptar të ndërtimit duke u afishuar me standard europian, cilësi të lartë dhe kompetencë profesionale.
BRAKA CONSTRUCTION: Vizioni ynë, është të jemi lider në sektorin e ndërtimit dhe në toplistën e kompanive më të mira shqiptare, gjithashtu.
BRAKA CONSTRUCTION: Misioni ynë, është të rrisim standartin e cilësisë në ndërtim, duke kombinuar teknologjinë inovative, cilësinë e produktit dhe seriozitetin. Në këtë mënyrë mund të përmiresojmë stilin e jetesës duke garantuar ndërtime të sigurta, komode dhe afat-gjata.
BRAKA CONSTRUCTION i ofron tregut shqiptar një koncept të ri dhe bashkëkohor, duke realizuar rezidenca banimi dhe qëndra biznesi sipas modeleve dhe standarteve europiane. Implementimi i inovacioneve të fundit në projektim dhe zbatimi i teknologjisë më të lartë garantojnë rezultate të cilësisë së lartë për sot dhe për të ardhmen. Fillimet e ‘Braka Construction’ datojnë në vitin 2013 me pjesëmarrjen në aksionet e një kompanie me historik dhe eksperiencë shumëvjeçare në fushën e ndërtimit.
BRAKA CONSTRUCTION në rrugën drejt rritjes, ka ndërtuar një urë bashkëpunimi të ngushtë me perëndimin, veçanërisht me Italinë, një vend unik sa i përket arkitekturës dhe ndërtimit. Projektet tona supervizohen në çdo hap nga partnerët italianë të cilët prej vitesh kryesojnë klasifikimet e ndërtuesve më të mirë në Toscana të Italisë. Ndërtimi sipas standarteve europiane dëshmon se kompania jonë ka zgjedhur rrugën më të mirë për ti ofruar klientëve tanë rezidenca banimi dhe qendra biznesi bashkëkohore dhe tejet cilësore. Sot, ‘Braka Construction’ njihet në treg si Lider në Cilësinë e Ndërtimit dhe prova më e mirë për të konfirmuar këtë, janë të projektet tona në proces dhe ato të përfunduara. Operojmë me dinjitet dhe ndershmëri për realizimin e veprave të reja madhore në panoramën urbanistike shqiptare, ku përmes cilësisë dhe seriozitetit kompania sjell në treg një produkt unik në llojin e tij.
BRAKA CONSTRUCTION hyri në tregun e ndërtimit me misionin e zhvillimit të kësaj fushe, kryesisht në ndërtim, duke ofruar kështu më të mirën dhe më cilësoren në tregun shqiptar. Me vizionin për t’u bërë lider dhe partner serioz në fushën e ndertimit, vazhdon të punojë me seriozitet dhe përkushtim për realizimin e këtyre strategjive (gjë të cilën po e realizon në një hark kohor shumë të shkurtër). Në qendër të vëmendjes kemi vendosur partnerët dhe klientët, dhe përditë e më shumë po hedhin hapa të sigurtë drejt arritjes së objektivave të kompanisë duke ofruar cilësi, siguri dhe profesionalizëm. Me një staf të kualifikuar dhe të përkushtuar, dhe duke rritur standardet e produkteve dhe njëherazi duke ofruar produkte të certifikuara dhe të standardeve europiane. Edhe pse një kompani relativisht e re, grupi i punës me staf të kualifikuar prej 200- personash, e kanë shndërruar ‘Braka Construksion’ në një ndër kompanitë më të rëndësishme në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Ndërtojmë në disa qytete të Shqipërisë, por pikat tona kyesore janë në Durrës dhe Tiranë. Kemi një bagazh profesional për t’u vlerësuar dhe korrektesë në punë.
BRAKA CONSTRUCTION: Jemi kompania më e mirë e ndërtimit në Shqipëri, për vitin 2017. Jemi e do të jemi ndër më të mirat në treg. Me projekte cilësore në ndërtim dhe ekzekutime të suksesshme të tyre. Me lidership vizionar dhe çmime konkurruese. Ju mirëpresim!

Video