Përshkrimi

ARBA SHPK
Aksesorë për dyer / dritare / grila persiane. Guarnicione për dyer / dritare / fasada. Sisteme automatike për grila, qepena, porta, barriera. Produkte cilësore dhe çmimi më konkurrues në tregun shqiptar!!
ARBA SHPK, është një kompani tregtare dhe një pikë e rëndësishme referimi për klientelën. Shtrihet në një sipërfaqe mbi 1500 m2. Është themeluar në Durrës në vitin 1999 nga Z. Arben Dervishi. Kompania në fillimet e saja u përkushtua kryesisht në sektorin e aksesorëve për dyer dhe dritare alumini dhe druri. Politika e kompanisë është të fusë në treg aksesorët më cilësor të markave më të famshme europiane. Seriozitet, korrektësi, besueshmëri dhe transparenca me klientin, karakterizojnë kompaninë që nga fillimet e saja. Studimi i tregut ndër vite dhe zhvillimi i vendit në mënyrë tepër të shpejtë në infrastrukturë, solli nevojën për të zgjeruar gamën e shërbimeve duke futur sektorin e automatizimit të dyerve dritareve dhe portave dhe duke futur risi të reja siç është dhe sipërmarrja e prodhimit të aksesorëve për grila persiane. ARBA shfaqet gjithmonë dinamike dhe në zgjerim të vazhdueshëm, gjithmonë në kërkim të vazhdueshëm të futjes së markave lider në Europë. Gjatë viteve aktiviteti kompania gëzon dhe partneritete të shumta me firma mjaft të njohura si ISEO AGB PRODUCTA OMEC LAVAAL APRIMATIC dhe shumë marka të tjera. Kompania jonë me vendodhje në një pozicion ideal që lidhet me vendet fqinje fare lehtë, ka mundësuar shtrirjen e shërbimeve që ofrojmë edhe jasht kufijve si në Kosovë, Mal i Zi dhe Maqedoni. ARBA shfaqet në treg gjithmonë me risi, inovacione dhe projekte të reja duke diversifikuar cdo ditë gamën e shërbimeve dhe shumëllojshmërinë e zgjedhjes së produktit ideal që plotëson çdo nevojë që ka tregu. Filozofia e kompanisë tonë është të vendosi standarte në ofrimin e produkteve që ofrojmë.
Aksesorë për dyer dhe dritare
Kompania jonë ofron një gamë shumë të gjerë aksesorësh për dyer dhe dritare për profile të ndryshme alumini, pvc, druri dhe hekuri. Të gjithë aksesorët që ofrojmë vijnë nga përfaqësitë e kompanisë sonë me partnerët tanë Italianë. Objektivi ynë është të sigurojmë cilësi maksimale në produktet që ofrojmë ndaj jemi kujdesur të sjellim markat më cilësore në tregun europian për tju siguruar garanci mbi çdo produkt që ofrojmë.
1. Aksesorë për sistemin me rrëshqitje.
2. Aksesorë për sistemin me hapje.
3. Aksesorë për sistemin me palosje.
Aksesorë për grila persiane
Mekanizma për persiane. Të gjithë aksesorët janë të ofruara sipas standarteve më të larta teknlogjike dhe kualitative.
1. Mekanizma për persiane 25’.
2. Mekanizma për persiane 36’.
Guarnicione për dyer dritare dhe fasada
Kompania jonë ofron një gamë shumë të gjerë guarnicionesh për profile në alumin, pvc, dru si dhe në sektorin industrial. Të gjitha guarncionet që kompania jonë ofron janë të prodhuara nga makineri të teknologjisë më të fundit duke bërë të mundur të ofrojmë produktet më cilësore në treg rezistente ndaj të gjithë faktorëve atmosferik në temperaturat më ekstreme. Kompania jonë falë bashkpunimeve me përfaqësuesit tanë Italian ofron dhe mundësinë e të krijuarit të çdo lloj guarnicioni për sektorë të ndryshëm.
1. Guarnicione xhami
2. Guarnicione për sistemin termik.
3. Guarnicione për sistemin me hapje.
4. Guarnicione për fasada.
5. Guarnicione për sistemin me palosje.
6. Guarnicione për sektorë dhe profile të ndryshme industriale.
Automatizim
Kompania jonë ofron në tregun shqiptar të gjithë gamën e firmës prestigjoze aprimatic eskluzivisht. Për produkte të veçanta, kryejmë porosi të cilat vijnë brenda 1 jave.
1. Motorra dhe aksesorë për grila automatike.
2. Motorra dhe aksesorë për qepen automatik.
3. Motorra dhe aksesorë për porta me rrëshqitje.
4. Motorra dhe aksesorë për porta me kanata.
5. Porta me fotoelemente.
6. Motorra dhe aksesorë për porta me panele tavanore.
7. Barriera dhe pistona parkimi.
ARBA SHPK: Produkte cilësore dhe çmim konkurrues, Ju mirëpresim!