Përshkrimi

VAGALAT SHPK
Ndërtime dhe Rikonstruksione, Lider në treg!!
VAGALAT SHPK: Një kompani lider në sektorin e ndërtimit, infrastrukturës urbane dhe shërbimeve ndërtimore. Makineri të cilësisë së lartë, Teknologji e avancuar, Ndërtime, Rikonstruksione, Gërmime specifike për themele të sigurta, Standarde të larta në industrinë e ndërtimit, Lidership vizionar i kompanisë.
VAGALAT SHPK: I ka fillesat e saj shumë shpejt në sektorin e ndërtimit, infrastrukturës urbane dhe shërbimeve ndërtimore. Çdo gjë ka nisur në tetor të  vitit 1995 ku kompania ofronte kryesisht punime topografike, pjesëmarrje në projekte të mëdha urbanistike dhe në përpunimin e hartave të pasurisë së patundshme. Kjo duke u nisur dhe nga profili akademik i një prej themeluesve të kompanisë z. Sefer Hoxha, i cili zotëron kualifikim në profilin e topografisë. Shërbimet e topografisë vazhduan deri në vitet 2000 ku dy vëllezërit Sefer Hoxha dhe Bukurosh Hoxha vendosën të zgjeronin më tej shoqërinë, e cila do të ofronte shërbime të cilat do karakterizoheshin nga standartet, cilësia dhe profesionalizmi.
VAGALAT SHPK: Zgjerimi i kompanisë startoi në vitin 2000 duke filluar menjëherë punën në sektorin e ndërtimit dhe duke u përpjekur për të realizuar projekte madhore në infrastrukturë dhe ndërtime industriale.
VAGALAT SHPK: Operon në treg me përgjegjësi të lartë ndaj gjithë detyrave që i parashtrohen dhe  që konsistojnë në zhvillimin e projekteve shumë të rëndësishme për ndërtimin civil. Portofoli i kompanisë zotëron shumë punë madhore, rrugë nacionale, ujësjellës dhe kanalizime si dhe objekte banesash luksoze. Shërbimet do të vazhdojnë të ofrohen në çdo fushë në të cilën duhet eksperienca ndërtimore, infrastrukturore, integriteti si dhe profesionalizmi i punës së standarteve të larta.
VAGALAT SHPK: Vazhdon historitë e suksesit në sektorin e ndërtimit dhe ecën drejt një të ardhmje të ndritur për bazat e kompanisë duke u shërbyer klientëve dhe duke vënë në epiqendër të çdo vepre partneritetin me bashkëpunëtorët dhe klientët.
VAGALAT SHPK: Puna e vazhdueshme e palodhshme ka sjellë një shpërblim të vyer duke shtuar peshën e emrit te Vagalat në industrinë e ndërtimit, infrastrukturës urbane dhe shërbimeve të tjera. Kompania do të vazhdojë të shtrihet gjerësisht në çdo element përbërës të ndërtimit duke filluar nga projektet në infrastrukturë, ndërtimet civile, shërbimet e gërmimeve specifike, transporteve të vecanta si dhe izolimet.
VAGALAT SHPK: Vizioni i kompanisë karakterizohet nga një objektiv kryesor, për të vendosur standarte në sektorin e ndërtimit, duke ofruar shërbimet në një nivel  perëndimor.
VAGALAT SHPK: E ardhmja rezervon shumë sfida dhe shumë projekte, të cilat do kërkojnë një punë kolosale nga kompania Vagalat dhe nga gjithë bashkëpunëtorët. Vagalat shpk është e orientuar drejt disa objektivave vetjake si zhvilimi, rritja e nivelit, standarteve të punës dhe cilësia janë nga pikat kryesore të misionit të sukseshëm në pikëpamjen profesionale.
VAGALAT SHPK: Kualifikimi i mëtejshëm i çdo punonjësi të shoqërisë dhe profesionalizmi i tyre, është një faktor shumë i rëndësishëm i misionit të Vagalat shpk. Duke u fokusuar tek korrektësia, menaxhimi efektiv i kostove të çdo klienti, integriteti, siguria teknike, mundësojnë që kompania të ketë një vizion të qartë për vazhdimësinë e aktivitetit . Misioni i Vagalat shpk përfshin çdo element të lartëpërmendur duke u fokusuar tek produkti dhe shërbimi elitar. Infrastruktura dhe ndërtimit i rrugëve nacionale, ndërtime të vilave dhe banesave rezidenciale, izolime të një standarti të lartë e kanë vendosur në majën e kompanive shqiptare të shërbimeve ndërtimore. Standartet e tregjeve ndërkombëtare dhe vlerat, devotshmëria ndaj tregut shqiptar i siguron shoqërisë një të ardhme sfiduese.
VAGALAT SHPK: Ofron shërbimet e veta në sektorin e ndërtimeve civile dhe industriale duke zbatuar shërbimin me “çelësa në dorë” që do të thotë një shërbim që prej fillimit të punimeve dhe deri në përfundim të objektit ku i dorëzohet palës porositëse. Çdo fazë e punimit realizohet nëpërmjet një ndërhyrje profesionale nga një staf plotësishti i kualifikuar. Përgatitja për sipërmarrje me punë dhe shërbime totale konsiston në: Ndërtim banesash shumëkatëshe, blloqe vilash, vila, impjante industriale dhe kërkon një shërbim të cilësisë së lartë.
VAGALAT SHPK: Ujësjellës-kanalizime, izolime, konstruksione metalike, sisteme kapot, produkte izolimi etj. Punë të kryera me standard tek Hotel Palace (Amadeus group), Fabrika e çimentos Titan, Vila luksoze në Sauk, Spitali amerikan, Kapanone të ushtrisë, Punime në Burrel, Sarandë, në aksin Levan-Tepelenë, Projekti gjigand TAP dhe në të gjithë Shqipërinë, gjithashtu.
VAGALAT SHPK: Projekte publike dhe private të realizuara me korrektesë dhe profesionalizëm, lider në sektorin e ndërtimit! Ju mirëpresim!