Të dhëna për biznesin

AON SHPK
Na ndiqni

Përshkrimi

AON SHPK
Kompani Energjitike !!
AON SHPK: Është një nga kompanitë më interesante në tregun mbarëshqiptar Shqipëri dhe Kosovë, në fushën e energjisë. Duke ofruar zgjidhje të vërteta dhe duke u kthyer në një pikë të rëndësishme referimi për klientelën. Falë vizionit dhe lidershipit të ‘AON SHPK’, sot kemi në treg një nga bizneset më avangard në zonën industriale Tiranë-Durrës dhe në zonën industriale në Fushë-Kosovë, gjithashtu.
AON SHPK është kompani shqiptare e themeluar në vitin 2017 me qëllim plotësimin e nevojave të tregut dhe ofrimin e zgjidhjeve të furnizimit me energji elektrike, nëpërmjet pajisjeve të gjenerimit, mbrojtjes dhe optimizimit të energjisë. Falë përkushtimit, punës së vazhdueshme dhe klientëve që na besuan projektet e tyre, tashmë jemi kompani e cila dallohet në tregun shqiptar jo vetëm për cilësinë, por edhe me seriozitet dhe që i përgjigjet çdo klienti me fleksibilitet dhe përgjegjësi, duke ofruar shërbim të shpejtë dhe zgjidhje të përhershme.
Jemi distributore zyrtarë të CUMMINS POWER GENERATION, një nga prodhuesit më të njohur dhe me cilësorë në botë për motor-gjeneratorët me naftë, me motorët G-Drive CUMMINS dhe Alternatorët STAMFORD, me fuqi nga 17 kVA deri ne 3750 kVA, si dhe përfaqësojmë në treg edhe prodhues të tjerë të njohur, produktet e të cilëve i zgjedhim me profesionalizëm dhe sipas nevojave dhe buxheteve të klientit.
Plotësojmë çdo kërkesë të klientit, duke përshtatur produktin e duhur, sipas buxhetit, kushteve teknike dhe kërkesave specifike për çdo klient, duke plotësuar nevojat me pajisje te energjisë, Gjenerator, UPS, Stabilizatorë dhe sisteme AC/DC, duke u nisur më parë nga cilësia, standardet europiane për emetimet e gazrave, zhurmës dhe valëve elektromagnetike, duke bërë instalime profesionale në mbrojtje të ambientit dhe rregullave rezidenciale.
AON SHPK është e pajisur me licencë të rregullt për instalimet TU dhe TM, dhe zbaton të gjitha rregullat, rekomandimet dhe azhornimet në lidhje me cilësinë, sigurinë dhe mbrojtjen gjatë çdo instalimi, projekti apo zbatimi.
AON SHPK është distributore zyrtare e CUMMINS POWER GENERATION, duke sjellë në Shqipëri jo vetëm gjeneratorët më cilësor dhe më optimal për tregun shqiptar, por edhe gamën e produkteve dhe shërbimeve, si:
1- Motor-Gjeneratorë CUMMINS POWER GENERATION, të fuqive, përmasave, opsioneve dhe aplikimeve të ndryshme, të cilët mundësojnë burim të dytë të energjisë, me autonomi të gjatë, me besueshmëri për çdo lloj ngarkese dhe aplikimi, si dhe me jetëgjatësi të padiskutueshme.
2- Pjesë këmbimi nëpërmjet platformave të ndryshme, por sidomos QUICKSERVE OnLine, e cila mundëson identifikimin, ofrimin dhe furnizimin e pjesëve për të gjithë motorët CUMMINS.
•Pjesë këmbimi origjinale për të gjithë motorët CUMMINS dhe Alternatorët STAMFORD – QUICKSERVE
•Vaj cilësor për shërbimin e motorëve G-Drive CUMMINS–VALVOLINE Premium Blue 15W40
•Filtra Origjinale dhe cilësorë për motorët CUMMINS–CUMMINS Filtration Fleetguard
•Pjesë elektronike për çdo sistem kontrolli të motor-gjeneratorëve CUMMINS–Cummins Electronics.
3- Shërbim, Mirëmbajtje, Asistencë teknike dhe Suport 24H, të vazhdueshëm dhe fleksibël për të gjithë klientët që kanë të montuar motor-gjeneratorë, duke siguruar vazhdimësi në furnizimin me energji.
4- Projektimi dhe optimizimi i investimit të klientit, sipas rekomandimeve, buxhetit dhe kushteve rezidenciale, duke gjetur zgjidhjen optimale dhe me raportin më të mirë Cilësi/Çmim.
5- Instalim dhe kolaudim i pajisjeve të energjisë, duke zbatuar projektet elektrike, duke optimizuar dhe duke ulur kostot e implementimit, kostot e operimit dhe optimizimin dhe përshtatjen e pajisjeve sipas ambientit të operimit.
6- Shërbimi i Qerasë (RENTAL) i motor-gjeneratorëve, për klientë, evente apo kërkesa specifike, të cilat kërkojnë paketë të plotë logjistike të furnizimin me energji të pandërprerë, afat shkurtër apo afat mesëm.
7- Shërbimi i vlerësimit të pajisjes, e cila mundëson zëvendësimin e pajisjes ekzistuese, me një fuqi më të vogël apo më të madhe, sipas klientit, duke siguruar vazhdimësi në investim, ulje të kostove të investimit dhe të operimit.
AON SHPK përfaqëson në Shqipëri edhe TEKSAN JENERATOR, prodhuesi më i dalluar dhe me reputacion të padiskutueshëm, si prodhues cilësor i gjeneratorëve me Motorë dhe Alternatorë origjinalë, sipas të gjithë standarteve.
AON SHPK bashkëpunon edhe me kompani të tjera si GENPOWER, ALTAS, GREENPOWER, KFACTOR, EDITELEKTRONIK, për të plotësuar nevojat e klientëve në çdo aplikim, investim apo përmirësim të infrastrukturës.
AON SHPK, synon jo vetëm të forcojë bashkëpunimin e partnerët e saj, por është gjithmonë e hapur për bashkëpunim me çdo partner tjetër, me qëllim rritjen e mundësive të treg dhe përmirësimin e shërbimit ndaj klientëve.
AON SHPK është kompani teknike dhe fleksibël, e fokusuar në dhënien e zgjidhjeve për pajiseve back-up të energjisë me raportin më të mirë Cilësi/Çmim, duke prezantuar në treg produkte me emër dhe me famë botërore për cilësinë dhe çertifikimet e këtyre produkteve.
AON SHPK, ju mirëpresim!

Video