Përshkrimi

ARDENO MOBILERI
Përfaqëson emrin ikonë në Shqipëri në industrinë e përpunimit të drurit, prodhimit të karrigeve, prodhimit të mobiljeve dhe revolucionarizimit të tregut Design – Arredime!!
ARDENO: Prodhim cilësor i mobiljeve, asistencë e vazhdueshme ndaj klientit, garanci dhe emri më i dashur në tregun mbarëshqiptar.
ARDENO: Mobilime për shtëpi, vila e rezidenca, pub-e, bar-restorante e hoteleri, salla eventesh, zyra, kopshte, shkolla dhe universitete, ambjente publike, private dhe komerciale.
ARDENO: Skuadra kryengritëse me fokus ekzekutimin e objektivave të kompanisë. Për të mbajtur një klientelë besnike dhe të kënaqur. Për të ofruar vetëm produkte / shërbime sipas standarit europian. Për të aplikuar çmimet më konkurruese në treg.
ARDENO: Operon në treg prej mbi 20 vitesh në prodhimin dhe përpunimin e drurit, me një gamë të gjerë produktesh si elementë druri, karrige, tavolina, divane, kuzhina, dhoma ndenjeje, dhoma gjumi dhe mobilje të personalizuara.
ARDENO: Përvoja jonë e punës në treg ka vendosur një markë unike, e cila përcjell besueshmëri, disponueshmëri dhe fleksibilitet.
ARDENO: Ajo që na dallon në tregun tonë vendas dhe të huaj është përzgjedhja e materialeve cilësore, përpunimi i tyre, orientimi drejt modeleve të reja, produkte të dizajnuara me vëmendje të kujdesshme ndaj detajeve dhe shërbimi ndaj klientit.
ARDENO: Mbështetja jonë ndaj klientit bazohet në parimin e të qenit gjithmonë pranë klientëve tanë në dispozicion të tyre.
ARDENO: Forca jonë qëndron në aftësinë tonë për të operuar makineri të teknologjisë së lartë dhe në kombinim me produktet tradicionale. Njohuritë dhe teknikat moderne janë themeli mbi të cilin ne kemi ndërtuar reputacionin, besueshmërinë dhe suksesin tonë.
ARDENO: Ofrojmë për të gjithë klientët mundësinë që të zgjedhin produktet tona drejtpërdrejt nga fabrika jonë, si dhe përmes distributorëve tanë në Shqipëri dhe jashtë saj (Itali, Kosovë, Greqi, Maqedoni dhe Mal të Zi).
ARDENO: Teknologjia e lartë italiane dhe gjermane bazohet në 8000 metra katror tokë, ambiente magazinimi dhe ekspozita 4000 m2. Ardeno ofron mbi 500 produkte me një gamë të gjerë modelesh, dizajne të ndryshme si: moderne, klasike dhe me kosto efektive.
ARDENO: Fokusi ynë kryesor mbetet në vlerën e produkteve dhe cilësinë e markës sonë. ARDENO: Kompania jonë është krijuar posaçërisht për të ndihmuar klientët duke ofruar produkte me kosto të ulët dhe prodhim të shpejtë me dërgesë falas brenda vendit.
ARDENO: Produktet tona janë ndërtuar mbi zgjedhjet e linjave tona të produkteve, duke krijuar modele të reja, përzgjedhjen e drurit, teknikat e prodhimit dhe përdorimin e tekstileve dhe ngjyrave. Çdo aspekt i prodhimit tonë mbështetet në bashkëpunim me firma italiane dhe gjermane.
ARDENO: Të gjitha produktet Ardeno kanë marka tregtare me ligjet e qeverisjes vendore dhe të çertifikuara me ISO 9001 – 2008 14001-2004.
ARDENO: Gjithmonë në treg me risi dhe vlera të shtuara / unike. Gjithnjë e vëmendshme për të përmbushur / tejkaluar edhe kërkesat më të larta të klientelës.
ARDENO: Një prijës i vërtetë dhe plot reputacion në tregun shqiptar. Cilësi e lartë, standard europian dhe lidership vizionar. Ju mirëpresim!

Video