Përshkrimi

KOSOVAPOR: E lançuar në tregun e KS në vitin 2012 përfaqëson një kompani prodhuese të specializuar në prodhimin e Polisterolit për izolim termik dhe aplikime në sektorin e ndërtimit.
KOSOVAPOR – OBJEKTIVI KRYESOR: Të jemi në treg vetëm me produkte cilësore që kontribuojnë në ndërtim më efikas, më ekonomik dhe më të qëndrueshëm.
KOSOVAPOR – TEKNOLOGJIA: Investime të vazhdueshme në pajisje dhe procese prodhimi, teknologji gjermane moderne, e cila garanton kontroll të lartë të cilësisë në çdo fazë të prodhimit. Vazhdojmë në dinamikë duke investuar në teknologji, procese dhe partneritete të reja, me qëllim që të ofrojmë zgjidhje moderne izolimi dhe të kontribuojmë për ndërtim më efikas dhe më të qëndrueshëm për të ardhmen.
KOSOVAPOR: Përvojë shumëvjeçare e ekipit profesional, produkte me standarde të larta dhe performancë e qëndrueshme në izolimin termik të objekteve.
KOSOVAPOR: Standarde evropiane të cilësisë dhe sigurisë. Produkte të certifikuara me markën CE, garanci që produktet përmbushin kërkesat teknike për izolim, rezistencë dhe efikasitet energjetik, duke i bërë ato të përshtatshme për përdorim në projekte moderne të ndërtimit.
KOSOVAPOR: Falë cilësisë së produkteve dhe qasjes profesionale ndaj partnerëve, kemi ndërtuar bashkëpunime të qëndrueshme me kompani ndërtimore, depo të materialeve ndërtimore dhe distributorë, duke u bërë një nga furnizuesit e besueshëm në treg. Kompania synon të mbështesë zhvillimin e sektorit të ndërtimit përmes produkteve që përmirësojnë izolimin termik të objekteve dhe ndihmojnë në reduktimin e konsumit të energjisë.
KOSOVAPOR: Produkte termoizoluese (EPS) duke ofruar kualitetin më të lartë në treg, me standarde europiane. Edhe produktet dekoruese nga styropori!
KOSOVAPOR – IZOLIMI I NDERTESAVE: Izolimi ju siguron rezistencë ndaj temperaturave të ftohta dhe atyre të ngrohta dhe e neutralizon temperaturën e shtëpisë. Izolimi kursen energjinë në shtëpi pasi ruan ngrohtësinë gjatë dimrit dhe freskinë gjatë verës! Krijoni një ambient të ngrohtë për fëmijët tuaj duke izoluar shtëpinë me produktet tona! Siguroni shtëpisë ngrohtësi, freski, izolimin akustik dhe shpenzime më të vogla të energjisë elektrike.
KOSOVAPOR: Lider në treg për prodhim të Styropor, traditë, cilësi, standard EU, profesionalizëm, besueshmëri në treg, çmim mjaft konkurrues. Ju mirëpresim✅

Galeri