Përshkrimi

ALLUSHI DENTAL CENTER: STANDARD, PROFESIONALIZEM, STANDARD EU!!
ALLUSHI DENTAL CENTER: E themeluar ne vitin 1991, Allushi Dental Center shkelqen ne tregun metropolitan / shqiptar te stomatologjise me kompetence profesionale, teknologji te avancuar dhe çmim konkurrues. E gjendur ne një nyje nevralgjike lidhëse mes qyteteve të qarkut Tiranë, sherben si nje pike referimi per pacientet vendas, por pse jo edhe për shumë turistë të huaj që fare pranë aeroportit Nënë Tereza kanë klinikën që i mirëpret në çdo kohë. Pas shume vitesh eksperience dhe investim mund te thuhet pa medyshje se klinika eshte kthyer ne nje qendër moderne dentare me standard europian. Eksperiencë, inovacion dhe teknologji e avancuar!!
ALLUSHI DENTAL CENTER: Është padyshim e përfshirë në prestigjin e një ndër klinikave më elitë të Tiranës dhe jo vetem. Kjo klinikë, nuk është një studio dentare e thjeshtë, por është një trashëgimi familjare, që ka kaluar brez pas brezi.
ALLUSHI DENTAL CENTER: Studio përfshin një sallë të posaçme kirurgjikale, e pajisur me (grafi panoramike dixhitale, lazer dentar të teknologjisë së fjalës së fundit, poltrona dentar të markave prestigjoze, mjek të trajnuar dhe specializuar në ortodonti, kirurgji, estetikë dentare dhe ortopedi). Kjo klinikë është e organizuar gjithsej në 9 salla kryesore, dhe 4 salla plotësuese. Risia që e bën të veçantë pjesën e organizimit në klinikë është se nuk merren mjek të jashtëm për specialitete të ndryshme, por të gjithë shërbimet ofrohen nga vetë stafi jonë.
ALLUSHI DENTAL CENTER: Një ndër parimet bazë të funksionalitet të një klinikë dentare është dhe pozicioni. Klinika jonë ndodhet në një pjesë të favorshme të Tiranës duke bërë që jo vetëm pacientët të këtij qyteti por edhe të qyteteve të tjera ta kenë lehtësisht të arritshme duke shmangur trafikun e nyjeve kryesore. Gjithashtu për pacientët që vijnë nga aeroporti vendosja e klinikës pranë rrugës kryesore është mjaft praktike dhe komforte.
ALLUSHI DENTAL CENTER – CILESIA: Ekspertë në procedurat më të mëdha dentare. Përsa i përket cilësisë këtu është një listë që përfshin markat më prestigjoze që ne përdorim si: Megagen, 3M, Thomas, Shofu, Vittra, Stern Weber, MyRay, Bien Air.
ALLUSHI DENTAL CENTER – GARANCIA: Me paisjet më të mira ju jeni në duar të sigurta. Garancia është pika kyçe e jona, ku çdo gjë është e nënshkruar dhe sipas llojit të punimeve përfshihet dhe lloji i garancisë, si psh; Implantet (Megagen) garancia e të cilave varjon 10-15 vite.
ALLUSHI DENTAL CENTER – EKSPERIENCA: Ndryshimet mbi konceptin e kabinetit stomatologjik shihen vit pas viti, në aspektin ndërtues, menaxhues,organizativ. Kjo për arsye pasi vitet e fundit kjo fushë e mjekësisë si të gjithë fushat e tjera po merr zhvillim të madh në vendin tonë. Allushi Dental Center ofron një gamë të gjerë shërbimesh e cila u fal pacientëve një eksperiencë të paharruar. Ne aplikojmë një teknikë mjaft inovatore siç është vendosja e punimeve mbi implant dhe arritja e një buzëqeshje brenda 72 orëve, teknikë të cilën pak klinika e kryejnë.
ALLUSHI DENTAL CENTER – BESIMI: Besimi është kriteri që ne na ka rritur dita ditës. Gjë e cila është arritur kohë pas kohe dhe për këtë u jemi falenderues pacientëve tanë. Këta të fundit jo vetëm rikthehen, por madje ua sugjerojnë klinikën tonë dhe të afërmve apo familjarëve të tyre.
ALLUSHI DENTAL CENTER – GUIDA: HOTELI dhe GUIDA në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës. Ku me këtë të fundit, ju keni mundsinë të njiheni me kulturën, traditën dhe mikëpritjen e popullit tonë. E pse jo ti shtoni listës suaj një vend të ri, të cilin keni vizituar. Guida përfshin, në qytetin e Tiranës vende të tilla si (kalaja e Tiranës, qendrën e saj, Liqenin Aritificial të Tiranës…Në qytetin e Durrësit do të keni mundësinë të shijoni bregdetin dhe qendrën e tij. Restorantet dhe ushqimi i freskët i detit që po ashtu nuk do të mungojë në asnjë moment të ditës.
ALLUSHI DENTAL CENTER – ÇMIMI: Çmimi është ai, për të cilin pacientët realisht ngelen të kënaqur, duke patur parasysh dhe llojin e shërbimit dhe cilësisë që ne ofrojmë. Në 60% më pak arrini të gjeni çdo shërbim që ju kërkoni në klinikën tonë,sidomos implantologjia. Çmimi është mjaft konkurues në treg. Çmimi përfshin TRANSPORTIN AEROPORT – HOTEL – KLINIKE.
ALLUSHI DENTAL CENTER – TURIZMI DENTAR: Është nje ndër gjërat më të bukura ku ne u vijmë në shërbim pacientëve të vendit tonë fqinj. Një nga gjërat më të kënaqshme për pacientët është pjesa e çmimit në të cilin përfshihet një paketë mjaft e gjerë ku përveç shërbimit automobilistik, ofrohet paketa e akomodimit ne hotel, sherbimet në klinikë dhe guida.