Përshkrimi
ART KONSTRUKSION SHPK
Standard dhe teknologji inovative në ndërtim!!
ART KONSTRUKSION SHPK: E krijuar në Mars të 98-ës si një kompani montimesh industriale sot, shkëlqen në tregun shqiptar me produkte cilësore, standard dhe besueshmëri të lartë, duke u afishuar në këtë treg me reputacion, fuqi ekononomike dhe si vlerë e veçantë e tij.
ART KONSTRUKSION SHPK: E organizuar në ambjente të përshtatshme kompania është kthyer në një pikë referimi për klientelën. Ambjentet përmbajnë ‘Sallë me vinç-urë 10 ton, me sipërfaqe 1500 m²’, ‘Sallë me vinç-urë 3.2ton me sipërfaqe 1720m²’, ‘Sallë me vinç-urë 6.3ton & 3.2ton me sipërfaqe 1860m²’, ‘Zyrat për administratën me sipërfaqe 650m²’ dhe ‘Magazina e hapur e materialeve, me sipërfaqe 3500 m²’, gjithashtu.
ART KONSTRUKSION SHPK-PRODUKTET: Profile çeliku, Llamarina çeliku, Tuba çeliku, Aksesorë për tubacione çeliku.
ART KONSTRUKSION SHPK-SHËRBIMET: Makineri pastrimi, Prerje me pantograf, Prerje e llamarinës, Kalandrimi, Trapano, Saldime etj.
ART KONSTRUKSION SHPK-PUNIMET: Montime konstruksione metalike, Montime linja teknologjike, Montime rezervuare metalike, Pastrim me rërë dhe bojatisje, Ndërtime vepra arti etj.
ART KONSTRUKSION SHPK ka në fokus të veprimtarisë së saj:
Import-Eksport-Shitje, Materiale çeliku.
Profile me seksion rrethor, katror, drejtkëndor, profil ‘L’, trarë çeliku: UPN, IPN, IPE, HEA, HEB, HEM, shina për miniera dhe për hekurudha.
Llamarina çeliku, me trashësi nga δ 0.5mm-δ 150mm, S 235 JR, S 275 JR, S 355 JR.
Llamarina HARDOX, 450, 500, 600, me trashësi nga δ 3mm-δ 80mm.
Llamarina për mbulesë kapanonesh industriale me trashësi δ 0.45-δ 1.2mm.
Llamarina betoni me trashësi δ 0.45-δ 1.2mm.
Llamarina të riguara, pikë loti dhe ‘bakllava’, me trashësi δ 2.5- δ 6mm.
Tuba çeliku ASTM A 106 GR B, nga 1/2’’-16’’, SCH 40, SCH 80, SCH 160 të provuara deri në 3000 lbs, sipas DIN dhe ANSI, për gaz, naftë, vaj, bitum, solar, kaldaja etj.
Tuba çeliku pa saldim ST 37, ST 44, ST 52 nga ½’’-16’’, për ujë, ajër, për presion 1-100 bar.
Tuba çeliku me tegel saldimi, të hidrotestuar nga 1-100 bar, ST 37, ST 44, ST 52, nga ½’’-48’’.
Tuba çeliku me tegel saldimi, të hidrotestuar nga 1-100 bar, ST 37, ST 44, ST 52 për HEC-e, nga 100 mm deri në 3200 mm.
Aksesorët e tubacioneve teknologjike: bërryla, “T”, kapakë fundorë, reduksione, fllanxha, nipla, për linja me presion nga 1 bar–100 bar, sipas DIN dhe nga 150 lbs-3000 lbs, sipas ANSI.
Guarnicione, për të gjitha dimensionet që variojnë nga1/2’’ deri në 24’’.
Saraqineska, kondravalvola, filtra, kompesatorë, për të gjitha llojet dhe dimensionet, nga ½’’-16’’, për presione nga 2.5 bar-40 bar, sipas DIN dhe nga 150 lbs-3000 lbs, sipas ANSI.
ART KONSTRUKSION SHPK ka gjithashtu në fokus të veprimtarisë së saj edhe përpunimin e këtyre materialeve:
Prerja me sharrë e trarëve UPN, IPN, IPE, HEA, HEB, ”L”dhe tubave deri në 500mm.
Prerja me tranxhe e llamarinave St 37, St 44, ST 52, me trashësi nga 2mm deri në 12mm .
Prerja e programuar me pantograph të llamarinave HARDOX dhe të zeza : St 37, St 44, St 52, në te gjitha format dhe përmasat, me trashësi të pllakave nga 3mm deri në 150mm.
Shpimi i vrimave të pllakave me trapano me diametër 5-70mm.
Kalandrimi llamarinave me trashësi, nga 4-20mm.
Prodhim i tubave për konstruksione metalike me diametër nga 320 – 3200 mm, me trashësi të pareteve të tubit, nga 3-20mm.
Prodhim i pajisjeve nën presion: rezervuarë, shkëmbyes nxehtësie, kaldaja.
Prodhim i konstruksioneve metalike për kapanonë, karburante, reklama, ura metalike, vinç ura, peshore nga 16-80 ton.
Pastrimin me sfera çeliku të sipërfaqeve të konstruksioneve metalike, në makinerinë ”ROSLER” e cila pastron trarë dhe materiale çeliku me gjerësi deri në 1000 mm, lartësi deri në 600 mm, dhe gjatësi të materialeve deri në 25 metra.
Prodhime të dyerve, dritareve, portave, rrethimeve etj, me struktura çeliku.
Në magazinat tona do të gjeni gjithmonë sasinë dhe shumëllojshmërinë e të gjithë artikujve si dhe shërbimin e shpejtë dhe të kualifikuar.
ART KONSTRUKSION SHPK-MAKINERITË dhe PAJISJET:
Tranxhë për prerjen e llamarinave nga δ4-δ12mm.
Trapano radiale për vrima Φ5-Φ32mm.
Trapano radiale për vrima Φ16-Φ70mm.
Trapano me bazë magnetike për vrima Φ2-Φ32mm.
Piegatrice me kapacitet 150Ton.
Punsonatrice “SUNRISE 80-S”, me kapacitet 80Ton.
Pantograph i programuar për prerje flete çeliku δ2-δ150mm, me Gazdhe me Plasma.
Kalandër për kalandrim llamarina nga δ4-δ 16mm, me rreze nga 200mm, deri në 20 metra, me gjerësi deri në 2500mm.
Kalandër për prodhimin me saldim të tubave të çelikut {cilindrat Φ320-Φ3200mm, gjatësia e segmenteve cilindrike L 1000, 1250, 2000mm }.
Makineri “ROSLER”, për pastrim të trarëve të çelikut, para bojatisjes.
Pajisje për pastrim me rërë (Sabiatrice: V=120 litra & motokompresor ajri: Q= 5.3 mᵌ/min, P = 8.5 bar).
Autovinç 12.5Ton, Vinç 1Ton me krah 18m, Vinç 3Ton me krah 24m, Vinç-urë 3.2Ton-2 copë, Vinç-urë 6.3Ton-1 copë, Vinç-urë 10 Ton.
Aparat saldimi me tel 350 A (MIG ), Aparat saldimi me tel 400 A (MIG), Aparat saldimi me elektrodë 250 A, Aparat saldimi me electrode 300 A, Aparat saldimi me electrode 350 A, Aparat saldimi me electrode 400 A, Aparat saldimi me ARGON (TIG).
Karrel për prerje me gaz δ12-δ150mm.
Filetatrice për tuba çeliku nga 1/2’’- 4’’.
Kamionçinë FORD 2.4 Ton me karroceri 4 m, Kamionçinë BENZ 208 D me karroceri 3 m, Kamion BENZ 3 Ton me karrel (bylyk), për transport të materialeve me gjatësi deri në 12 m.
ART KONSTRUKSION SHPK: Projekte të suksesshme në të gjithë vendin, Skuadër e mirëtrajnuar dhe profesionale, Lidership me një optikë kryengritëse dhe plot vizion, Punë të kryera me standard, Korrektesë me klientin dhe Çmime konkurruese. Ju mirëpresim!