Përshkrimi

SHTËPIA BOTUESE ‘POLIS’
Botime-trajnime-promovime !!
SHTËPIA BOTUESE ‘POLIS’: E ka nisur veprimtarinë e saj në vitin 2007. Filloi më tepër si një pasion dhe për të përmbushur nevojën e botimit të një libri të domosdoshëm në fushën e arsimit parauniversitar. Por libri nuk mund të botohej pa marrë ISBN-në pranë Bibliotekës Kombëtare. Dhe ISBN-në mund ta merrte vetëm një shtëpi botuese e regjistruar. Pas një ngurrimi prej disa ditësh, më në fund u mor vendimi për të themeluar një shtëpi botuese që do të përqendrohej fillimisht në fushën e arsimit parauniversitar. Dhe ishte pikërisht libri që përmendëm më lart ai që përuroi shtëpinë botuese “Polis”. Dhe ky libër, që iu drejtohej mësueseve të arsimit parashkollor, pati fat të mbarë: u botua disa herë, me një tirazh surprizë, ngaqë mbushte një zbrazëti jo të vogël në fushën e metodikës. Ishte pikërisht suksesi i këtij libri që u pasua me libra të tjerë për mësueset dhe fëmijët e arsimit parashkollor.
SHTËPIA BOTUESE ‘POLIS’: Veprimtaria botuese nisi si një sipërmarrje familjare, por më pas, me kalimin e viteve, u zgjerua me bashkëpunëtorë të tjerë. Ndër vite u shtuan titujt e botuar, u shtuan bashkëpunëtorët, u shtuan shërbime të tjera, si: trajnime, konsultime, asistencë profesionale etj.
Shtëpia botuese “Polis” i kushton rëndësi shumë të madhe hartimit të teksteve sipas programeve të arsimit parauniversitar dhe kurrikulave të reja të miratuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Po ashtu hartimit të teksteve iu kushtohet kujdes maksimal, sidomos për mënyrën e të shkruarit dhe respektimin e normës letrare të shqipes.
SHTËPIA BOTUESE ‘POLIS’: Në listën e Botimeve “Polis” përfshihen libra për grupmoshat 2 – 10 vjeç. Deri tani janë botuar rreth 70 libra shkollorë, por edhe libra mjekësorë, bibliografi etj.
Gjitashtu shtëpia botuese “Polis” iu vjen në ndihmë mësueseve të arsimit parashkollor me materiale ndihmëse, siç janë: libra për mësueset, metodika mësimdhënieje, fletore që testojnë njohuritë e fëmijëve çdo muaj, plane tematike mësimore vjetore, tremujore, mujore, javore e ditore (në përputhje të plotë me kurrikulën e re), albume mësimore, kartela didaktike etj.
Pranë shtëpisë botuese “Polis” është krijuar Qendra e Trajnimeve “Boti’s Polis”, e cila është akredituar nga Komisioni i Akreditimit të Programeve/Moduleve të Trajnimit, me vendimin nr. 47, datë 19.12.2017, të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë për trajnim më 2 kredite, në fushën e planifikimit të kurrikulës.
SHTËPIA BOTUESE ‘POLIS’: Të gjitha librat e shtëpisë botuese “Polis” janë hartuar nga profesionistë të arsimit me tituj shkencorë dhe me përvojë të gjatë në fushën e arsimit parauniversitar.
Librat e shtëpisë botuese “Polis” janë të pajisura me certifikatën e regjistrimi të së drejtës së autorit me nr. 310 RDA, datë 26.03.2019, të regjistruara pranë Ministrisë së Kulturës, Drejtoria e të Drejtave të Autorit, në mbështetje të Ligjit nr. 35, datë 31 .03.2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejta të tjera të lidhura me to”, si dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 34, datë 18.01.2017, “Për procedurat e regjistrimit, të organizimit dhe klasifikimit të veprave të të drejtave të autorit”.
SHTËPIA BOTUESE ‘POLIS’: Së bashku gjërat bëhen më të lehta!

Video