Të dhëna për biznesin

Përshkrimi

METAL-IN SHPK: E themeluar në vitin 2011 dhe specializuar në prodhimin e rrjetave të salduara, mbajtësve kapriatë dhe shufrave nga çeliku, sot shkëlqen në treg me profesionalizëm, kompetencë, standard EU dhe çmim konkurrues.
METAL-IN SHPK: Produktet tona mbulojmë të gjithë tregun e brendshëm në Kosovë. Produktet tona eksportohen gjithashtu në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut dhe së shpejti ato do të jenë edhe në vendet e Bashkimit Europian.
METAL-IN SHPK: Një kompani në ekspansion dhe një kompani plot ambicie. Një kompani që ka njohur rritje të vazhdueshme dhe performancë mbreslënëse.
METAL-IN SHPK: Militon në treg me një skuadër kryengritëse, punëtor dhe specialistë të aftë dhe një lidership vizionar që rend pareshtur në rrugën e suksesit.
METAL-IN SHPK: Që prej fillimeve tona kemi krijuar produkte të kualitetit të lartë nga të cilat të përfitojnë të gjithë klientët dhe komuniteti jonë. Ne aplikojmë teknologjitë më të fundit dhe standardet botërore të prodhimit.
METAL-IN SHPK: Rrjeta të salduara. Kemi dy lloje të rrjetave. Tip R: rrjetë për mbartje gjatësore. Tip Q: rrjetë për mbartje të dyanshme.
METAL-IN SHPK: Rrjetat standarte punohen në pllaka me gjerësi B=2000mm dhe gjatësi L= 6000mm. Dimensionet e rrjetave mund te prodhohen me trashësi nga D (mm) ø 4.5mm deri në 10.00mm.
METAL-IN SHPK: Mbajtësit kapriatë nga armaturë. Prodhohen nga çeliku kualitativ nga teli i tërhequr dhe petëzuar në të ftohtë. Prodhohen në makinë automatike me veprimet e prerjës, lakimit dhe saldimit pikëzor me elektrorezistencë në çdo nyje, prerjen në gjatësinë e duhur. Prodhimet e mbajtësve mund të porositën sipas gjatësisë së nevojshme.
METAL-IN SHPK: Shufra çeliku. Në gamën tonë të produkteve gjenden edhe shufra të forta çeliku për ndërtimtari me dimensione nga ø 8/12 – ø 32/12.
METAL-IN SHPK: Cilësi premium, Standard EU, Çmim konkurrues!! Ju mirëpresim✅