Përshkrimi

CUBI.AL: Prej vitit 1998 me iniciativen e Z. Demir Cubi jemi ne tregun shqiptar me prodhim / tregtim te sisteme dyersh dhe dritaresh. Jemi një ndër prodhuesit më të automatizuar në vend, me kapacitete të larta prodhimi dhe kualitet të garantuar.
CUBI.AL: Simbol i shërbimit dinjitoz dhe cilësisë së lartë në sektorin e prodhimit të dyer dhe dritare plastike me teknologjite më të avancuara europiane te prodhimit dhe në bashkëpunim me prodhuesit e profileve gjermane të brandit TROCAL, me kualitet të lartë sipas standardeve gjermane. Dritare, dyer, grila persiana, fasada xhami, porta me palosje, qepena, kabina dushi.
CUBI.AL: Simbol i shërbimit dinjitoz dhe cilësisë së lartë në sektorin e prodhimit të dyerve dhe dritareve plastike, duke perdorur teknologjite më të avancuara europiane te prodhimit dhe në bashkëpunim me prodhuesit e profileve gjermane të brandit TROCAL, me kualitet të lartë sipas standardeve gjermane.
CUBI.AL: Falë përkushtimit dhe punës së palodhur të një stafi të përberë nga profesionistë të kualifikuar në fushën e prodhimit të dritareve dhe dyerve PVC, sot jemi në gjendje të ofrojmë shërbime nga më të ndryshmet për klientë të vegjël dhe të mëdhenj, për shtëpi apo pallate, hotele e resorte turistike.
CUBI.AL: Në vitin 2019 kemi startuar bashkëpunimin me kompaninë gjermane Profine Group, me brandin TROCAL, në tregtim te profileve PVC dhe shumë produkteve të tjera të këtij sektori.
CUBI.AL: Së fundmi, përveç përpunimit të profileve PVC, kompania është futur në treg edhe si prodhuese dhe shitëse e aksesorëve dhe elementëve të ndryshëm që ndihmojnë në prodhimin dhe montimin e këtyre profileve, duke i lehtësuar kështu punën edhe kompanive apo punishteve të tjera që operojnë në të njëjtin sektor.
CUBI.AL-MISIONI: Çdo ditë, per të siguruar zgjidhje afatgjata për një jetë më të mirë.
CUBI.AL-PERSE TE NA ZGJIDHNI NE: Fokus për cilësi dhe dorëzim brenda afatit. Shërbim i shpejtë. Cilësi e garantuar. Çmimet më të mira. Mbi 20 vite eksperiencë.
CUBI.AL: Eksperiencë shumëvjeçare në prodhimin e dyerve dhe dritareve PVC, fasada, dritare alumini, të gjitha sistemet inovative, giotine. Prodhimi i dyerve dhe dritareve PVC me profile gjermane Trocal, si shitës të autorizuar nga Trocal. Profilet Trocal prodhohen nga Profine Group, me një eksperiencë prej më shumë se 70 vitesh.
CUBI.AL-DRITARE: Forma e shkëlqyer, liria absolute e dizajnit dhe raporti optimal çmim-performancë, të gjitha këto tregojnë se dritaret PVC janë të cilësisë së lartë. Ne gjithashtu i pajisim profilet tona me një sipërfaqe shumë të veçantë: veshje me definicion të lartë.
CUBI.AL-DYER: Me termoizolim, izolim të lartë akustik, qëndrueshmëri dhe gamë të gjerë ngjyrash, këto dyer kryesore plotësojnë edhe kërkesat e larta të pronarëve të ndërtesave.
CUBI.AL-GRILA PERSIANE: Grilat persiane i shtojnë hijeshi shtëpisë tuaj. Ato japin bukuri me çdo detaj duke e bërë ambientin tuaj elegant dhe të veçantë. Ju mund të zgjidhni nga një gamë e gjerë ngjyrash interesante dhe krahë prej PVC, alumini ose druri. Shumëllojshmëria e tyre ju ndihmon të bëni zgjedhjen e duhur – vetëm për shijen tuaj.
CUBI.AL-FASADA XHAMI: Sistemet e fasadave prej xhami kanë funksionin kryesor të ndarjes së ambientit të brendshëm nga mjedisi / kushtet atmosferike duke lejuar dritën natyrale brenda.
CUBI.AL-PORTA ME PALOSJE: Sistemi rrëshqitës dhe i palosshëm kombinon vlerat maksimale inxhinierike dhe efektivitetin optimal të kostos. Me fjalë të tjera: Në varësi të stilit dhe hapësirës në dispozicion ju mund të zgjidhni midis: dyerve rrëshqitëse me ashensor, dyerve rrëshqitëse paralele ose dyerve të palosshme.
CUBI.AL-QEPENA: Qepenat moderne ofrojnë shumë më tepër se një mbrojtje e thjeshtë nga dielli. Ato ofrojnë izolim termik, izolim të zërit dhe madje përmirësojnë mbrojtjen nga vjedhjet.
CUBI.AL-KABINA DUSHI: Ofrojmë një gamë të gjerë modelesh dhe përmasash, të përshtatshme edhe në bazë të vendit ku do të instalohet. Ngjyra e tyre mund të jetë saten ose transparente, forma të ndryshme, cilësi e padiskutueshme dhe trashësi nga 8 mm deri në 10 mm.
CUBI.AL-ÇFARE NA VEÇON: Shërbim i shpejtë — Shpejtësia dhe saktësia e shërbimeve tona për klientët tanë është pika jonë më e fortë; Cilësi e garantuar — Ne punojmë me dëshirë dhe pasion me firmat më të mira në Europë. Ne sjellim cilësinë më të mirë për klientët tanë; Çmimet më të mira — Ne e shpërblejmë besnikërinë. Ne ofrojmë për klientët tanë çmimet më të mira në Shqipëri; Mbi 20 vite eksperience — Më shumë se 20 vjet eksperience ne fushen e aluminit dhe pvc. Shërbimet tona: dritare, dyer, grila persiane, fasada xhami, porta të palosshme, grila, kabina dushi.
CUBI.AL dhe TROCAL: Trocal pjesë e Profine Group, është kompania më prestigjoze që tashmë ka mbërritur edhe në Shqipëri, nga distributori për shitjen e profileve CUBI.AL. TROCAL konsiderohet si një pionere e sektorit të dritareve PVC, ka një kualitet termik dhe akustik. Profili TROCAL përmban dyer të ndryshme, dyer banimi dhe sisteme rrëshqitëse, si dhe variante të ndryshme grilash. Për një shtëpi të sigurt TROCAL është patjetër zgjedhje e duhur sepse është një kompani që prodhon prej 73 vitesh në gjermani dhe operon në të gjithë botën. Për TROCAL gjithmonë siguria vjen e para!
CUBI.AL: Reputacion, korrektese, besueshmeri dhe çmim konkurrues!!